Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Rishkruani historinë, të dalin në shesh të vërtetat e kombit

Shko poshtë

Berisha: Rishkruani historinë, të dalin në shesh të vërtetat e kombit Empty Berisha: Rishkruani historinë, të dalin në shesh të vërtetat e kombit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 21, 2011 5:06 pm

Berisha: Rishkruani historinë, të dalin në shesh të vërtetat e kombit

Berisha: Rishkruani historinë, të dalin në shesh të vërtetat e kombit OrbanOrban

Historianët të rishkruajnë historinë, jashtë ideologjisë që të dalin në shesh të vërtetat e mëdha të kombit. Ky ishte mesazhi që kryeministri i vendit Sali Berisha dha sot gjatë fjalës së tij në ditën e Albanologjisë.

Kryeministri shqiptar vlerësoi se vendi ynë ndër vite ka pasur problem raportin me të vërtetën, i ndikuar nga dikatura, por sipas Berishës tashmë që vendi ynë është i lirë nga Kosova në Shqipëri lind nevoja që të dalin në shesh të vërtetat e mëdha.

“Viktima e parë e një filozofie të tillë është historia. Më fatkeq se ne nuk ka pasur popull. Unë kam qenë aposionant i i historisë, por mund të them se nuk e njoha kurrë historinë e vendit tim se ajo ishte e deformuar. Në Kosovë armiku përball dhe historia shkruhej, sic kur ke përballë pushtuesin. Ju keni shansin e jashtëzakonshëm ta shkruani mbi bazën e të vërtetave, ta interpretoni jashtë ideologjive pushtuese edhe komunizmi ashtu ishte”,- u shpreh Berisha.

Shefi i qeverisë duke falenderuar albanologët për punën e tyre, nënvizoi se se gjuha shqipe duhet të ngrihet në piedestalin më të lartë duke e cliruar atë nga ndikimet ideologjike.

“Alfabeti ynë është nga të fundit, por u themelua me gërma latine. Gjuha nuk mund të injorojë për arsye të ndryshme njeh vështirësitë e saj. Kombi tonë u përpoqën ta zhvillojnë dhe konsilidojnë në hulli natyrale. Përjekja për ta mbrojtur gjuhën ishte përpjekje e bazuar në përjekjen staliniste.
Droktina Marksiste ndaj gjuhës ishte vepra e Stalinit që e pretendon vehten gjeni në gjuhë. Ju e dini që ajo vepër citohej në cdo kohë, gjuha duhet të clirohet nga këto ndikime, nuk mund të mohohet, kam besim të madh që ju studiues të lirë, dashurues të gjuhës do i bëni asaj të gjitha shërbimet që meriton, që cdo shqiptar të ndjehet krenar”,- theksoi kryeministri Berisha.


Kryeministri apeloi për një kujdes më të madh të gjuhës shqipe të sistemit arsimor, ndërkohë dhe kërkoi nga Ministria e Arsimit që ti gjejë vend kryesor në programet e shkollave.
“Asgjë nuk ka më të çmuar një komb se gjuhën, le të shkurtohen programet e doktrinave të tjera dhe t’i hapet hapësira e gjuhës, një shqiptar i qytetëruar është ai që flet gjuhën e tij”- u shpreh Berisha, duke shtuar se edhe në fakultetin e Gazetarisë shqipja të zërë vendin që i takon.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi