Elida Karakushi Në këtë mal bombardues nga lajmet pa lajme që na servilen, bëra një dietë le të themi pikërisht nga bombardimet mediatike, jo nuk shkova për pushime, nuk u largova nga Tirana, thjesht TV-ja mbeti i pa ndezur për plot dy javë të tëra dhe mënjanova po ashtu dhe shtypin e shkruar. Nuk e di në ishte hapja e ndonjë universiteti planetar apo galaktik, nuk e di në ishte beteja pa betejë brenda PS-së, sikurse lufta pa luftë jashtë saj, ku shohim bojkote dhe nuk shohim kërkesë pavlefshmërie zgjedhjesh, nuk e di në ishte prania e cinikëve të përjetshëm tek opinionet televizive që filluan të përhapen si kërpudha nga një kanal në tjetrin por di që për plot dy javë të tëra, bëra një test në veten time pikërisht sepse po më dukej se gjithnjë e më shumë pasqyrimi mediatik ishte larg realitetit të përditshëm ku jetojmë.
Por tani pas dy javësh regjimi mediatik, vëmendja ime u përqendrua tek këto të parëndësishmet...tek qesja e plehrave që komshia lë para derës e ku unë ia ndjej erën atyre sa herë që hap derën time, tek ata adoleshentët që qeshin sepse të qëlluan me një kërcell misri pas koke, tek shpejtësia qartësisht mbi 80 km në orë në mes të qytetit, tek dyqanxhesha që i servir para meje një djaloshi të bukur që në fakt ishte në radhë pas meje. Këtu shtoj dhe atë shitësin e mishit në pjesën gjumashe të Bllokut që e ka të varur atë kofshën e mishit në grepin gjigand, e vetë ulet në shkallët e dyqanit, ndërkohë që temperaturat janë akoma rreth 30 gradë. Pikërisht në këto të parëndësishmet bën pjesë dhe ai pseudo artizani që më montoi dollapin e rrobave dhe që për një orë mori 4000 lekë (të reja kuptohet), e që më bëri të mendoja se në fakt ai paguhej shumë herë më mirë se unë që përdor më shumë trurin, e që të nesërmen, po këtij dollapi i ranë menteshat dhe desh pësuam një aksident real në shtëpi. Tek këto të parëndësishmet bën pjesë dhe montimi i kondicionerit i cili sërish kushtoi më shumë së 7000 lekë të reja, fillova të mendoj se mbase duhet të bëj një kurs për teknikë kondicionerësh, eh ashtu pa dashje...sërish po mendoja se në shoqërinë tonë, truri nuk vlen asgjë... Dhe ndërkohë kam parasysh ofertën e fundit të bërë nga alb telekom për më pak së 1000 lekë në muaj për internetin, ata të falin dhe dy muaj ashtu sikurse të falin dhe instalimin, por ja që megjithëse oferta ishte mes 21 dhe 31 tetorit, tani që jemi më 29 dhe do gdhihemi më 30, kam parasysh se megjithëse bëra një kërkesë për nr. fiks më dt. 22, ata të Alb Telekomit akoma nuk janë zgjuar...u pa puna iku dhe kjo ofertë...mbase do më telefonojnë të hënën për ta instaluar atë, por ja që unë nuk do jem më e interesuar. Por, ndër këto të pa rëndësishmet, bën pjesë dhe fakti që për të tretën herë zhvillova një takim pune më personin e gabuar...për të tretën herë radhazi brenda një periudhë 6 mujorë, personi në postin në fjalë pushohet nga puna. Nuk bëhet fjalë për një biznes të parëndësishëm, përkundrazi pa dashje pyes se si është e mundur që të shkarkohen kaq lehtë nga puna këta punonjës...tek ajo zonja në rrugë që vijon të më bekojë duke pritur t’i fal ndonjë monedhë por që më mallkon sapo kaloj hapësirën 20 cm. Sërish tek këto të parëndësishmet futet dhe faqja zyrtare e MOI (Ministrisë Brendshme) që është akoma nën ndërtim, natyrshëm më kujtohet Luigji i 14-të dhe dekorimet a la baroque virtuale që ministri i ri i brendshëm mbase ka ndërmend të bëjë, ndërkohë sondazhi i javës tek dritarja e ministrisë se Integrimit është nëse mendoni se presidenca suedeze do ta shqyrtojë brenda këtij viti kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE? Dhe opsionet janë: Po, jo dhe nuk e di?! Kërkoj të mendoj kush mund të jetë hartuesi i një sondazhi të tillë, mos vallë ministria e Integrimit e pret përgjigjen nga ne?
Tek këto të parëndësishmet bën pjesë dhe faqja zyrtare e Bankës së Shqipërisë që në adresarin e saj të zyrave qendrore të bankave në Shqipëri ka mbi 30 për qind të adresave të pasakta. Tek këto të parëndësishmet futet dhe faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës ku për të bërë një kërkesë online lexon « mbiemri» e jo mbiemri lë mënjanë vetë hartën ë Tiranës që ka mbi 10 vjet që nuk është rifreskuar. Tek këto të parëndësishmet bëjnë pjesë dhe pushuesit që erdhën të lodhur nga pushimet të cilët gati gati sa filluan të më bëjnë të kem mëshirë për ta. Për fat të keq, të gjitha këto detaje sot klasifikohen të parëndësishme por pikërisht ky cilësim i tillë e ka emrin Made in Albania. |
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi