Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mrekulli apo shaka?

Shko poshtë

Mrekulli apo shaka? Empty Mrekulli apo shaka?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 12:56 am

Mrekulli apo shaka?

Rusët në mëdyshje pasi ajetet nga Kurani filluan të shfaqen në mënyrë 'spontane' në lëkurën e foshnjës

Një fëmijë është duke shkaktuar një valë të spekulimeve në Rusi pasi ajetet nga Kurani filluan të shfaqeshin në lëkurën e tij. Thëniet nga libri i shenjtë musliman thuhet se janë paraqitur në duart, këmbët dhe stomakun e foshnjës nëntë muajshe Ali Yakubov - para se ato të largoheshin dhe zëvendësoheshin me ajete të reja. Punonjësit mjekësor rus deklarojnë se ata janë në mëdyshje për shkak të shenjave në lëkurë të fëmiut tek i cili e tëra filloi kur fjala All-llah u shfaq në mjekrën e tij në javët e para të lindjessë tij. Mjekët mohojnë se janë shenja që dikush ti ketë shkruar në lëkurën e fëmiut. Nëna e tij, Medina tha se ajo dhe burri i saj nuk ishin praktikues të Islamit deri sa shkrimet filluan të shfaqeshin në lëkurën e foshnjës.

Fillimisht ata nuk i treguan askujt për shkrimet e pasqaruara tha ajo, deri në zbulimin e tyre nga mjeku dhe imam i tyre në fshatin Tetori i Kuq i cili është një rajon me musliman të fortë nga besimi. Tani djali është bërë një vatër e nderit musliman në vendlindjën e tij në krahinën e trazuar të Dagestanit në jug të Rusisë i rrënuar nga lufta në Çeçeni. Ministri i pushtetit lokal Akhmedpasha Amiralaev tha: "Ky djalë është një shenjë e pastër nga Zoti. All-llahu e dërgoi atë në zonën e Dagestanit në mënyrë që të mos ketë revolta dhe tensione në republikën tonë. " ...

Nëna e djalit tha : "Normalisht këto shenja shfaqen dy herë në javë - të hënave dhe në netët mes të enjteve dhe të premteve. Aliu ndjehet keq kur kjo i ndodh. Ai qan shumë dhe temperatura e tij shkon lart. Është e pamundur për ta mbajtur në duar derisa kjo ndodh, trupi i tij lëvizë në mënyrë aktive kështu që ne e kemi vënë atë në djepin e tij. Është aq vështirë për ta parë atë duke vuajtur. " Ajetet Kuranore zëvendësohen rregullisht njëra me tjetrin në lëkurën e foshnjës, tha ajo.

Imami lokal Abdullahu tha se nga parashikimet në Kuran për fundin e botës, është se do të ketë njerëz me thëniet në trupin e tyre. Ai tha se një shenjë thotë : "Mos i fshihni këto shenja nga njerëzit." Kjo ngjajre ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në mediat ruse dhe ato elektronike.vor etwa einer Stunde
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi