Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalosh Çeliku: Qenmelez Sharri, natën leh në Iriq

Shko poshtë

Kalosh Çeliku: Qenmelez Sharri, natën leh në Iriq Empty Kalosh Çeliku: Qenmelez Sharri, natën leh në Iriq

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 22, 2009 1:39 am



Kalosh Çeliku: Qenmelez Sharri, natën leh në Iriq U1_KaloshCelikuKALOSH ÇELIKU

QENMELEZ SHARRI
NATËN LEH NË IRIQ

E vërtetë, kam shkruar për DoktorZiun, Patriotin Melez, Këlyshin e Llagut, Këlyshin e Sharrit, Buçën e Katundit...
Dhe, lexues i nderuar, pse të mos shkruaj edhe për Qenmelez Sharrin?! “Mikun” tim “besnik”, që më priste pas porte dhe më ndiqte gjithë ditën e natën pas shpine. E kishte ndërsyer Qoftlargu, që në kohën e komunizmit duke ia hedhur vetëm një copë buke. Ditëve të pazarit ia flukte edhe ndonjë asht. E ky si Qenmelez besnik i Qoftlargut lihte pas meje rrugës për në Baba Tomorr. Dhiareve, kur ulesha të pushoj pak nën hije të ndonjë lisi, e shihja të shkretin me një copë buke në gojë, i strukur matanë përronit. Përpiqeshte ta fsheh bythën shkurreve, mos e shoh unë se më ndiqte rrugës pas shpine. Edhe atë, i shitur vetëm për një copë buke, ose një asht. Nuk e di, pse më duket mua si shkrimtar se, këtij besniku të “gazdallarëve” (zotërinjve) i kam mbetur borxh, që gjithë ditën e gjithë natën leh në Iriq. Megjithatë, ja kësaj radhe po shkruaj edhe për Qenmelez Sharrin. E kam vendosur t’i dal borxhit si Qenmelez “besnik” i librave të mi kokë më kokë.
Besnik është si Qenmelez Sharri, nuk e luan topi. E sidomos kur janë në pyetje “gazdallarët” (zotërinjtë), vetëm ia hudhë një copë buke, dhe leh gjithë ditën e gjithë natën në Iriq.
E ngre këmbën, si ajo bretkosa e anekdotave popullore shqiptare, kur e ka parë se mbathet kali në Qytet. Nallbani, kur ia futi gozhdën thellë me çekiç, e çuditi malin. Qesharake, ë?! Edhe trim edhe frikacak.
O Imzot! Edhe ti, u beson këtyre qenmelezëve me brekët nëpër këmbë?! Që, dje ishin komunistë me yll të kuq në ballë! E sot, ballistë me shqiponjën dykrenare në kësulën e bardhë. Bythët i ngrejnë në xhami përpara këmbëve të Hoxhës, i luten Zotit për mëkate! E nesër, një Zot e di në cilin grazhd me një torbë taxhi përqafe do të përfundojnë si qenmelezë.
Nuk më besohet! E di se, e ke përgjigjen e Muhamedit a.s. se: pa Vatan, nuk ka iman. Vetëm, edhe unë nuk pritoj të të përgjigjem: Qenmelezët, që të luten për mëkate përpara këmbëve të Hoxhës, nuk kanë as Vatan e as iman...
I mëshiro, o Zoti Madh! Feja e këtyre qenmelezëve, është taxhia...
E pse?! Shkaku se Lepur Veshëgjati nuk mund të dalë vetë te porta, nuk ka bythë mejdani. Vetëm mos harroni, ky ka bythë ta dalldisë Qenmelez Sharrin. E Qenmelez Sharri për të dalë në syrret, turr me gjithë bishtin nën këmbë te porta. Qenmelez Sharrin, kur është në pyetje politika sllavomaqedone, duhet ta pyesin diplomatët e Shqipërisë. Pse, jo edhe ata të Kosovës. Edhe amabasdori i Shqipërisë në Shkup. Shkaku: i ka thënë kështu Lepur Veshëgjati me kokën në Redaksi e bythën në Qeveri. Dhe, nuk ka problem, ai vetëm ia bën me gisht duke e fshehur veten pas porte.
Dhe, u shet mend Qenmelez Sharri: Shqipërisë, Kosovës... Neve, si lexues të gazetave. Fatkeqësi kombëtare. Qenmelez Sharri, ky “trim” mbi trima që i del zot ditenatë taxhisë në grazhd.
O burra! Ia hidhni edhe një torbë taxhi të shkretit në Qeveri! Vetëm e vetëm, të mos e dëgjoj më se si përjaget, përdredh bythën pas porte.
E ju si lexuesë të mi besnikë, do të vazhdoni të më pyesni: E, a e ka frikë Ujk Malin?! Kush, pyes unë?! Qenmelez Sharri, pra! E ka. Po, si nuk e ka. E sidomos natën, kur i vjen tinës te porta si mik. Bishtin nga frika e fut nën këmbë, kur e dëgjon ulërimën e Ujk Malit. Gjuhën nga vapa e nxjerrë jashtë, dy pëllëmbë. Frika i ka hyrë në bark. Këmbët i dridhen si purteka. E lëshon shurrën nga frika në brekë, në mes të lëmës. I shkreti qenmelez, do pak të jetë trim, t’u dalë zot “gazdallarëve” (zotërinjve), po ja që e ka frikë Ujk Malin.
Halli?! Halla, edhe kësaj radhe do burrë. Qenmelez Sharrit, fluki një copë buke! Ose, ndonjë asht. Dhe, ai leh me bishtin nën këmbë, në lëmë pas porte. Vetëm, kurrë mos pritni që ai të dalë matanë portës, në rrugë. Ujk Malit t’i turret pas si Qenmelez Sharri me një torbë taxhi përqafe.
E dini pse?!
Jo, nuk e dini. Qenmelez Sharri është stërnip i Mikales të Brodit. Melez me tapi. Qenmelez i tërbuar, fisi i të cilit natën na ka rënë në kulla. Katundit ia ka vënë zjarrin. E ka bërë shkrum e hi deri në themele. Pleq, fëmijë, gra e burra na i ka djegur të gjallë. Piskama për ndihmë u ka shkuar për qielli. Shkurt, katundet tona i ka rrafshuar me tokë. Flakës dhe zjarrit nuk i ka shpëtuar njeri i gjallë. Edhe sot flasin nën ato gurë gjurmët e atyre katundeve shqiptare, që kanë mbetur sot vetëm mure të mbuluar me bar e hitha. Edhe sot e kësaj dite janë pa jetë, nuk u tymon oxhaku.
Dhe, në fund, them: Qenmelez Sharri brez pas brezi e ka frikë Ujk Malin. Shkaku se: është Qenmelez, nuk është ai Qeni i vërtetë i sojit të Sharrit, që krah për krahu me Bariun na i ruan dhentë maleve.
Qenmelezi soçëm i Sharrit, për të cilin e kam fjalën, gjithë ditën e gjithë natën leh në Iriq... Edhe atë: vetëm për një copë buke... Asht...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi