Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Matilda Doka: "Terri i Dritës"

Shko poshtë

Matilda Doka: "Terri i Dritës" Empty Matilda Doka: "Terri i Dritës"

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 03, 2009 8:52 pm

Matilda Doka: "Terri i Dritës" N1474183357_9157
Matilda Doka: "Terri i Dritës"

Ne atë terr,
ku heshtja ishte shndërruar në zhurmë..
i mblodha përshpëritjet pëllëmbës së dorës
për t`ia grushtuar
pusit të Natës.
Zgjimi më dukej ëndërr...
dhe ëndrra merrte frymë.
Në afshin e Natës gjysmë-gdhirë...
terrin e mora shkëndije-drite..
ne te gjatën-errësirë...
Me grimca oksigjenesh karbonizuar prej ditës....
Nata mbulon....
prej efektit-ngjyrë...gjithçka.......
barazon dhe i vë në shtrat,
në të njëjtin fraksion kohe ...
Emblemën e Kohës......
e ironizon padukshëm
ashtu e zezë siç është...
ia mbyt aktivitetin,
se e di fare mirë që dhe Koha e mposht
çdo ditë-natë.
Mes armësh të ftohta:
minutat-Kohë dhe territ-Natë...
i vetmi trajner mbetet...
Dielli plak...
por që të dyja palët nuk bien dakort
në gjykimin e tij...
nga frika se mos Natës ia humb shikimin
dhe Kohës,mos i pjek veprimin...
bien në ujdi....për një rrugë të mesme...
................................................
Kur dita fillon të agojë:
Nata lejon Kohën te veprojë...!!!!



Matilda Doka: "Terri i Dritës" 13765_1137730931500_1474183357_30341883_5600725_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi