Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Rizah Sheqiri

Shko poshtë

Poezi nga Rizah Sheqiri Empty Poezi nga Rizah Sheqiri

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 25, 2009 3:28 am



Poezi nga Rizah Sheqiri U1_RizahSheqiriRizah Sheqiri

Unë mërgimtari…

Sikur vala e detit gurëve
Kur përplasë të bardhën shkumë
Nga dhembja e malli në mërgim
Përplitem e tretem unë!...

…Në kurbet…

I thashë gjuhës
Kurrë mos e harro
Kurrë mos e hesht
fjalën

me rrënjë në zemër

… Për atdheun

Mos e vrani qiellin
qielli është vuajtja ime për atdheun

Mos e ndotni ajrin
Ajri është frymarrja im për atdheun

Mos e trazoni detin
Deti është malli im për atdheun

Mos e përbuzni tokën
toka është llava e dhembjes sime për atdheun

Mos e pështyni diellin
Dielli është dashuria ime për atdheun
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi