Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasjet e mëdha në Kosovë ende pa autor

Shko poshtë

Vrasjet e mëdha në Kosovë ende pa autor Empty Vrasjet e mëdha në Kosovë ende pa autor

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 04, 2009 2:10 am

Vrasjet e mëdha në Kosovë ende pa autor

Të mistershme për policine janë dhe dy sulmet ndaj ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.


Vrasjet e mëdha në Kosovë ende pa autor VRASJET-POLITIKE
Mister për organet e drejtësisë në Kosovë mbeten ende vrasjet me motive politike bërë ish-ushtarëve të UÇK-së, politikanëve, zyrtarëve presidencialë, deputetëve, gazetarëve, pjesëtarëve të policisë dhe qytetarëve të zakonshëm.

Mister për organet e drejtësisë në Kosovë mbeten ende vrasjet me motive politike bërë ish-ushtarëve të UÇK-së, politikanëve, zyrtarëve presidencialë, deputetëve, gazetarëve, pjesëtarëve të policisë dhe qytetarëve të zakonshëm. Për të gjitha këto raste, institucionet përgjegjëse nuk i kane ‘dalë zot’ të ndriçojnë se paku një rast prej tyre. Analistët dhe ekspertët e sigurisë thonë se kjo situatë po zbeh besueshmërinë ndaj institucioneve të sigurisë. “Duket se institucionet e Kosovës, policia dhe prokuroria, por edhe institucionet ndërkombëtare nuk kanë arritur të kryejnë punën e vet. Kjo situatë zbeh edhe autoritetin e policisë edhe besueshmërinë e qytetarëve, e cila krijon ndjenjën e frikës tek njerëzit e zakonshëm”, deklaron analisti Ramush Tahiri.
Vrasjet nisin që pas luftës dhe ende s’kanë përgjigje. Edhe pse Policia e Kosovës pothuajse çdo muaj shpërblehet me mirënjohje për punën efektive të saj, kërkesa e Top Channel për të ditur më shumë në lidhje me hetimet ndaj vrasjeve ka qëndruar për më shume se 20 ditë në sirtarët e drejtorit të Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës. Shefi i hetimeve Kadri Arifi, nuk e ka parë të arsyeshme së paku t’iu shpjegojë qytetarëve të Kosovës nëse janë duke vazhduar hetimet apo jo! Ndërsa, zyrtarët e EULEX-it kanë konfirmuar se disa nga rastet janë duke u hetuar, ndonëse nuk janë prononcuar me ndonjë të dhënë konkrete. Nuredin Ibishi, dikur pjesë e policisë, thotë se bartja e kompetencave nga policia e UNMIK-ut tek policia vendase dhe tani te EULEX-i ka zvarritur këto raste. “Çështja tjetër është mungesa e komponentës së policisë gjyqësore, që kishte për t’u marrë direkt më këto çështje. Ndërkohë, tani pas bartjes se kompetencave nga UNMIK-u tek EULEX po pamundësohet ‘ushqimi’ i lëndëve, këmbimi i informatave dhe pasurimi i tyre nga zyrtarët brenda Policisë së Kosovës. Vetë policia duhet të bëjë reforma që t’i procedojë vetë lëndët me prokurorin publik dhe gjyqtarin e procedurës paraprake”, thotë Ibishi. Të mistershme për policine janë dhe dy sulmet ndaj ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi