Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia kryen aksion të madh bastisjeje në Berlin

Shko poshtë

Policia kryen aksion të madh bastisjeje në Berlin Empty Policia kryen aksion të madh bastisjeje në Berlin

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 08, 2009 10:58 pm

Policia kryen aksion të madh bastisjeje në Berlin

Forcat gjermane të sigurimit dyshojnë se një grup me 15 anëtarë islamistë ka planifikuar nga Gjermania sulme terroriste në Rusi.

Pas informatave përkatëse të kolegëve rusë, prokuroria gjermane urdhëroi bastisjen e 26 banesave në kryeqytetin Berlin. Policia konfiskoi kompjuter dhe bartës të tjerë të informacioneve. Hetimet po zhvillohen kryesisht kundër tre personave. Në mesin e tyre është edhe i dyshuari si kryerebel, një islamist berlinez me prejardhje arabe. Senatori i brendshëm i Berlinit, socialdemokrati Ehrhart Korting, i pyetur se mos aksioni ka të bëjë me gjendjen e sigurisë në Gjermani, sqaroi se "nuk ka asnjë lidhje me gjendjen e sigurisë në Republikën Federale të Gjermanisë. Bëhet fjalë për njerëz, të cilët po planifikonin sulme jashtë vendit dhe jo në Republikën Federale të Gjermanisë, kështu që kjo nuk ka të bëj asgjë as me videot kërcënuese".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi