Berisha: Kosova e pavarur, faqja më e ndritur në historinë e kombit
Faqja 1 e 1

Kosova, në 130 vitet e fundit, ka qenë gjithnjë djepi i lëvizjeve të mëdha kombëtare emancipuese të kombit shqiptar, i Lidhjes së Prizrenit dhe kryengritjeve të mëdha që sollën Pavarësinë e Shqipërisë. Por, Kosova e lirë dhe e pavarur, është faqja më e ndritur në historinë e kombit është kryevepra e tij politike më madhështore që nga koha e Skënderbeut, gjer ne ditët e sotme, ka thënë të martën kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovë.
Berisha nga platforma e Kuvendit të Kosovës, ka shprehur një nderim të veçantë të shpreh për – siç u shpreh ai - burrin e madh të Kosovës dhe kombit shqiptar, arkitektin e pavarësisë së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova.
Rugova, sipas Berishës, me përfaqësimin e civilizuar, guximin, urtësinë dhe mençurinë e tij bëri që Kosovën ta donin dhe ata që s’e deshnin, ta njihnin edhe ata që nuk e kishin njohur. “Ky burrë vigan i kombit tonë, ndërtoi në kushtet e okupacionit të egër në Kosovë pushtetin paralel dhe çështjen e drejtë të shqiptarëve të Kosovës e ngriti nga një barakë e vogël në qendër të Prishtinës, deri në zyrën ovale të presidentit të SHBA dhe Kancelaritë e mëdha të Evropës, si dhe udhëhoqi me guxim dhe sukses Kosovën gjer në prag-shpalljen e pavarësisë së saj”, tha Berisha.
Berisha gjithashtu u shpreh se, ai dhe çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh për komandantin legjendar, tribunin e lirisë, Adem Jashari, që me sakrificën e tij të madhe ndezi dritën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, si dhe para të gjithë luftëtarëve të lirisë, djemve dhe vajzave të Kosovës që luftuan në fundin e viteve ’90 në fushat, malet, kodrat, fshatrat dhe qytete e këtij vendi, dhe fituan luftën e fundit çlirimtare në Evropë, duke vendosur sakrificën e tyre sublime në themelet e Kosovës së lirë dhe të pavarur. “Ata mbrojtën nderin dhe dinjitetin kombëtar të çdo shqiptari, kombi do t’ju jetë mirënjohës për jetë”, tha Berisha.
Pavarësia e Kosovës, vijoi ai më tëj, shënoi fundin e njërës prej padrejtësive më të mëdha jo vetëm të Ballkanit por të gjithë Evropës ndaj dhe pas rënies së Murit të Berlinit, shpallja e pavarësisë së Kosovës, është ngjarja më e madhe në historinë e lirisë, jo vetëm të kombit shqiptar dhe rajonit, por dhe të mbarë Evropës, pas Luftës së Dytë Botërore.
Po në këtë seancë solemne, presidenti Fatmir Sejdiu i ndau kryeministrit Berisha “Medaljen e Artë të Lirisë”, për kontributin e dhënë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Në fjalën e rastit, Sejdiu ka thënë se, Berisha me sukses punoi për Shqipërinë e integruar në institucionet euroatlantike dhe pati një rol vendimtar në transformimin e madh të Shqipërisë gjatë këtyre dy dekadave të fundit. /Telegrafi/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: Rishkruani historinë, të dalin në shesh të vërtetat e kombit
» Prekë Gjetaj: Don Anton Kçira - figurë e ndritur e kombit tonë
» Berisha në Kuvend: Shqiptarët do fshijnë nga faqja e dheut murin e bllokimit
» Kosova e pavarur, realitet i pakthyeshëm
» Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi