Edhe libri shqip në vitrinën e madhe të botës
Faqja 1 e 1

Nga 14 deri më 18 tetor mbahet Panairi i Librit në Frankfurt.
Nazmi Rrahmani, kryetar i Shoqtës së Botuesve të Kosovës
Panairi i Librit në Frankfurt
Mbahet për të 61-tën herë panairi më i madh i librit në botë, i cili zgjat nga 14 deri më 18 tetor. Dedikimit të ri të këtij panairi, përveç librit, tashmë i bashkohet edhe multimedia dhe komunikimi. Sivjet në këtë ngjarje kulturore nga njëqind vende të botës me botimet e tyre marrin pjesë 7.300 ekspozues; afër 1000 autorë, dhjetëfish më shumë gazetarë dhe thuhet se do të ketë rreth 300.000 vizitorë.
Këto janë shifrat e komunikuara paraprakisht për Panairin e sivjetëm të Librit në Frankfurt. Ndërkaq mysafir nderi i Panairit sivjet do të jetë Kina, botimet e së cilës do të paraqiten në mënyrë të veçantë. Poashtu shkrimtari italian Claudio Magris është fitues i Çmimit të Paqes të librarëve gjermanë, që është çmimi kryesor që jepet gjatë këtij panairi, kur bëhen paraqitje të shumta librash e autorësh, biseda tematike, kontakte të të gjitha llojeve, marrëveshje e kontrata botuese.
Pjesëmarrja e botuesve shqiptarë në Panairin e Librit në Frankfurt ka bërë një traditë të mirë në një kohë të gjetë, duke bërë kështu pasurimin e vazhdueshëm dhe përtëritjen e bibliotekave sidomos të njerëzve tanë të ndodhur jashta vendit. Vjetëve të fundit, ndonëse me shumë vështirësi, ata vijnë në këtë takim të botuesve nga gjithë bota të organizuar nga asociacionet përkatëse të botuesve në nivel të shteteve që u përkasin, por që në Frankfurt librin shqip e paraqesin bashkë dhe afër njëri-tjetrit.
Nga biseda me Nazmi Rrahmanin, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës dhe botues i SHB “Faik Konica”, mësuam se edhe sivjet botuesit nga Kosova, si “Faik Konica”, “Dukagjini”, “Rozafa”, Instituti Albanologjik, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, “Artini”, “Elda.bs” dhe “Koha ditore” do të marrin pjesë në Panairin e Frankfurtit me botimet e tyre më të reja, por do të ekspozohen edhe botimet e botuesve të tjerë që nuk do të marrin pjesë vetë. Me botimet e tyre në panairin e Frankfurtit do të marrin pjesë poashtu edhe botues nga Shqipëria dhe botues të tjerë shqiptarë nga viset e tjera.
Kryetari i SHBK, z. N. Rrahmani, në bisedën e shkurtë që patëm na tha se kanë pasur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Qeverisë së Kosovës përsa i përket sigurimit të vendit në panair dhe heqjes së shpenzimeve për stendat e ekspozimit. Ndërkaq, përsa u përket të tjerave, ato i kanë marrë përsipër vetë botuesit. Ndër vështirësitë me të cilat ballafaqohen në mënyrë të veçantë këta krijues e botues të librit sigurisht që kryet e vendit e zë transportimi në mënyrë më adekuate i krijimeve që paraqesin në panair, kur shpesh detyrohen që atyre t`u gjejnë një udhë jo gjithnjë të përshtatshme e aspak të lehtë, sa jo rrallë nuk kanë mundësi t`i kthejnë fare prapa ato që mbeten pa u shitur.
Botuesit tanë thonë se në këtë panair do të ketë shumë botime të reja cilësore, por do të paraqiten edhe botimet e mëhershme. Ato lexuesve tanë u ofrohen me çmime të ulura. Ata i mban shpresa se ky do të jetë një rast i mirë që të vënë kontakte të reja dhe t`i vazhdojnë të vjetrat sidomos me lexuesit e tyre nga masa e madhe e mërgimtarëve tanë, në të cilën numri i studentëve, i nxënësve dhe i të rinjve të tjerë është gjithnjë më i madh. /Sh.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hapet klasa për mësimin e gjuhës shqipe
» Edhe libri shqip në vitrinën e madhe të botës
» Mungon libri shqip, për herë të parë, në salonin ndërkombëtar në Gjenevë
» Albert Zholi: Fragmente nga libri ''Ikja e Madhe''
» Engjëll Koliqi: EDHE SHQIP NJIHERË KËNDONA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi