Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nexhat Rexha: Artikulimi intim në ruajtjen e kujtesës

Shko poshtë

Nexhat Rexha: Artikulimi intim në ruajtjen e kujtesës Empty Nexhat Rexha: Artikulimi intim në ruajtjen e kujtesës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 31, 2009 2:40 am


Nexhat Rexha: Artikulimi intim në ruajtjen e kujtesës U1_NexhatRexhaARTIKULIMI INTIM NË RUAJTJEN E KUJTESËS

Nga Nexhat Rexha

Poeti Avni Halimi preokupimet e veta artistke i ka shfaqur në një periudhë të rëndë kulturore e politike, atëherë kur çështja shqiptare ishte në udhëkryq të një fillimi më institucional, për një strategji drejt zgjidhjeve të reja demokratike e më kombëtare.
Në këto rrethana sa të komplikuara, po aq edhe domethëse, por me shenja pozitive se në hapësirat shqiptare territ po i vije fundi. Poeti i ri Avni Halimi del para lexuesit me veprën e parë poetike “Rojtar i natës”, në vitin 1988, në botim të “Botës së re” , e cila afirmonte penat e reja, por me kritere të thella artistike e kombëtare.
Atë botë “Rojtarit të natës” mendimin pozitiv për botim ia dhanë tre recensentë: Dr Ibrahim Rugova,Dr.Agim Deva dhe Milazim Krasniqi, të cilët vlerësaun tri librat më të mirë poetik , e në mesin e tyre padyshim se ishte edhe vepra e Avni Halimit.
Pas botimit të parë ”Rojtar i natës”, Avni Halimi botoi edhe këta libra poetik;”Vjeshtë në teatër”1993,”Balsami i pritjes”,2003 dhe “Ekspozita e kujtesës”, 2006,si dhe disa vepra të tjera në fushën e prozës dhe dramaturgjisë.
Në këto vëllime poetike Avni Halimi, që nga fillimi ka ruajtur identitein poetik, duke iu përmbajtur me kujdes përkufizimeve të brendshme dhe gjithnjë në ngritje të unit poetik. Ruajtja e kujtesës dhe zhvillimi i magjinativ prej vëllimit të parë e në të tjerët ka një rrejdhë të vazhdueshme të konsolidimit ideo-tematik.
“Antika në këmbë” është poezia që hapë vëllimin e parë poetik edhe pse pas kaq vitesh,vargjet e kësaj poezie kanë ruajtur vlerën artistike dhe kuptimin e tyre të brendshëm ato tingëllojnë fuqishëm për brengën e autorit dhe pamjen e qytetit si dhe rrjedhën e lumit nën ”Urën e Gurit”, ndërsa vargu i fundit i kësaj poezie është shumë domethënës, sepse rolin e njeriut nëpër kohë autori e çmoi shumë dhe vërtet”krimbat e verbër”, atëherë dhe sot gërryejnë siç është më keqi rrënjët e trungut tonë.
Ekzistenca në poezinë e Avni Halimit ka peshë të veçantë, sepse ai ka parapërcaktuar të gjitha pikat e atdheut të tij, të cilat janë shkrirë në format më brutale, e gjatë kësaj shkrirjeje, pastaj reflektimet e hapësirës autoktone kanë humbur, e disa pjesë të këtij trungu janë prerë, e kur prehen gjymtyrët dhunshëm pamja e një trupi nuk mund të duket mirë e mos te flasim si mund të funksionojë ashtu i gjymtuar, prandaj funkionimi i tij bëhet me shumë zbrazëti.
Bartja dhe ruajtja e titujve të vëllimeve poetike nëpër vazhdimësi, tregojnë lidhjen e pashkëputur të konceptimit artistik në thellësinë esenciale të autorit të shprehur me botën intime si dhe me ruajtjen e kujtesës.Titulli i librit të parë ”Rojtar i natës” paraqitet në librin e dytë ”Vjeshtë në teatër”, të cilës i paraprinë poezia me të njëjtin titull, poashtu në vëllimin e tretë poetik “Balsami i pritjes”, poashtu edhe kësaj i paraprinë poezia “Vjeshtë në teatër”, të cilat qartësojnë ruajtjen e kujtesës dhe vazhdimësinë këmbëngulëse të autorit në forcimin e hallkës së fuqishme zinxhirore, për të dhënë e saktësuar trungun e gjallë në të gjitha pamjet për ekspozitën e arealit tonë.
Në të gjitha vëllimet poetike Avni Halimi ka sublimuar shkrimin e vargut me fuqi konkrete të ligjërimit, duke i dhënë atij sa më shumë gjak e ngjyrë burimore, kuptohet me një lidhje të pashkëputshme nëpër të gjitha vlimet e ndrrimet e kohërave. Ai ka arritur të depërtojë në thellësi të kohëve,sepse hapësira qiellore ka ruajtur të paprekur pamjen e dikurshme të trungut të vjetër. Me këtë optikë të ruajtjes e të vështrimit, autori ka shenjëzuar vijat më konkrete të atdheut të ngurtësuar, të cilat janë paraqitur në hartat e ndryshme gjatë shekujve.
Ajo që duket e ngurtë në përditshmërinë tonë, nga fillimi e deri këtu, Avniu në poezinë e tij arrinë ta shkrijë përmes hulumtimit të verdiktit njerëzor, por gjithnjë në mbështetje të fjalës së bukur artistike që mundëson vetëm magjia e figurës letrare, me të gjitha pikëtakimet e mirëfillta artistike.
Koncepcionet i realizimit të veprave poetike të Avniut kanë lidhje konvencionale në mes vete, sepse në të gjitha vëllimet, ai ka sintetizuar dhe ka ruajtur kontinuitein e brendshëm të tyre, sepse ky mabrështrim i veprave jo vetëm që ka krijur lehtësi për lexuesin, por ka për qëllim që t`i dalë në ndihmë atij për të qëndruar sa më afër vargut të tij, duke ruajtur edhe kronologjinë e cikleve poetike në të gjitha veprat .
Strukturimi poetik në veprën e tërësishme të Avni Halimit identifikohet me konkretësinë e shënimit të fjalës së kapshme, që ajo njihet në të gjitha periudhat kohore, sepse edhe protagonistët e tij janë të fazave të ndryshme historike, por fuqia e vargut në të shumtën e rasteve qëndron në gjetjen e figurave të gotitura mitogjike,e të tjera të njohura nga flora e fauna,të cilat janë po aq edhe të afërta për lexuesin e informuar, po që në vargjet e tija kanë funksionalitet të mirëfilltë artistik.
Për këtë arsye reagimet e autorit për rrjedhën e ngjarjeve të pa dëshiruara janë në harmoni me pikësynimin e tij, për shëruar atë që është e mundshme, por në ndonjë rast paradokset janë aq të mëdha sa vështirë është të gjendet mënyra e tejkalimit të tyre.
Në koloritin poetik, hyjnë dhe përmbyllen ngjarjet në mënyrë analitike, duke i dhënë atyre imperativ të nevojshëm për të kufizuar tërësinë kuptimore me lidhje të arsyeshme filozofike drejtë krijimit të një logjike funksionale e njerëzore.
Sa për ilustrim në këtë rastë po citojmë vargjet e poezisë”Ringjallja e të shenjtit”:

mes territ dhe dritës
zbriti i shenjti
më i pashmi në botë
të gjithë porteteve u dha shpirt
gurëve gojën erës sytë
mesha u mbajt te rrapi i varrit
………………………
në terr gjërat shihen më mirë
shpirtërat mbesin pa lustër
mallkimi më lehtë e gjen shtartin e vet
që rrjedh mes lindjes dhe vdekjes
kah turma që sorra ua pi mendtë
në ditën e katërt i shenjti tha-
ringjallja qenka më e trisht se vdekja
dhe
hipur mbi rrezen e shaluar
vetëtim u lëshua
në malin e përëndive *
fq.64.


*Ekspozita e kujtesës,Shkup,2006.
Vargjet e poezisë së cituar japin konceptin e përgjithshëm dhe sugjerimi vjen natyrshëm, sepse jeta prodhon situata të caktuara, prandaj objektiviteti krijon farafytyrime nga më të ndyshmet, kurse autori procesin e jetës e bënë transparent duke i dhënë edhe dimension mitik në disa raste.
Poezia e Avniut ëshët e begatshme me shprehje të leksikut të shqipes,në të ai gjenë fuqinë semantike për t`i dhënë ushqim vargut, e pastaj ai ia shuan etjen dhe me këtë fuqizohet tërësia kuptimore e poetike, kurse mesazhi vjen rrjedhshëm i kullaur, deri aty ku pritja e strehon në panteonin poetik.
Marrë në përgjithësi poezia e Avi Halimit, paqyron ambient burimor dhe frymon nga identiteti individual me koncepte të realizuara estetike e të ndërtuar me strkturë përmes një dinamike të theksuar, në të cilën lirika e shprehur qarkullon ndjeshëm në frymëmarrjen e saj, kurse gjakimi për të bukurën artikulon emancipimin e tërësishëm të kolektivitetit tonë deri në pambarim.
Pra, ai ka përdorur metrikën e lirë e të harmonizuar dhe vargu i tij shquhet për një kristalizim të brendshëm gjuhësor e stilistik,gjithnjë i stolisur me formulime e modalitete të avancimit e forcimit me tema e motive të qëndrueshme.


20 tetor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi