Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rizah Sheqiri:Jeta, atdheu, vdekja

Shko poshtë

Rizah Sheqiri:Jeta, atdheu, vdekja Empty Rizah Sheqiri:Jeta, atdheu, vdekja

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 13, 2009 4:04 am

Jeta, atdheu, vdekja

Rizah Sheqiri
Skicë nga mërgimi

I thashë një plaku në kurbet:
-Në atdhe po vriten njerëzit. Po vdesin zogjët. Po zverdhen lulet…
Më tha:
-Ani çka!?…
-E si ani çka?!…
-Vdekjet në atdhe s’janë vdekje.
-Pse bacë?
-Sepse vdekja në atdhe e për atdhe është krenari e nder. E nderi jeton…
-Bacë, po ata po vdesin…
-Ti je i ri, biro. Gabon. Ata në atdhe ndërrojnë jetë – nuk vdesin. Ata jetojnë në popull. E populli i ringjallë në këngë. E ata pastaj jetojnë brez pas brezi në këngë e në popull. Dhe jeta e tyre ndërron; bëhet e amshueshme, biro…
-Eu bacë, mua më dhimbsen. Unë i ankoj ata…
-Jo bacës, vetëvetja dhe unë le të dhimbsen. Ankoje vetëvetën dhe mua…
-E pse!?…
-Sepse njeriu në dhe të huaj vdes për së gjalli. E po të zuri edhe vetë vdekja në dhe të huaj, njeriu atëherë vdes përgjithmonë. Po, përgjithmonë… Dhe s’ka kush të të qajë e të të vajtojë…
-Bacë, të kthehemi në atdhe. Të jetojmë a të vdesim për të…
-Po. Vetëm atje je ai që je. E kush s’e do atdheun kot e do jetën. Të thashë ai që s’e do atdheun është sikur ai që s’ka fare atdhe, ai pra edhe i gjallë është i vdekur… Mjer njeriu që s’ka atdhe!…
-Bacë, neve zemra na rreh atje, në atdhe…
-Biro, zemër, shpirt e trup i duhen atdheut. Në e daç jetën duhet ta duash atdheun. Në daç ta gëzosh jetën duhet ta gëzosh atdheun. Me atdheun e jeton jetën. Në atdhe e mund edhe vdekjen. Kurbeti vulos vdekjen. Atdheu vulos jetën. Zgjidh e merr, biro!…
Atë ditë kur atdheut i kanosej luftë, zjarr e flakë, kështu më tha ai plak. E unë po të mos i jetësoja fjalët e tij do t’i hyja në hak.
Se atdheu i ka hak të gjitha: edhe jetën, edhe vdekjen…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi