Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Ismail Kadare përherë në Zemrat Shqiptare

Shko poshtë

Halit Bogaj: Ismail Kadare përherë në Zemrat Shqiptare Empty Halit Bogaj: Ismail Kadare përherë në Zemrat Shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 13, 2009 12:48 am



Halit Bogaj: Ismail Kadare përherë në Zemrat Shqiptare U1_HalitBogajISMAIL KADARE PËRHERË NË ZEMRAT SHQIPTARE

Nga Halit Bogaj

Duke e parë se si është ngritur një pluhur ‘’denigrues’’rreth figurës madhështore të bardit poetik dhe prozaik Ismail Kadare, po përpiqem sadopak që edhe unë të them diçka për këtë ikonë të pamposhtur dhe dritëdhënëse , i cili na bëri të njohur si popull në dekadat tona më të vështira kur Shqipëria ishte e kredhur në izolimin më të egër evropian e cila ia kishte tejkaluar edhe Ruimanisë së Çausheskut dhe vetë Bashkimit sovjetik si çerdhja më e fuqishme e stalinizmit botëror.

Ismail Kadare lindi si një meteor i ndritur i nënqiellit të errët shqiptar për të shkëlqyer në përmasat më kolosala nga një botë staliniste e cila nuk kishte shoqe në Evropë dhe në Ballkan.Tani dikush e ka lehtë të flasë dhe të shkruajë se kinse Kadarea paska qenë poet i oborrit, kur dihet se poetë të tillë kanë qenë të gjithë ata që kanë jetuar nën kthetrat e tmerrshme të mostrumit komunist, madje madje edhe Mirosllav Kërlezha i madh duhej t’i bënte ngapak lajka Josip Brozit për t’i shkruar ato që dëshironte t’i shkruante.Gjithashtu për diktatorin Tito duhej të shkruanin edhe poetë të kombeve tjera të Ish Jugosllavisë në radhët e të cilëve bënin pjesë edhe shqiptarët të cilët, pjesa dërmuese e tyre i thurnin hymne lavdie pikërisht Titos, e në mesin e të cilëve, nuk kemi pse ta fshehim bënte pjesë edhe kolosi Esad Mekuli i cili na i dhuroi vargjet më të bukura në krijimtarinë shqiptare të Kosovës.Esadi i këndoi Titos ngase në kohën e tij ndihej sadopak një frymë më liberale në krahasim me pushtetin e egër sllav të paraluftës së dytë botërore.Vargje të tilla shkruanin edhe ata që sot e sulmojnë Kadarenë/e që për fat të keq janë numër i vogël/, por edhe emra të tjerë të njohur si Ali Podrimja, Rrahman Dedaj, Enver Gjerçeku e të tjerë.Po e përseris se ata/për t’i krijuar ato që i gjakonin/duhej të shkruanin vargje për njeriun i cili nuk ishte i tyre dhe nën sundimin e të cilit ushtrohej një zullum i madh nga na serbi Aleksandër Rankoviq të cilin , për fat të mire, e rrëzoi Tito ngas eedhe atij I lëkundej pushteti. Të tillë ishin edhe poetët më në zë sovjetik të cilët, gjithashtu në mungesë të mundësisë së tyre duhej të shkruanin edhe për ‘’fishkëllimat e trenave’’dhe’’Kolhozet’’e’’Solhozet’’sovjetike, duke e ditur se letërsia ruse, deri në ardhjen e bolshevikëve në pushtet, ishte njëra ndër letrësitë më të arta dhe më të pasura evropiane në bazë të së cilës u krijuan edhe kryevepra filmore dhe teatrore anembanë botës/ sidomos në SHBA dhe Evropë/.Prandaj nuk duhet t’i hypim në qafë Ismail Kadaresë kur e dimë se secili shkrimtar shqiptar/brenda dhe jasht atdheut/është dashur t’u përshtatet nomenklaturave pushtetare nëse ka dashur ta vazhdojë krijimtarinë e vetë letrare.Dhe njëmend shtrohet edhe pyetja shumë herë e shtruar edhe më parë se a është më mirë që ka shkruar Kadrea ashtu siç ka shkruar apo mos të shkrunate fare dhe të burgosej si edhe shumë shkrimtarë të tjerë?!Kësaj pyetjeje përgjigjen mund t’ia japë gjithkush që ka dy fije mend.

Halit Bogaj: Ismail Kadare përherë në Zemrat Shqiptare U1_Ismail_KadareIsmail Kadare hyri dhe mbeti në letërsinë tonë si shkrimtari ynë më i madh i cili krijoi aq shumë vepra letrare me të cilat mburret jo vetëm letrësia jonë por edhe ajo evropiane, pa marrë parasysh që ai akoma nuk e fitoi çmimin Nobel, laureat i të cilit do të bëhet gjithsesi, ngase veprat e tij janë bërë tejet të lexuara dhe të popullarizuara në të gjitha kontinentet.Ata që përpiqen dhe mundohen ta zhvlerësojnë veprimtarinë fenomenale letrare të kolosit Kadare, jo vetëm që bëhen qesharakë dhe absurdë por na ngjajnë shumë në Don Kishotin dhe Sanço Pançon e kohëve moderne, duke mos e parë vetëveten se në çfarë niveli kanë rënë.Dhe a ka më qesharake kur disa prej tyre thonë se’’Kinse paska shkrimtarë edhe më të mëdhenj se Ismail Kadare’’?!Me gjithë respektin edhe për shkrimtarët tanë të tjerë të mëdhenj, por unë kisha dashur ta di se cili qenka më i madh se Kadarea, vendin e të cilit e paska zënë shkrimtari për të cilin e kemi fjalën në këtë shkrim.?!Për cilin shkrimtar shqiptar janë shkruar dhjetra kritika pozitive Brenda një kohe shumë të shkurtër vetëm në Francë e Belgjikë pas botimit të veprave ‘’Gjenerali i ushtrisë së vdekur’’dhe’’Kështjella’’?!Përgjigja është, fatkeqësisht/për asnjërin përveç për Kadarenë/.Botuesit e tillë nuk mund të mashtrohen aq lehtë me kiqe dhe shkarravina të ndryshme . Ata dëshirojnë të botojnë vlera permanente artistike dhe letrare ngase siç e dine edhe fëmijët Franca është djepi i kultures dhe civilizimit evropian.

Shkrimtari ynë i madh e arriti qëllimin e tij final pikërisht me gjenialitetin e tij krijues të cilin sikur të jetonin edhe 200 vjet disa kritikues të tij nuk mund të bënin asgjë në atë drejtim, duke e ditur edhe ata se dëshira është krejtësisht tjetër kurse realiteti tjetër.Kaçiku i tyre është fare i vogël për t’u matur me gjigantin e lindur me dhuntitë e tij natyrore të cilat është e pamundur që t’i ketë gjithkush kujt t’i teket!Prandaj u themi të gjithë atyre se sa më tepër që e sulmojnë Kadarenë e ulin vetveten edhe më poshtë dhe bijnë në një mjerim të dytë, të tretë, të katërt e kështu me radhë.Kur i shoh disa kritikuca duke folur për veprën e Ismail Kadaresë/në aspektin negativ/.më vjen për të vjellur prej tyre por bëj çudi se si disa nga televizionet shqiptare u japin hapësirë aq të gjerë të tillëve, duke ua humbur vlerën edhe emisioneve të veta dhe duke e zvogëluar shikueshmërinë e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi