Nexhat Rexha: Shprishja e shtigjeve të ngrurta
Faqja 1 e 1

SHPRISHJA E SHTIGJEVE TË NGURTA
Arsim Halili: Heshtje e shprishur,Botoi “Perspektiva”Bujanoc,2009.fq. 46.
Nga Nexhat Rexha
Poezia e Arsim Halilit shtrohet si rezultat i kërkimit të ndërdijes në korelacion të kohëve, për të arritur në konstelacion te konsolidimit të vargut poetik .Vëllimi poetik ”Heshtje e shprishur”, synon të shpalosë heshtjen e vetmuar nëpër faza të ndryshme kohore,të cilat kanë njohur drama dhe sfida të pengesave të mëdha, e që nëpër këto shtigje, ka kaluar heshtja, herë e vetmuar e herë kryengritëse. Këto, skena të realitit ndëretnik kanë shafqur pamje nga më të ndryshmet, e në shumë raste efektet e tyre kanë reflektuar vetminë me zhvillimin e monologjeve të brendshme.
Për të thyer këtë ngurtësi të kohëve Arsim Halili, në këtë vepër ka arritur të artikulojë ritme të ndyshme, duke i dhënë atyre komponenta objektive të përditshmërisë, të cilat pastaj marrin zhvillim e procedim artistik.
Përmbledhja poetike ”Heshtje e shprishur”, hapet me poezinë ”Këngë atdheu”, me të cilën autori dikton mbarëvajtjen e poezive në vijim, duke shtruar përmabjtjen a veprës në dy cikle,përmes të cilëve përagatitë sfondin e poezisë dhe në mënyrën e kërkimit e të shfaqjes së jashtme e të brendshme harmonizon tematikën e vargjeve, si në ciklin e parë ”Mbaroi heshtja”, poashtu edhe në ciklin e dytë “Shtigjeve të jetës” .
Shfaqjet kohore në të dy ciklet kanë ndriçimin e vet artistik dhe në vete ruajnë dinamikën e konceptimit të vargjeve, pa iu shmangur variacioneve me të cilat autori komunikon përmes figurave e skenave ,që i ka shtruar dinamika e jetës gjithnjë me mënjamimet e frikës se e ardhmja mund të krijojë pasiguri, për të zhvilluar pastaj preokupimet, përpjekjet e kordinuara, qofshin ato në ndonjë rast edhe spontane .
Kërkesa për të theksuar dhe zbardhur ngjarjet nëpër periudha të ndryshme historike, kërkohet edhe sakrificë, e kjo rrugë e mundimshme, ka vështirësi jo vetëm të ecet nëpr të, por është vështirë të përballohet në disa raste, autori ka shfaqur të dy tabllot e saja, sepse rruga e mundimshme, kërkon energji më të madhe, duke patur parasysh potencialin e përgjithshëm që kërkon koha, sepse ajo nuk është e njëjtë për të gjithë njerëzit edhe pse hapësira gjeografike krijon të njëjtën klimë të jashmte për të gjithë banuesit e saj.
Arsim Halili, duke e njohur nga afërsia sintagmën e përgjasimeve, ka arritur të artikulojë me ndjeshmëri kërkesën për liri, e cila i ka të mbrujtura në vete rëniet dhe ngritjet e saj dhe për këtë qëllim, ai ngre zërin për të shprishur këtë heshtje monotone, në stinën e mundimeve. Ai kërkon që sa më shpejtë të kalojë stina idhnake, sepse dëmet e saj ishin të mëdha, e lutjet për stinën e dëshiruar nuk kanë të ndalur, sepse bashkë me këtë stinë të ëndrruar, rriten shpresat për ditët e dëshiruara dhe motmotet mund të këndojnë lirshëm këngën e dëshmorëve.
Hapësira ekzistenciale në periudha të caktuara kohore i ka edhe ndjenjat e pashmangshme, e ato shfaqen kur don njeriu, por në shumë raste ato shfaqen edhe pa dëshirën e tij, sepse procesi i ndërdijes të kthen më shumë në rastet ku tragjikja ka krijuar disharmoni me atë qe njeriu ka zgjedhur në shtegtimet e tija.
Për këtë arsye bredhjet e ndjenjave në shumë raste pësojnë ndryshime të mëdha brenda një kohe të shkurtër, sepse fillimi i natës dhe mbarimi i saj me ardhjen e mëngjesit krijojnë kontradikta të shpejta dhe të ndryshme e njeriu mbetet në pamje të jashmte ai i djeshmi, por në brendësi të tij vlojnë ngjarjet, kuptohet tragjikja rrënqesh më shumë e sodtija për të djeshmen dhe të ardhmen, kërkon më shumë përgjegjësi. Këtë përgjegjësi njerëzore autori e kërkon më shumë nga kolektiviteti ynë.
Kërkesa e autorit nëpër vargje shqipton procesin personal, përkundër intencave sfiduese,ai gjenë mundësi për të fokusuar dhe për të dhënë mundësinë përfundimtare të heshtjes. Në poezinë ”Mbaroi heshtja”, ai shprehet:
Të flas është dashur
Por heshtja memece
Më kaploi
Të them diçka
Dëshirova,fsheha
Fjalën nga koha
Në fundin e pa fund
Edhe pse ma ndaluat
Mbaroi heshtja....
Fq.12.
Pra,mbaroi heshtja, cila heshtje do të pyes lexuesi ?, heshtja e mundimeve, heshtja e ndalimeve të mëdha. Në këtë përceptim të formulimeve stilistikore është shprehur një botëkuptim dialektik i transformuar përmes togfjalëshit heshtje, që zhvillon kërkimin artistik me ngjyrime intime. Ai ka krijuar nostalgjinë e dhembjes për kohën, me të cilën ai komunikon, e thirrja bëhet që ajo kohë të mos kthehet më kurrë. Njëherit, përmes kërkimit të emrit të dëshiruar e mallit të pritjes për të shënuar ditarin e jetës, siç e ka piktuaruar ai vargun e tij nëpër ndrrimet e kohëve, pastaj gjegrafia poetike përkon me mjedisin autokton me të gjitha karakteristikat, që mund t`i bartë në vete vargu poetik i Arsim Halilit.
Në një pjesë të këtij vëllimi poetik, vërejmë edhe më tej mospajtueshmërinë me kohën në të cilën jemi duke jetuar e vepruar, ai ndjenë pasigurinë e të sotmes, sepse ajo duket e kjo dukje kërkon zgjidhje. Në realitet lumi Ibër sot është bërë sinonim i të keqes në vendin tonë, sepse aty nuk ke qetësi si në pjesët tjera të vendit. Kjo situatë e brengosë autorin e këto shfaqje duken më së miri në poezinë ”Mbrëmje”.
Mirëpo, Arsim Halili në këtë vepër nuk ta merr krej shpresën për të ecur përpara, ai gjenë frymëzim dhe ka mbështetje në shprishjen e kësaj ëndrre të keqe. Në poezinë ”Heshtje e shprishur”, nga e cila vjen edhe titulli i librit, gjenden mënyra për të arritur tek e madhërishmja, e kjo madhështi pikturophet përpes shkronjës L..., e cila në thellësinë e saj ruan edhe tri shkronja të tjera, e kur ato do të bashkohen domosdo vjen fjala LIRI. Këto dhe vargje të tjera harmonizohen dhe me vitet e qëndresës, që përmes unitet ,jo vetëm artistik, por edhe atij konkretizues bashkohen edhe shkronja të tjera për të arritur te shkronja U , e cila kur bashkon edhe me tri të tjera, marrin forcën dhe bashkojnë të ardhmen për të dëshmuar se tani veç ka filluar të shprishin heshtjen.
Për të shprishur këtë damkë të së kaluarës, autori ka gjetur personazhe të dalluara të kulturës dhe të rrjedhave atdhetare, që ditën të konkretizojnë ngjarje, e ata me karakterin e fortë për atdheuan e stolisën kalendarin e historisë me data të shënuara, siç është nëntori, e protagonistë që flet me nëntorët në poezinë ”Mote të kuqërremta” është plaku i Vlorës Ismail Qemali.
Në cikin e dytë “Shtigjeve të jetës”, autori ka ndryshuar qasjen e hulumtimit të këtyre shtigjeve të jetës, sepse vetë jeta ka shumë rrugë, e për të dalë nga rrugët e dilemave, që në shumë raste ato krijonë jo vetëm fatkeqësi, por ato në disa momente edhe të humbin në pakthim, ai sikur ndalet aty ku duhet të ndalet në udhëkryq. E udhëkryqet.e kohëve krijojnë pasqyrë më bindëse për ata që dëshirojnë të shikojnë vertikalisht të ardhmen, duke mos e harruar kurrë të shkuarën, sepse në poezinë ”Yje të bardhë” shpresa e njeriut është e mbushur plot me ëndrra, e këto ëndrra kanë arsye të përsëriten, sepse në brendinë e tyre ka shtegtim, e ky shtegtim sikur flet me kohët e ndryshme, të cilat janë unifikuar për të arritur te metafora e kërkuar, nëpër të cilën njeriu ynë ka bredhur, e ka vështruar e ka dashur, por që gjithnjë i ka munguar. Derisa, ka arritur të gjejë çelësin e shumëkërkuar, për të konstatuar se ai çelës ka ekzistuar ndër ne, por që sogjëratët nuk e kanë ruajtur ashtu siç duhej ruajtur ai. Pra, për të arritur unifikimin e kërkuar duhet sakrifikuar me jetën. E jeta e sakrifikuar i ka dhënë kuptim të ardhmes, këtë përcaktim konkret dhe prëfundimisht domethës e gjejmë në poezitë kushtuar: Dobrosinit, Agim Ramadanit, Adem Demaçit, Arben Xheladinit, Rexhep Elmazit, Adem Jasharit e disa dëshmorëve të tjerë.
Poezia e Arsim Halilit në këtë vëllim është e shpalosur me një gjuhë të saktësuar artistike, e cila komunikon me lexuesin pa ndojnë vështirësi, që është e rëndësishme për të arritur deri te mesazhi i kësaj heshtjeje të shprishur.Gjatë formimit të vargut, autori ka pasur kujdes, që vargu të jetë sa më origjinal. Për këtë kujdes, poezitë e këtij vëllimi në vete bartin ide konkrete dhe cilësohen për korrektësi artistike, duke mënjanuar abstraksionin që në shumë raste mund të krijojë dilema për lexuesin. Arsimi për këtë qëllim i ka dhënë qartësi dhe vizion poezisë së tij për të afirmuar botën estetike dhe të ardhmes artistike në përgjithësi.
Më 18 tetor 2009

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nexhat Rexha: Rrëmbim
» Nexhat Rexha: Enigma e kullave të boshatisura
» Nexhat Rexha:NEKI LULAJ DHE KOHERENCA NË QIELLIN DARDAN
» Nexhat Rexha:Vargje me strukturë përmbajtësore
» Nexhat Rexha: Artikulimi intim në ruajtjen e kujtesës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi