Baki Ymeri: Agjentura e turko/serbe dhe bashkimi kombëtar
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Agjentura e turko/serbe dhe bashkimi kombëtar
B. Ymeri (student në Vienë, 1974) |
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Luis Benloew shkruan para një shekulli se shqiptarët janë kombi më i vjetër i kontinentit, ndërsa turkomanët e Internetit sot e kësaj dite mundohen të indoktrinojnë lexuesin shqiptar me propaganda antikatolike, edhepse disa prej tyre hanë bukën italiane, i bëjnë temena sulltanit dhe lehin kundër Vatikanit. Në veprën “Greqia përpara grekëve” (1877), Benloew thekson se “Duke filluar punën time, kam besuar se trajtoj thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike, gjithashtu më duket se kam prekur edhe një çështje të qenësishme, madje drithëruese, një çështje kombësie. Dhe çfarë kombësie! Kombësia më e vjetër e kontinentit tonë, së bashku me atë të Baskëve”. Se ç’bënë haxhiqamilët e Esad pashë Toptanit duke iu kundërvënë tentativës së Fuqive të Mëdha që Shqipëria ta ketë një mbret që do ta bënte Shqipërinë Mbretëri, flet historia. Nga letra që ia dërgon Visar Dodani Pandeli Evangjelit në Paris, më 12 Qershor 1919, kuptojmë se “Këta harruan 1914-tën, dhe nisnë të flasin. Edhe janë Z. Turtullis, Midati dhe tri veta të Llosanës me të cilët hikin dhe shtojnë pjesën dhe disa shqiptarë musulmanë miqt e Esadit, që s’dinë shqip fare dhe q’i pikasnë që duan Shqipëri Musulmane dhe nuku kombëtare... Shqipëria duhet të rronjë indipendente dh’e madhe gjer ku ka patur vendet e saj të vërteta” (Memorjet e mija, Shtypëshkronja Albania, Konstancë, 1930, fq.162/163).
Pavarësia e Kosovës dhe ajo e Rumanisë janë dhurratë e Zotit dhe e gjakut të derdhur për liri. Fuqitë e mëdha ia dhanë Rumanisë një mbret të huaj (Carol I, princ Vidi duke qenë nip i gruas së tij, mbretëreshës Elisabeta). Mbreti i huaj e bëri të shkëlqejë Rumaninë (1877-1914), ndërsa mbreti rumun (Mihai) dhe mbreti shqiptar Zogu, e plaçkitën arin dhe patrimonin kombëtar, dhe i dhanë shkas palës pansllaviste dhe diktaturës komuniste t’i shkretërojnë këto vende. Si e konsideron Drini (një filoshqiptar), formën e qeverimit dhe çështjen e mbretit në Shqipëri, në revistën e e studentëve shqiptarë të Austrisë, Djalëria (nr. 17, prill, 1922):
Pllaka e varrit të Mbretit të parë të Shqipërisë në Bukuresht |
Intrigat e huaja kundër kombit shqiptar kanë qenë dhe janë të panumërta. Dhe rastet kur shqiptari vret shqiptarin për interesa të huaja janë të panumërta. Kush ishin ata që e likuiduan Bajram Currin dhe Xhemë Hasin e Gostivarit, apo ata që likuiduan dhjetra shqiptarë në Kosovë e Maqedoni! Dihet se kush: shqiptarët e shitur. Si e prëshkruan gjendjen në Shqipëri (pas largimit të princ Wiedit), revista Diturija e Lumo Skëndos që delte në Bukuresht më 1916: “E shkelur prej tre shtete ballkanike, e copëtuarë dhe ndarë prej gjysmës së trupit, mbretëri më vehte dhe në prak të lumturisë, pastaj e djegur dhe përvëluarë prej armiqvet, e mbuluarë në tym e në hi prej kryengritjes, dhe në funt përsëri e shkelurë dhe e copëtuarë... Si iku mbreti nga Durrësi, më 3 Vjesht e parë (shtator) 1914, Shqipëria ra në dorë të anarhishisë, në një paqeveri të tmeruarë. Në krye u tha me të vërtet se, komisioni i kontrollit po mirte punën në dorë dhe do të mbante suhimin në emrë të mbretit; po Komisioni i Kontrollit s’ishte me një mëndje të vetëm, lufta europeane kishte krisurë, dhe rebelët po përparonin gjithënjë dhe po këmbëngulnin... Esat Tirana arriti në Durrës me anë të Selanikut, Nish dhe Dibrë; gjer sa ishte mbreti në Shqipëri, Esati kishte ndënjurë në Itali si mik dhe mysafir i asja mbretërije. Një herë në Durrës, Esati mer fren e punëvet në dorë, por rebelët që e kishin pasurë mik gjer më dje, sot ju bënë armiq dhe kryengritja që ishte kundrë mbretit, tani nisi kundra Esatit”.
Wilhel de Wied me Princeshen Sofia |
Në qoftë se nuk e njeh historinë e popullit tënd, thekson Agim Curri (sociolog), nuk është aq turp i madh, por është turp shumë i madh nëqoftëse ti nuk përpiqesh që ta mësosh atë histori. Ajo që ka ngjarë më 1914, përpiqet të ringjallet sot përmes agjenturës serbo/turko/arabe të Tano Turkut, Artan Kristos, Abedin Rakipit, Behar Beqirit dhe fantomave tjera të xhihadit shqiptar në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe diasporë. Nga ky socilog kuptojmë se gjatë verës së vitit 1914 rebelët arritën ta pushtojnë Shqipërinë e Mesme dhe arritën në jug, gjër në Berat, Vlorë e Pogradec. Këta kryengritës ishin kundër mbretit "kaur", kundër shkronjave shqipe, kundër Flamurit të Shqipërisë dhe në përgjithësi, ishin kundër çdo gjeje shqiptare. Këta kërkonin bashkimin me Turqinë ose një mbret musliman nga shtëpia e Osmanlive. Kjo propagandë ishte kurdisur prej agjentve turq e që ishte përkrahur nga Esad Toptani, i cili vepronte për interesa të veta. Kjo lëvizje rebelësh udhëhiqej nga myftiu i Tiranës, Musa Qazimi, nga Mustafa Ndroqi si dhe nga një fanatik injorant, Haxhi Qamili i cili ishte edhe komandant i forcave të armatosura.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Kriminelët e internetit dhe agjentura islamiste kundër bashkimit kombëtar
» Shkrime të Baki Ymerit
» Baki Ymeri: Shqiptarët dhe Bashkimi i Principatave Rumune në 150 vjetorin e tyre
» Baki Ymeri: Arti dhe kultura në funksion të identitetit kombëtar
» Xhemail Peci: Baki Ymeri - Kampion kombëtar dhe maraton i mërgatës shqiptare
» Shkrime të Baki Ymerit
» Baki Ymeri: Shqiptarët dhe Bashkimi i Principatave Rumune në 150 vjetorin e tyre
» Baki Ymeri: Arti dhe kultura në funksion të identitetit kombëtar
» Xhemail Peci: Baki Ymeri - Kampion kombëtar dhe maraton i mërgatës shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi