Nexhat Rexha: Enigma e kullave të boshatisura
Faqja 1 e 1

ENIGMA E KULLAVE TË BOSHATISURA
Albinë Idrizi: ”Hijet e kullave” Botoi ,”Rozafa”,Prishtinë,2009,fq.134.
Nga Nexhat Rexha
Hyrja në brendinë e romanit “Hija e kullave’ , të autores Albinë Idrizi afron ngjarje të përjetuara nga një shtresë e gjerë njerëzish e lexuesish.
Shtjellimi i ngjarjeve në roman, nuk është eksperiencë e shkrimit,por është eksperiencë e jetës, e më shumë trashëgimi,që ka prodhuar jeta me të ndodhurat e saj në Kosovë.
Narracioni i shtruar si ngjarje e si temë në roman,qartëson një periudhë kohore relativisht të shkurtër e të afërt,sapo ka mbushur dekadën e parë të jetës së saj. Përjetimi i të ndodhurave edhe si ngjarje të rrëmben të tërin,sepse ajo që rrëfehet në vepër e tëra ka ndodhur,e i pa informuari(apo i pa përjetuari i kësaj drame) mund të shtrojë pyetjen?, mund të ndodhin gjëra imagjinatave në letërsi,por sigurisht se është e vështirë të besohet se në këtë fundshekull të vriten njerëzit e pafajshëm si insekte, është kjo e vërtetë e qartësuar në roman.
Pra për ne, që i kemi përjetuar e bashkëjetuar këto ngjarje e zhvillime makabre nuk kemi dilema se a kanë mundur të ndodhin këto skena rrëqethëse në trollin tonë, ndoshta edhe me keq,por ne e shtrojmë çështjen,se; duhet të shkruhen edhe shumë vepra të tjera ,si kjo e autores Albinë Idrizi.
Duke lexuar këtë roman ,dalin në pah edhe dilema e definicione të kufizuara e të kristalizuara për artin në përgjithësi ,se dora e mendja e artistit krijon art apo arti krijon artistin për të shprehur e shpalosur ato që prodhon jeta me veçantitë e veta ,nëpër periudha të ndryshme kohore. Gjithsesi kemi një shkrirje të dy gjërave të mundshmes reale dhe vështirë të besueshme dhe asaj jo reale,por që nuk ka diçka të pabesueshme.
Krejt kjo varet nga optika e vështrimit,sepse sikur drunjtë e një mali,nëse vështrohen nga largësitë ata duken shumë të përafërt,por nëse vështrohen aga afërsia dhe njeriu hynë në brendinë e tyre, gjithsesi ndërron mendjen,se largësitë dhe afërsitë të diktojnë të ndryshosh mendimin paraprak dhe kështu njeriu me veten bie në kundërshtim.Pra,kështu edhe në romanin Hijet e kullave kemi kundërshtimin me veten edhe me protagonistin kryesor të romanit Zoran Petroviqin, i cili lufton me botën e tij të brendshme,por në asnjë moment nuk merr guximin e hapur të luftojë me padrejtësitë,që bënë funksioni i tij prej koloneli dhe ushtarët e tij,kundër një populli të pa fajshëm e të pambrojtur në shtëpitë e tyre.
Autorja në roman ka shtruar ngjarje në një pjesë të Kosovës,duke e përqendruar vëmendjen e lexuesit në qytezat ;Vicianum dhe në Skënderaj ,qëllimi i jashtëm dhe ë brendshëm është i qartë ,sepse ajo nuk dëshiron të dallojë ngjarje e personazhe,por trajton me një frymë realiste ngjarjet dhe të ndodhurat e kësaj lufte në Kosovë.
Ajo ka sintetizuar mjaft bukur nyjat e kësaj lufte dhe i ka shfrytëzuar elementet faktografike të njohura edhe për klasën politike evropiane,duke e ndërlidhur edhe lidhjen e miqësinë e Zoran Petroviqit me shokun e tij të fëmijërisë, i cili kishte luftuar në Bosnje dhe ishte plagosur,por tani heshtja dhe mbyllja në vete e Zllatos,mikut të tij, i qartësojnë të ardhmen jo vetëm të kryeprotagonistit të romanit, por përmes të cilit barten rrëfimet e kohërave e ngjarjeve ,që në vete ruajnë imazhe shumë interesante dhe me pasoja për të ardhmen e njeriut.
Mirëpo, ajo që trashëgohet e shumohet për të keq,nuk i humbë gjurmët e veta dhe gjithsesi i ka edhe ithtarët në vazhdimësi. Rrëfimet bëhen gjithherë, e ato nuk zgjedhin vend ,por gjejnë moment të përshtatshëm për t`u treguar. Kështu,rrëfimi retrospektivë për kolonizimin e tokave shqiptare dhe dominimi politik serb,sipas Programit të Naçertanias 1844, dhe tregimi i paramilitarit Marko me kolonelin Zoran Petroviq ,janë imazhe,personifikuese për tregimin e gdhendjes së shqiponjës në drurin e fatit tonë. Apo rrëfimi i Dritonit,që bënte në Beograd me eprorin e ardhshëm që vjen në Kosovë,për ta shijuar ushqimin specialitet të shqiptarëve më emrin Fli. Pra, këto dy rrëfime e të tjera, ruajnë në vete edhe anën mistike që prodhon jeta, jo kudo në botë, por në tokën e shqiptarëve këto fatkeqësi janë përsëritur gjatë shumë periudhave historike nga i njëjti okupues.
Ballafaqimi me UÇK-në,nuk doli i lehtë ashtu siç iu kishin thënë në Beograd,as kolonelit, e as paramilitarit Marko. Vrasja e familjes Jashari, komentohej në mënyra të ndryshme tek ushtarët serb.
” Që thoni ju,ai kishte qenë mor vëlla përbindësh e kaluar përbindëshit. Dhe mirë bëmë që e zhdukëm me gjithë çka kishte. Shpresoj të mos ketë mbetur asnjë farë Jashari mbi tokë............ Kam dëgjuar se disa nga ata kanë shpëtuar gjallë,- ia preu fjalën një ushtarë me zë të lartë që i buçiti si trumbetë,pasi ishte më larg tyre. Ushtari me tatuazh instinktivisht brofi në këmbë i trembur thua se Jasharajt hynë aty brenda.”fq.46.
Nami i Adem Jasharit,sa vinte e shtohej edhe në mesin e ushtarëve të kolonel Pertoviqit. Hija e këtyre kullave me gurë ,ruante e trashëgonte në vete një forcë të veçantë e dalluese ,sepse ato digjeshin ,por oxhaqet nuk shembeshin,kjo pamje diktonte të besonin në mite,se kur nuk shembet oxhaku nëpër stuhi , e ardhmja është e atij populli.
Sa zhvillohej lufta UÇK-së dhe NATO-së,aq më tepër ata tmerroheshin për të ardhmen e tyre,edhe pse plaçkitjet,dhunimet,vrasjet ,djegiet nuk i ndalnin,por në vete filluan të dyshojnë,se planet ushtarake të tyre vazhdimisht zbeheshin. Kjo e tmerroi edhe paramilitarin Marko,kush do ta imagjinonte nga ushtarët se ai një ditë do të bëjë vetëvrasje si shumë të tjerë. Këto dhe skena të tilla pasqyrojnë pamjen e humbësit dhe realen e zhvillimit të ngjarjeve në roman, e asaj që ka ndodhur para syve të botës.
Parashtrimi i këtyre skenave fuqizon objektivitetin e një periudhe historike,sa tragjike ,po aq edhe domethënëse, jo vetëm për përfundimin e kësaj lufte tmerruese,por është edhe reflektuese për atë që ka ndodhur në Kosovë mbi popullatën e pa mbrojtur.
Njëherit,autorja e ka kursyer lexuesin me përshkrime të përditshmërisë,që kanë ndodhur nëpër të gjitha vendbanimet e Kosovës edhe pse skenat e këtij tmerri janë të pa fund.
Albinë Idrizi në tërësinë e mbarështrimit të ngjarjeve e narracionit të romanit është racionale në shumë pikëpamje, e ky racionalizëm i kultivuar e begaton përmbajtjen dhe mesazhin e saj për lexuesin dhe letërsinë në përgjithësi. Pra,ideja e autores në mbarëshkrimin e fatit të kolektivitetit tonë,vjen fuqishëm përmes dialogut e më shumë përmes monologut të Zoran Petroviqit, atë e ndjekin hijet e kujtimeve,hijet e shkollimit ,ku ai është farkues i tyre,me dashje apo pa dashje,ai është epror me gradën e kolonelit dhe fundi i fundit shteti i tij i ka dhënë atij dekoratën “URDHËRI I LIRISË”,e lexuesi do të pyes të cilës Liri?.
Holucinacionet e kolonelit z.Petroviq në shtëpinë e gurtë,janë gërshetuar mirë. Ndërsa, ndjenjat për një shtresë të njerëzve,si malli e dashuria për vajzën së tij Marina në Beograd e ndjek atë kudo që shkon, prandaj edhe në halucinacionet e tij, kur përmend emrat; Liza, Marina dhe Agimi kanë peshë fajësie.
Autorja romanin e përfundon me mesazhe të qarta,sepse diktatorët at që mbjellin edhe atë kanë për ta korrur herët a vonë.
Ndërsa, ndërgjegjja e kryeprotagonistit Zoran Petroviq ,vritet edhe më shumë,para më të dashurës së tij Marinës,që vazhdimisht hija e saj e ka ndjekur.
Pra ,kur njeriu i gabuar vëhet në ngjarje e misione të gabuara, padyshim se tragjikja është e pashmangshme dhe ajo padyshim se është rezultat i një zeje me prodhime të pa vlefshme.
Përcaktimi i fatit të një individi përshkohet dhe shfaqet bashkë me tmerret, e si rezultat i zhgënjimeve të një politike grabitqare,që gjithnjë ka ushqyer veten me projekte iluzore për ta zhdukur një popull të tërë,kjo është një katarzë, që duhet të përfundojnë të gjithë ata projektues në të njëjtën kat të ferrit.
I tërë kompozicioni i romanit dhe krijimi i situatave me një arsenal të fuqishëm të bindjeve politike ngërthen në vete një galeri të identifikuar të personazheve e peizazheve që duken nga afërsia.
Autorja e riaktualozon tërë këtë proces politik duke i dhënë gjak e motivim identitetit kohor dhe njerëzor,që parashihej të damkoste tërë një populli të pa fajshëm e të pa mbrojtur.
Aktualiteti i kësaj ngjarje është gjithnjë i hapur dhe motivon relacionin e njohjes më të madhe për të djeshmen artikuluese me refleksione relaksuese për të ardhmen.
E rëndësishme është se autorja ka shtruar në roman, temën e luftës dhe ka afruar jo vetëm tabllo të të rëndësime për t`i dhënë lexuesit shprishjen e koncepteve ideologjike dhe me pasojat e saja të pa shërueshme që ka prodhuar politika gjenocidiale e intrumentalizuar nga filozofia mitike e motivuar në enigmatikën e dhunimit,plaçkitjes ,vrasjeve më tragjike dhe duke lënë konflikte të hapura për ta shfajsur veten .
Pra, vlera e romanit qëndron në korrektësinë e realizimit objektiv si dhe në mënyrën e rrëfimit klasik, e të përforcuar me anën leksikore e semantike,gjithnjë duke e ruajtur nivelin artistik, e për t`i dhënë funksion zgjidhjes së enigmës për boshatisjen e kullave ,si dhe shpalosjen e zhgënjimit të një koloneli për të bërat e tij.
Rëndësia e romanit do të rritej sikur ai të përkthehej edhe në gjuhën serbe.

2 korrik 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nexhat Rexha: Rrëmbim
» Nexhat Rexha:Vargje me strukturë përmbajtësore
» Nexhat Rexha: Shprishja e shtigjeve të ngrurta
» Nexhat Rexha:NEKI LULAJ DHE KOHERENCA NË QIELLIN DARDAN
» Nexhat Rexha: Artikulimi intim në ruajtjen e kujtesës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi