Halit Bogaj: Kryevepra e kinematografisë botërore - Shkoi me furtunën
Faqja 1 e 1

KRYEVEPRA TË KINEMATOGRAFISË BOTËRORE
/SHKOI ME FURTUNËN/GONE WITH THE WIND
Nga Halit Bogaj
Këto ditë në njërin nga televizionet shqiptare sërish shikuam filmin monumental”Shkoi me furtunën’i cili deri sot ka mbetur i katërti ndër filmat më të shpërblyer/laureat i 10 çmimeve oskarë/,regjinë e të cilit e ka bërë Viktor Flemingu sipas romanit homonim të shkrimtares Margaret Miçel,kurse ngjarja e filmit sillet rreth bukuroshes Skarlet O Hara, e interpretuar nga aktorja Vivien Li/e cila e mori shpërblimin oskar për rolin e saj në këtë film/.Është interesant të theksohet se për rolin e Skarlet O Harës ishin paraqitur 1400 aktore kurse në rrethin e ngushtë kishin hyrë vetëm Polet Godar dhe Vivien Li .
Menjëherë pas shfaqjes filmi u bë një bestseller i vërtetë me shikueshmëri të jashtëzakonshme në mbarë botën, duke mbetur edhe njëri ndër filmat më komercial i të gjitha kohrave dhe ndër 100 filmat më të mirë të krijuar deri sot.
Ngjarja e filmit i përket Luftës qytetare amerikane mes Veriut dhe Jugut e cila është zhvilluar në vitin 1861 dhe që ishte ndër luftrat më të pakptimta të zhvilluara ndonjëherë në botë.Heroina kryesore e filmit/romanit/Skarlet O Hara/jetonte në plantazhën e pambukut në shtetin Gjorgjia.Ajo ishte vajza më simpatike e rrethit të cilën e simpatizonin të gjithë të rinjtë, por asaj ia kishte përfituar zemrën vetëm njëri/dhe ai ishte i martuar/Eshli Vilksi/ për të cilin ushqente një dashuri të madhe romantike.Ai ishte një hero përrallor i ëndrrave të saj nga i cili nuk mund të ndahej dhe ta kuptonte se ishte njeri familjar dhe i martuar me kusherirën e saj/Melaninë/.Në ndërkohë fillon lufta me ç'rast nga pezmi që nuk kishte pasur mundësi ta përfitonte Eshlin, Skarlet si për shaka martohet me një të ri që shkonte në luftë dhe i cili vdes në betejat e para.Ajo mbetet e ve dhe prapë fillon të ëndërrojë për Eshlin i cili gjithashtu ishte në luftë.
Pas tragjedisë së ndodhur, por për të cilën nuk ishte brengosur fare,në jetën e saj paraqitet një burrë tjetër i njohur në shoqërinë mondane amerikane me emrin Ret Batler, të cilin në mënyrë fenomenale e aktroi ylli i shquar Klerk Gebël i cili pas këtij filmi e mori epitetin''Mbreti i Holivudit''.Ret Batler edhepse ishte i tillë dhe gëzonte një autoritet të madh, akoma nuk mund të hynte në jetën e Skarlet O Harës ngase ajo prapë vazhdonte të mendonte për Eshlin e ëndrrave të saj të parealizuara..Jeta e personazheve kryesore krijon kthesa të ndryshme,duke dalur në pah shumë karakteristika të tyre pozitive dhe negative.Ret Batler , i cili në fillim dukej një njeri i painteresuar fare për luftë dhe për atdhe, një ditë prej ditësh jep provim të vështirë në rrafshin patriotok.E shpëton Eshlin dhe disa të tjerë nga një grackë e sigurtë në të cilën kishin rënë ata.Pra ai nuk ishte vetëm një bixhozxhi siç mendonte dikush, por një kapiten i famshëm i Jugut amerikan i cili kishte edhe shumë atribute të tjera të jashtëzakonshme që e bënin xhentëllmen të vërtetë dhe një bamirës të pashoq për çështjen e madhe kombëtare.
Duke shkruar mëtej për këtë film të rrallë të kinematografisë amerikane duhet theksuar edhe faktin se për rolin e Ret Batlerit e kishin lutur edhe Gari Kuperin madhështor por ai kishte qenë i zënë për ta pranuar..Pas shfaqjes së filmit ''Shkoi me furtunën''bota shprehte simpati shumë të madhe për katër figurat e pavdekshme të filmit/Ret Batlerin, Melaninë, Skarlet O Harën dhe Eshli Vilksin/, që të gjitha të aktruara për mrekulli nga yjet e shquar të asaj kohe/përveç Vivien Li-së e cila nuk ishte shumë e famshme si tre aktorët e tjerë/.Por as Klerk Gebël nuk kishte arritur ndonjë rezultat kulminant filmor para këtij filmi, edhepse ishte dalluar me disa projekte të tjera të mëparshme që ishin produkte të dorës së dytë.
Vitet kalonin dhe filmi bëhej gjithnjë e më i popullarizuar dhe i shikuar duke mbetur në radhët e para të 10 filmave më të famshëm, si një epope e vërtetë klasike e cila nuk e ka shoqen askund.Ai edhe sot përjetohet me një simpati të veçantë, me ndjenja të çuditshme dhe me emocione të papërshkruara që rrjedhin nga pamjet e filmit dhe dialogjet e aktorëve kryesorë.Gjithashtu përshtypje të mëdha na lënë edhe fjalët e babait të Skarlet O Harës i cili e këshillon të bijën e tij''Se kur ta humbë çdo shpresë për jetë duhet t'i kthehet Tarës''/tokës së babait të vetë në të cilën buron jeta njerëzore/, me ç'rast edhe filmi përfundon në këtë mënyrë pas ndarjes se Ret Batlerit prej saj dhe ikjes së tij nga shtëpia.Skarlet O Hara e merr një grusht dhe të Tarës dhe vazhdon jetën e saj duke e punuar tokën dhe duke prodhuar begati të ndryshme natyrore.Pra në fund edhe Skarlet e kupton se vërtet kishte qenë në një ëndërr të pazgjuar dhe jashtë realitetit njerëzor, ngase edhepse vdes Melania dhe shkon Ret Batleri,ajo nuk martohet me Eshlin të cilin e kishte pritur aq gjatë që të hynte në jetën e saj!Këtu qëndron edhe madhështia tjetër e romanit/filmit/ i cili nuk përfundon si shumë vepra dhe filma të tjerë me hepiend , por fillon një jetë e re për heronjtë kryesorë të cilët ndjekin rrugët vetanake në drejtime të kundërta.
Në film përshtypje të paharruara na lënë sidomos Ret Batleri dhe Melania.Që të dytë janë shpirtbardhë, filantropistë të dalluar, njerëz që dashurojnë pa hile dhe që u gjenden të tjerëve në situatat më të nevojshme, ndonse përjashtim të madh nuk bën as Eshli i cili është patriot i madh dhe si një njeri i gjendur mes dy zjarreve/Melanisë dhe Skarletit/.Ai. nga naiviteti i tij i tepruar, asnjëherë nuk mundi ta kuptonte se si e dashuronte aq marrëzisht Skarlet O Hara, duke qenë vetë i dhënë shumë përzemërsisht pas gruasë së tij të dashur/Melanisë/e cila ishte mishërimi më i përsour femëror që mund ta ëndërronte ndonjë njeri.Melania ishte inkarnim i të gjitha tipareve pozitive njerëzore me të cilat mahnitet çdo njeri, duke i konsideruar atio si karakteristika ideale që mund të gjenden shumë rrallë në jetën tonë të përditshme.Melania me fjalë të tjera ishte një engjëll tokësor që kishte zbritur në këtë botë për t'i bërë të lumtur shumë njerëz rreth vetes, madje madje edhe atëherë kur e kupton se kushëriara e saj ia don te burrin, duke mos e bërë të madhe atë çështje dhe duke qenë e bindur se ajo ishte vetëm një eufori momentale.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Mëmëdheu
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Ana Manjani
» Halit Bogaj: Samuraji i fundit
» Halit Bogaj: Mëmëdheu
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Ana Manjani
» Halit Bogaj: Samuraji i fundit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi