Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marius Chelaru: Mesazh për një botë nën rrezet e dashurisë

Shko poshtë

Marius Chelaru: Mesazh për një botë nën rrezet e dashurisë Empty Marius Chelaru: Mesazh për një botë nën rrezet e dashurisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 08, 2009 11:41 pm

Marius Chelaru: Mesazh për një botë nën rrezet e dashurisë U1mariuschelaru1

Mendime rumune mbi vlerat shqiptare

Mesazh për një botë nën rrezet e dashurisë

(Engjëll Koliqi, Ta ndërrojmë botën me dashuri, Bukuresht, 2009)

Nga Marius Chelaru (Moldovë)

Në Itali jeton me shekuj një komunitet i fuqishëm shqiptar, për ekzistencën e të cilit janë shkruar vëllime të panumërta. Vlen të përmendet ndër ta, psh. Jeronim de Rada, shkrimtar iluminist dhe pishtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Historia e Shqipërisë ka qenë e përbujshme, duke shpënë në valëe e ekzodit qindramijë shqiptarë. Janë të njohura, pos tjerash, edhe shpërnguljet gjatë shek. XIV-XV - në drejtim të Italisë, duke pasuar shekujt XVII-XIX – në drejtim të Egjyptit, Greqisë, Konstantinopojës, Bullgarisë, Rumanisë, ndërsa kah fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX, edhe në drejtim të Amerikës e gjetiu.
Përkundër shqiptarëve të Turqisë që janë duke e humbur identitetin si pasojë e intolerancës islamike, Shqiptarët e arritur në Italinë katolike i kanë rruajtur traditat dhe kanë shkruar poezi në gjuhën shqipe. Ndër ta, viteve të fundit, në bazë të bashkëveprimit me Baki Ymerin, kemi patur nderin të shkruajmë për Vitore Stefa Lekën dhe Mardena Kelmendin, ndërsa gjatë këtij viti, na jepet rasti të njohim edhe një emër të ri të komunitetiut italo/shqiptar, Engjëll Koliqin, pedagog, shkrimtar, publicist, i lindur më 10 nëntor në Stubëll të Vitisë (Republika e Kosovës), aktualisht duke jetuar dhe vepruar në Itali.
Nën titullin Ta ndërrojmë botën me dashuri, Engjëll Koliqi, që konsiderohet si një „filiz i Dardanisë së lashtë”, rradhit një serë vjershash, kryesisht të shkurta, deri në 10 vargje, të shkruara në një gjuhë direkte, me një gamë tropesh të pasofistikuara, në të cilat flet për dashuri, histori, por edhe për ata që mton t’i ndjejë dhe shëmbëllejë së bashku me „mbretëreshën” e tij: „Unë me mbretëreshën/ me përkushtim të thellë/ e kemi pëfituar fronin e dashurisë”. Për të dhe „mbretëreshën”, në jetë, shkruan autori, nuk ekziston destinacion tjetër përveç „dashurisë/ dhe vetëm dashurisë”. Ndërsa për ta gjetur rrugën kah ky „fron i dashurisë”, jo vetëm për të dhe të dashurën e tij, pa pushuar (Pa humbur kohë), duhet tubuar „gjatë shekujve të gjitha legjendat”, duhet „të hyjmë në histori/ me të gjitha kronikat/ duke i shfletuar së bashku”.
Nuk është e vetmja herë kur flet për këtë „së bashku”. Poeti e sheh këtë dashuri të shtrënguar ngushtë me historinë e kombit, me vendlindjen e tij: „Së bashku me mbretëreshën/ me bekimin e mrekullive/ do të nisim një jetë të re/ atje/ në atdheun tim të lashtë// në të Shenjtën Dardani/ të kultivojmë dashurinë”. Shkrimi i tij është më parë një petk për mesazh. Mesazhi i mirësisë të cilin vetëm dashuria mund ta sjellë, jo vetëm për të, por për të gjithë, ngase: „Në stratagjemën e interesave/ nuk ka dashuri/ për atë/ aq jetë degdisen” Dhe historia duhet shkruar me dashuri „që mos t’i bine shtyllat”.
Marius Chelaru: Mesazh për një botë nën rrezet e dashurisë U1copertaballinakoliqi1
Relacioni ndërmjet asaj që ka për të thënë dhe shkrimit të tij, është dashuria. Vargu është i „nënurdhëruar” nga mesazhi, dhe kjo është, mendoj, prizma përmes së cilës duhet kundruar ky vëllim, sa në kuptim të një analize të rreptë, po aq në kuptimin e shfrytëzimit të metaforave, apo të kontsrukcionit të vargut. Nuk ma merr mendja se duhet trajtuar stricto sensu si një vëllim i „emigranbtit”, i atij që ka vajtur nga shtëpia për sigurimin e ekzistencës, ngase mesazhi është në një masë të mirë, i ndryshëm nga poetët e tjerë shqiptarë. Autori nuk ndjehet se është i shpërngulur, veçse për një kohë, por edhe kështu, ai është pranë, në mendime, në shkrime, në plane dhe në atë që e trason „për në shtëpi”. Kështusoj, në shkrimet e tij flet për gojëdhanat, „traditat e shenjta” të kombit, për „dheun e shenjtë të Dardanisë”, në të cilin do ta kultivojë pas kthimit në shtëpi „me porosinë e nënës”, duke u ardhur së bashku me mbretëreshën, për ta stolisur atë „fron të dashurisë”.
Është, pa dyshim, një tjetër mënyrë për të shkruar, po qe se do ta krahasonim me vëllimet e tjera të vargjeve të poetëve shqiptarë nga Italia, të përkthyera me besnikëri dhe mjeshtri artistike nga Baki Ymeri. Edhepse ekzistojnë „pikëshime të përbashkëta”, të themi vetëm në nyanca tjetërsoj të trajtuara, historia (më e largët apo më e freskët), vendet dhe traditat shqiptare ndjehen në çdo varg të këtij ëndërrimtari të inspiruar që ka patur fatin të lindë në Karadakun katolik të Kosovës shqiptare. Duke konkluzionuar mund të themi se Engjëll Koliqi duket se e ka shkruar këtë vëllim më parë për të transmetuar një mesazh të besnikërisë dhe dashurisë ndaj kombit, duke shfrytëzuar një diskurs të drejtëpërdrejtë, konciz, duke i konsumuar me vend, fjalët dhe figurat e stilit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi