Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: Cikël poetik

Shko poshtë

Gjakush Tana: Cikël poetik Empty Gjakush Tana: Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 25, 2009 10:05 pm

Gjakush Tana: Cikël poetik N1289294870_7676

1.(Akti i heshtjes)




Mbi murnaja shekujsh të rrënuar
merr frymë e zgjon jehonë -
përvjetori i shpresës!

Pa fjalë e pa zë hy brendive
ku duart e ashpra drejtojnësimetritë
brutale të jetës!

Vetëm vdekja rri si hije
mbi njëra - tjetrën kalojnë gjeneratat
pa gjeni - krijojnë përralla të urta!

Lakadredhave të udhëve pa mirëvajtje
ditëtakimi kurrë s’shfarosej
në paskajshmëri akti i heshtjes mbeti!

Bota e re, 15 mars 1989.




2.(Këngë rrebele)

Deri kur do të derdhet
djersa e pamundësisë
e fjala - të zverdhet në gjuhë!

Zëri i dëshmuar për këngën
të gjendet në greminë
ku shprishen - këndet e jetës!

Në asnjë meridian të botës
horizonti s’ka gjallëri,
fluturojnë -e bijnë tufanet!

Pa emblema, pa vulë të kohës
dukuritë e ditës njësojnë,
Lirilindjen - pa kopertinë!

Flaka, 8 - 9 korrik 2000



3.(S’pastrimi i çështjes



Para dosjes së mbushur
u zhduk shpresa dhe gëzimi,
zezona- mbuloi tjetërsimin!

Me shifra, me data krijohej
kapitali i ngjarjeve,
autorët anonimë në ndërgjegje!

Dukuri energike për zbrazëti
mjerimin dhe kotësinë përkufizojnë -
ligjshmëri të rënie - ngritjeve!

Bie ora! Procesverbali nënshkruhet!
Evidenca e përgjegjësisë në letër ngeli,
dhe : - mori fund s’pastrimi i çështjes!



4.(Ngritja e mitit)

Në ujin amull dikush piu
dhe hapi dyerët,
vullkani përmbyti - shërbimet e qeta!

Në hap të zgjimeve - lindën :
interese mbledhjesh, kuvendesh,
tehu i fjalës u thye, u mpreh!

Lindi pyetja pa përgjigje,
u rrit në mungesë të vlerës,
ra n’hapësirë të ndotur!

Njësitë speciale të njohjes
u turrën pas meritash,
ndriçuan - ngritjen e mitit!

5. Pranë jetës

Pranë jetës të panjohur nisen
dhe bijnë në mes pasigurisë
të zgjohen nga gjumi i harresës.

Në rrjetën e fakteve u fliste agmia!
Mjegullima e shtruar në përmasë të jetës
u bëhej lakadredhë e vetes!

Kush hidhet mbi kurthat e kurdisura
në panoramën e mbrëmjes ndritet
shiu dhe era - çdo gjë s’pastrojnë!

Vetëm zëri i urtisë në përralla
ngrit kokën në stinë e vite
pa ndërprerje - s’ ka histori!

6.(Qartësia e tjetërsimit)

Ua verbuan sytë në udhëkryqe
as erë as shi - në huti
mjegullima e varrit i përpinte!

Në jetë - pa jetë, pa origjinë e gjini
i shtynë të betohen në zjarrin,
të ndizen - shkrumb e hi në shekuj!

Në kursin e peshës pa peshë
në gjumin e kotësisë , si mumje të mbesin
pranim i ndotur i lindjes së diellit!

Në rrjedhën e çështjeve parimet
negacione ligjshmërishë në vendime
qartësitë e zhbërjes - agime



7.(Mbi glob)



Mbi globin e shtrydhur
ngecën sytë thellësive
u prenë në besën e dhënë!

Çdo gjë e panë të rrudhur , të vyshkur
të ndotur, të kalbur , të prishur,
pa gaz, pa shpresë, pa dritë!

Mbi globin e mbushur agime
me këngë, me rritë, dashuri
u prenë moj! U prenë sytë e zi!

Në çdo pore virusin e vetmisë e rritën
tok me ndërgjegjen e sëmurë
tek njerëzit si dallgët që ngriten nën urë!

Hej moj!
Mbi glob sytë e zi
Vrer për Atdhearbëri!

Flaka, 26-27 shkurt 2000

8.(Paralajmërim)

Në skenën e hapur të përditshmërisë
hyri fitorja e re - paralajmëroi
se: Vdekja mpreh dhëmbët!

Çdo mbrëmje ditari në shërbime
thellësisht rrënjosej -
në komente intrigash!

Në agimin e virgjër lanësuan
urrejtjembarsjen - këshillë,
se: Jeta mund të braktisej!

Kush fliste kaq shtruar për shërime
kurrë s’shërohej nga sëmundja,
horizonti kërkonte urtësi!

Flaka, 8-9 korrik 2000


9.(Zgjedhja e rastit)

Në qark të harmonive marrëveshjet
u prenë në kritere,
Çarshisë së Madhe kërkuan të prehen.

Domosdo në monopol të tregut
pavarësisht të ngritet -
niveli i aftësisë për lajka!

Në institucione mundësia e gjasave
ec e ngec mbi protezat e rrezikut
se humbjet rrënjosen në liri!

Në çfarë kthetrash të kthehen në vetvete
t’ huajsimet kapitale?
Bie erë myk e vetmi!

Mesdita - Linditë,
kërkon zgjedhjen e rastit
takimi ia fal verbësitë!


10.(Theksi i tezës)

Përveç misioneve u përfillën përcaktimet
për bazën e zgjimjetës bashkim
afarizmi i fjalëve kërkoi lartësi!

Në boshllëkun e shprehjes u ngjitën
ndërrime stinësh e shekuj të gjatë
të zënë në log të tendosjeve!

Në riprodhimin e rolit unikat autori
ec e ngec në heshtjen e krijimit
se fle përjetshëm frymëzimi!

Pa grevë urie, pa shpresë lumturie
theksi i tezës merr formë, ngjyrë
në kohën e kërleshur të blerimit!

12.(Amullia e imagjinatës)

Rrallë doli n’akorde të shkaqeve
e zu të rrënjoset në përmasa dukurishë
ku paraprin ëndërra e rrebeluar.

Eci mbi shpatullat e rregullave të heshtjes
të mos krijohet vrulli i dallgëve
për kompozim ligësishë!

As këngë as mallkim për vegjëli
katandi prodhimi për farsë morali
që mungon çdoherë në urti!

Dinamika e dëshirës lindi e vdiq
në fshehtësitë e gjëegjëzave artistike
në hapat që krijuan enigma!



13.(Komenti i ëndërrave)

Sa herë u ngjesh duke kërkuar zgjidhje
u ngatërrua në lamsh misteresh
pa përkthime gjërësishë e nxitjesh!

Në lojërat e hyrje - daljeve u duk
tribunë zhvillimi
ashtu si e do dreqi e kurrë njerëzimi!

Në tablo imazhi është mirë të besohet
në shkaqe problemi të mendohet
në gjërsi kriteresh të komentohet!

Megjithatë - në kufi të përpjesëtimit
mban qëndrim të kohës aktuale
urtësi apo farsë brutale?


14.(Mangësia e motivit)

I mblodhën mundësitë e shprehjeve
për të kapur idenë në anësi
harmonia e zërit i çirrej kompozimit!

Ngarkesa e shqetësimi për log
kërkoi lavrat e folklorit
të mbinin heronjtë përrallorë!

Në pikëpyetje shtruan gjëegjëza
pa emocion u rritej arti
vlerë e kohës së njerkave!

Edhe në shije , edhe në modë
subjekti i vrarë në përpjekje
për t’u ngritur në nivel përjetimesh!

Bota e Re, 15.04.1988sia e motivit)


15.(Variacionet e shpresës)

Në aktin dramatik zë pusi
koh’ njerka - në përmasa
- monstrum i zi!

Pa hetueshëm vëzhgon fragmentin në ëndërr
të shpallë viktimë në trup t’Arbërisë
për rolin e nderit , virgjërisë!

E teprojnë në zhveshje
e gërryejnë fjalorin e gjuhës së Perëndisë
Promethe shpirtin e njerzisë!

E mbysin në detin e hapur të frymëzimit
kurthat ia vënë hapit të trimërisë
që del nga Pirgu i vetmisë!

16.(Ekspozita e gabimeve)

Është dalluar në ndërlidhje ngatrresash
prezentim spikame mbi tërësitë
ku shprehja rri e mbyll kuptimet!

Sa madhështore në ngjyra e buzëqeshje
aq e ngushtë në rrjedha e ngjarje
ku rri pranë agimit errësira!

Në katalogun e vlerave vizionet
pikojnë gjak e lyhen parfum
të kundërmojnë mbi përshtypjet, presionet!

Flijojnë vetveten demagogët
dhe shkoqisin shterpësitë për blerimin
t’i hedhin dritë pulsit të rrënuar të dritës!

17.(Tragjika e suksesit)

I qasen me epsh aktrimit
pasioni u dikton vlerë për ironi
dhe bijnë të dobësuar nga orvatja!

Në çfarë teknike natyra krijon
ngjyra ëndërrash, thartira, helmime
vendlindja e artit të dashurisë s’ngritet!

Premiera e parë kurrë s’përsëritet
ta ndërrojnë rolin e vet viktimat
që hynë n’aktrim si trimat!

Në thellësi kuptimesh mbesin poezi
për diferenca arsyesh që lindën
në dorëshkrimin e ndjenjës tragjikë


18.(Rrjedhat e pikëllimit)

S’preken kornizat e kokërrës së drithit
për ndjenja të vrara vetmie
ku klithte e zverdhej Migjeni i Vargut të lirë!

Në kthetra dhembje vdiste lehona
të hapen rrjedha të reja dështimi
njerëzimi është shtuar në tokë!

Ç’është kjo valle e hapur ku rrëzohet
Pirgu i ardhmërisë së mbarë
për shëndet, dashuri e shpresë!

Pamfleti për brezëritë thirrë dështimet
të rrëmbejë shëmtia gjithçka
që lind e rritet nga dëshira!

19.(Luksi i tribunës)

Nga rrathë të ndryshëm manifesti
kopje mundësie për të shpreh risi
të merren sërish me paramendime!

Të dhënat mbi kurorën e kundërshtive
s’pranojnë skedarë afrimesh
pasqyra e rastit prin për kushtëzime!

Në shifra gjendja e të dhënave dërrmohet
nga shkallët e luksit ngrit kokën -
reklama e kundrimeve!

Çdo gjë në kohë pengohet
rrjedhat përcillen pa urtësi
paradoksi i fillimit mungesë!

20.(Tirazhi i të dhënave)

Ribotohet në përkthime alogjike
nga gjeneza përfshin ligësitë
dhe aktron në skenën solemne!

Në përjetime të thella dirigjenti vdes
për ekzekutimin në nivel koncentrimi
vetmia i derdhet në pafundësi!

Përmes opinionit bie veli i harresës
dhe zgjon kipcin e ngatrresës
që shprish peshë e jetë!

Jashtë rrjedhave bie shi blerimi
për të dalë nga epshi vetmia ciklike
në sa kopje të shkruhet varianti?

Flaka, 8-9 korrik 2000
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana: Cikël poetik Empty Gjakush Tana:Vazhdim i ciklit poetik

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 26, 2009 9:18 pm

21.(Stimuli i mbylljes)

Kush hyri në pjesëmarrje dërgesash
kërkoi dritë mendimesh,
mbarëvajtja rrëmbeu kotësitë!

E vërteta u shpërnda si seri
që përgjigjet për gjuhën e heshtjes
dhe mbyllë plagën e ditës!

Në çfarë trajte përçudnimi rritet
nga syri i shënjestrës merr krahë
të kushtëzohet mirësi!

Asgjë s’i mungonte në sallone dreqërishë
vargu i librit pasuroi kuptimet
të hidhet pluhur në kundrime prehjesh!

22.(Shumësia e ngarkesave)

Në aurorë e vërteta zbërthen gërshetën
fuqi rëqethëse - degradimi
kontaktet e dritës i shuan!

Kriza e nivelit -
flet për hapësirën e kuptimit
për ndërsjellje, përputhje!

Në projektime vetëdia rritet e ngritet
se tashti është kohë acari
për të folur gazmoret e rastit!

Ç’kërkon zhvlerësimi i mbuluar harresë
të ringjallet si feniks në kuvende?
-Shumësia e ngarkesave pa ndjena!


23.(Aspirata e protestës)

Në ndiesi u lindi autoportreti
figurë zhgënjimi e çrrënjosjeje
për perifrazën e udhës!

Nga mjerimi i vet i nisën fillimet
ëndërrat për përmbajtjen e re
qetësia ua humbi qartësinë e jetës!

Në vazhdimësi gjak e plagë, thjeshtësi
për spekulime tiparesh, kthesash
flaso e trajtës së shekullit!

Në sarkazmën e mungesës shpërthyen
pasqyra shëmtie, anatema e sharje
në prizmën e shenjimit: -At - dhe - dashurinë!

Flaka, 26-27 shkurt 2000

Flaka, 8-9 korrik 2000

24.(Vizioni i shtrirjes)

Halle të papara përfëshijnë ardhmërinë
në kuptim lajmërimesh përmbushen
sekretet e dëshirave!

Në sallë operacioni plastik i shprehjes
ka lindur binjakët e shterpësisë
në barazpeshat e ditëve trishtuese!

Prej nga u ngrit ky pirg
ku presin padurim të shohin shenjtërinë
e të përmbushin suazat e hiçit!

Qytetërimi shterp ka shumë nevojë
për lindje, karrierë e modë,
dhe aksidente trafiku domosdo!

Flaka, 9-10 dhjetor 2000
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi