Rexhep Elezaj:BISEDË ME Z. RASHIT NIKÇI, AKTIVIST I DALLUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
Faqja 1 e 1
Rexhep Elezaj:BISEDË ME Z. RASHIT NIKÇI, AKTIVIST I DALLUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
Rexhep Elezaj:BISEDË ME Z. RASHIT NIKÇI, AKTIVIST I DALLUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
KJO QË ËSHTË SOT, NUK ËSHTË KOSOVA PËR TË CILËN JANË SAKRIFIKUAR GJENERATA TË SHUMTA..!
Thotë z. Rashit Nikçi, ish anëtar i Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në exil, aktivist i dalluar dhe shumëvjeçar i çështjes sonë kombëtare.
Rashit Nikçi, aktivist dhe atdhetar i shquar
R. Nikçi, veprimtar i dalluar i mërgatës në Gjermani
Rashit E. Nikçi, i takon gjeneratave të viteve të 70-ta që kanë emigruar në Gjermani, i cili qysh atëherë dhe deri më sot asnjëherë nuk e ndërpreu aktivitetin politik dhe kombëtar. Njihet si njëri ndër aktivistët më të shquar që ka pasur mërgata shqiptare në Gjermani. Pranë punës së palodhshme për ta mbajtur familjen në Kosovë, ai u dallua me aktivitetin e tij kombëtar siç ishte pjesëmarrja aktive në të gjitha protestat dhe demonstratat antijugosllave, të cilat në krye me Jusuf Gërvallën i organizonte Lëvizja popullore për çlirimin e Kosovës në Bonn, Bruksel, Wien, Hagë, Shtutgart, etj. Kurse në vitet 1979/85 mbante kontakte të rregullta me udhëheqjen e Ballit Kombëtar, z. Abaz Ermenin në Paris, me Lekën e Parë, mbretin shqiptar në Belgjikë, me Enver Hadrin në Bruksel, etj. Pastaj, në fillim të viteve të 1990-ta mori pjesë aktive në organizimin dhe mobilizimin e mërgatës shqiptare, konkretisht në formimin e Nëndegës së LDK-së për Rheinland Pfaltz, ndërsa me formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në exil (Gjermani) në maj të vitit 1992 me vendim të qeverisë angazhohet në themelimin e Fondit të Republikës së Kosovës (në vijim: FRK) në nivel të Gjermanisë, në kuadër te të cilit do e jep kontributin e tij maksimal në grumbullimin e mjeteve financiare për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Inicialet e Fondit të Republikës së Kosovës
Në takimin që patëm para disa ditëve me z. Rashit Nikçi, shfrytëzuam rastin për të biseduar me të lidhur me punën dhe aktivitetin e tij të deritanishëm, meqë rast i shtruam shumë edhe disa pyetje në të cilat na u përgjigj me kënaqësi. Që në fillim të bisedës z. R. Nikçi i bëri një vështrim retroaktiv të kaluarës dhe aktivitetit gjithëpërfshirës kombëtar të mërgatës shqiptare në Gjermani, që nga vitet e 70-ta e këndej. Potencoi faktin se falë pikërisht angazhimit dhe sakrificave për shumë dekada të patriotëve të mëdhenj shqiptarë, çështja e Kosovës dhe kauza e pazgjidhur shqiptare në Ballkan, arriti të dalë në krye të agjendës politike të faktorëve më relevantë ndërkombëtar, sukses ky që do të kulmojë me ardhjen e Jusuf Gërvallës në krye të Lëvizjes sonë për çlirim dhe pavarësi kombëtare, e që kurorëzim i të gjitha synimeve tona ilegale ishte formimi i LDK-së më 24 dhjetor 1989 si dhe më pas i degëve të saj në Evropë, SHBA, Australi, etj, e cila u bë vazhdimësi legale e kërkesave gjithë popullore për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, në krye të së cilës qëndronte lideri ynë historik, i pavdekshmi dr. Ibrahim Rugova nën udhëheqjen e të cilit shqiptarët arritën që ta themelojnë shtetin e tyre të dytë në Ballkan.
R. Nikçi me intelektualin dhe bashkëveprimtarin Fazli Hajdaraj
Duke folur me pietet dhe krenari për punën dhe aktivitetin e mërgatës shqiptare në Gjermani, më konkretisht për Fondin e Qeverisë tonë në exil, pjesë e të cilit për shumë vite ishte edhe z. Nikçi, me theks të veçantë na foli për rolin që ka luajtur ky institucion financiar në grumbullimin e ndihmave dhe mjeteve të nevojshme për financimin e luftës çlirimtare si dhe për mbajtjen gjallë të popullatës së rrezikuar nga uria gjatë viteve 1990-99, në kohën kur Kosova gjendej në okupim barbar të regjimit kriminal të Serbisë. Për këtë qëllim, thotë në vazhdim z. Nikçi, me vendim të qeverisë tonë në exil, si masa të qëndresës gjithë popullore kundër dhunës dhe masakrave të armikut barbarë që ndërmerrte në Kosovë, Qeveria e Republikës së Kosovës në marrëveshje me subjektet politike themeloi fondet e Republikës, si forma të domosdoshme të rezistencës, të cilat për kohën ishin si kundërpërgjigje më e mirë ndaj masave shkatërrimtare të Serbisë, të cilat në vitin 1990 arritën kulminacionin, kur me dhunë u suprimuan të gjitha organet shtetërore të Kosovës, sikurse që u grabit edhe e tërë ekonomia dhe institucionet financiare të saj. Dhe, që nga themelimi i tyre me 1991 këto fonde u shndërruan në institucione të pazëvendësueshme për financimin e shtetit paralel të Kosovës, që në fakt paraqitnin formën konkrete të shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pra, në këtë periudhë u themeluan, pranë Këshillit Qendror për Financim në Kosovë, edhe 19 fonde jashtë vendit si në Gjermani, Zvicër, Austri, Suedi, Norvegji, Danimarkë, Finlandë, Belgjikë, Hollandë, Francë, Itali, Angli, Shqipëri, Slloveni, Kroaci, Çeki, Luxemburg, SHBA dhe Australi, ku se si bazë themelore e pagesës ka qenë sistemi i 3%-it nga të ardhurat neto të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve tanë që kishte formën obliguese për secilin të punësuar brenda dhe jashtë atdheut. Vetëm në Gjermani p.sh, thotë në vazhdim z. Nikçi, kishim mbi 1800 anëtarë të komisioneve të FRK, në Zvicër mbi 1500 anëtarë, dhe kështu me radhë të cilët tërë angazhimin e tyre e bënin kryesisht mbi baza vullnetare si dhe me shpenzime personale. Po ashtu, gjatë kohës së luftës në Kosovë kam qenë edhe kryetar i Grupit për Emergjencë për landin Rheinland Pfalz, i themeluar nga qeveria jonë për nevoja urgjente të popullatës së dëbuar nga Kosova, nënvizoi z. Nikçi.
Rashit Nikçi në pritje të miqëve gjermanë
Sa përafërsisht ishin shumat e tubuara në Fondin e Republikës së Kosovës të cilat janë dërguar në Kosovë në periudhën para dhe gjatë luftës çlirimtare, z. R. Nikçi, ndër të tjera tha; ndjehem krenar që si qytetar dhe mërgimtar kam arritur t’ia bëjë një argat të çmuar atdheut si dhe popullit tim të shumëvuajtur, që m’u dha rasti të jem bashkëthemelues i shumë fondeve humanitare dhe financiare që janë formuar në Gjermani dhe më gjerë në Evropë, në veçanti për FRK, i cili që nga formimi në vitin 1992 dhe deri me mbarimin e luftës, ishte burimi pothuajse i vetëm financiar nga i cili u ndihmua popullata shqiptare që ta mbijetoi dhunën dhe gjenocidin serb. Madje, ky fond ishte burimi kryesor për financimin e UÇK-së dhe luftës sonë çlirimtare, kështu që gjatë periudhës së viteve 1991/99 në FRK nga pagesat e trepërqindëshit (3%), por dhe nga donacionet tjera janë tubuar me miliona marka gjermane, por që shifrën e saktë të tyre në nivel të Gjermanisë e dinë vetëm ish qeveria jonë në exil. Mund ta jap vetëm një shembull; se në landin ku kam vepruar unë, në Rheinland-Pfalz, vetëm për periudhën e vitit 1998 ndihma humanitare për Kosovën dhe Drenicën janë tubuar diku mbi 691.000 DM, pa llogaritur këtu mjetet e trepërqindshit (3%), të gjitha këto shuma të derdhura në FRK, e që mund ta marrim me mend se sa mund të ishin shumat e përgjithshme të tubuara nga bashkatdhetarët tanë në Gjermani në periudhën kohore 1991/99, po qese këto i shumëzojmë me 15 lande tjera, në disa prej të cilave numri i mërgimtarëve tanë ka qenë disa herë më i madh se i atyre në Rheinland Pfalz..?!
Atdhetari i madh i çështjes kombëtare, z. Rashit Nikçi
Përveç ndihmave financiare, kemi udhëhequr dhe ndihmuar me sukses edhe disa aksione tjera financiare siç ishte; “Ndihma për Drenicën”, “Nihma për Shkollën shqipe”, “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”, sepse, siç thotë z. Nikçi, i kishim duart e lira që të veprojmë dhe ndihmojmë popullin tonë që të çlirohet, mbase këtë edhe ia kishim borxh atdheut. Ndërsa në insistimin tonë të mësojmë se sa e ka ndihmuar financiarisht bashkë me familje Kosovën dhe luftën çlirimtare, nga modestia nuk na tregoi, mirëpo siç kuptuam nga buxheti i tij familjar ka dhënë diku mbi 200 mijë marka, duke filluar nga aksioni për vetëmbrojtje, pastaj ndihmat në Fondin e Achenit, për LDK-në, për FRK, në shoqatën “Rugova”, si dhe shumë ndihma tjera për të dëbuarit në Shqipëri, Maqedoni, etj,etj.
Në fund të bisedës, në pyetjen se çka mendon për rolin e mërgatës shqiptare në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, z. Rashit Nikçi, tha; pa mërgatën shqiptare dhe rolin historik të degëve të LDK-së, sidomos asaj në Gjermani në krye me z. Hafiz Gagica, me punën e palodhshme të aktivistëve të saj, pa patriotizmin dhe sakrificat sublime të mërgimtarëve, pa punën e saj në planin e internacionalizimit të çështjes së Kosovës (demonstratat, protestat, takimet me faktorët vendas, shpërndarja e materialeve informative, vizitat në çdo nivel tek faktorët vendas, etj,) vështirë se çështja e Kosovës do të afirmohej në botë. Me një fjalë, vështirë se do të çlirohej, sidomos jo pa ndihmën e NATO-s dhe faktorëve relevantë ndërkombëtarë. Ndërsa, nuk harroi pa përmendur edhe kontributin e madh që kanë dhënë në këtë proces figura të shquara të mërgatës sonë në Gjermnai siç ishin; Sali Çekaj, Gani Blakaj, Fazli Hajdaraj, Pjetër Coli, Marjan Tunaj, etj, etj,. Por, mbi të gjitha falënderimi kryesor i takon presidentit tonë historik, Dr. Ibrahim Rugovës, i cili me vizionin e tij politik dhe kombëtar arriti t’i bashkoi shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut, që ndoshta bëri më shumë se
Skenderbeu dhe Ismajl Qemali kur është fjala për heqjen e kufijve midis Kosovës dhe Shqipërisë. Porosia e z. R. Nikçi për LDK-në ishte; që ajo të bashkohet sa më parë dhe kthehet në skenën politike siç ishte dikur, në mënyrë që popullin e Kosovës ta çojë drejt zhvillimit dhe prosperitetit ekonomik, drejt anëtarësimit në BE, NATO si dhe struktura tjera evropiane. Sepse, kjo që është sot, nuk është Kosova për të cilën janë sakrifikuar gjenerata të shumta. Përndryshe, frikësohem se po qese situata e rëndë politike dhe ekonomike vazhdon të jetë siç është sot plotë varfëri, papunësi, korrupsion, hajni, keq qeverisje, një ditë mund t’ia heqin edhe varrin presidentit tonë të përjetshëm, dr. Ibrahim Rugovës, tha në fund të bisedës sonë z.Rashit Nikçi.
Bisedoi: Rexhep Elezaj
P.S. Ky shkrim është botuar sot (10.02. 2011) në gazetën "Bota Sot", faqe të mesit
R. N. me autorin e shkrimit
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ishte një aktivist i palodhshëm i çështjes sonë kombëtare
» Rexhep Elezaj:GËNJESHTRAT APO TRILLIMET E RADHËS SË AKADEMIK REXHEP QOSJES..!
» Hafiz Gagica:Telegram ngushllimi për shuarjen e Gani Azemit
» Rexhep Elezaj:KUR HUMBËSI PROMOVOHET NË FITUES..?!
» Rexhep Elezaj:Në Kosovë nuk ka dhe as nuk do të ketë radikalizëm islam..!
» Rexhep Elezaj:GËNJESHTRAT APO TRILLIMET E RADHËS SË AKADEMIK REXHEP QOSJES..!
» Hafiz Gagica:Telegram ngushllimi për shuarjen e Gani Azemit
» Rexhep Elezaj:KUR HUMBËSI PROMOVOHET NË FITUES..?!
» Rexhep Elezaj:Në Kosovë nuk ka dhe as nuk do të ketë radikalizëm islam..!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi