Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luan Xhuli:Homazh Zef Lekës

Shko poshtë

Luan Xhuli:Homazh Zef Lekës Empty Luan Xhuli:Homazh Zef Lekës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 31, 2009 11:56 pm

Luan Xhuli:Homazh Zef Lekës Img0613n


Luan Xhuli:Homazh Zef Lekës



Përkujtimorja e motivuar “Homazh Zef Lekës” mblodhi rreth vetes emigrantë që jetojnë e punojnë në shtetin grek. Sallën e ambasadës, ku edhe u krye ky aktivitet cilësor, e mbushën qytetarë kuçovarë, shkrimtarë dhe artistë, njerëz familjarë, miq dhe dashamirës të tij. Morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Athinë dr. Vili Minarolli, si dhe sekretari i Ambasadës, zoti Rezart Bejko.

Takimi, i cili u drejtua me mjaft finesë dhe profesionalizëm nga regjisori dhe njëkohësisht prezantuesi i aktivitetit Lefter Simoni kaloi të një atmosferë mjaft të ngrohtë, ku nuk munguan kujtimet e bashkëqytetarëve të tij, të cilët treguan arritjet dhe vlerat e artistit gjatë kohës që ai jetoi dhe punoi në qytetin e Kuçovës.

I pari e mori fjalën poeti dhe krijuesi Luan Xhuli, i cili ngrohtësisht përcolli emocionet nga takimet e tij të drejtpërdrejta të me Zef Lekën, si dhe mbresat që i kishte shkaktuar Monografia e të birit të tij Leon Lekaj “Një artist nën pentagrame të kryqëzuara”.

“Sa e sa herë mblodha grushtet duke lexuar paragrafë të tërë, edhe pse shkrimtari Leon Lekaj me mjeshtëri është përpjekur t’i largohet ndjenjës “hakmarrje” në skaje të padukshme”, tha ndërmjet të tjerave poeti Xhuli.

Ndërsa Nase Jani, bashkëqytetar i Zef Lekës i bëri një rezyme të jetës së artistit duke e vendosur atë në sfondin e kohës së vet dhe duke i bërë lidhje logjike sukseseve të Zef Lekës, sidomos atyre që kishin lidhje me muzikën në qytetin naftëtar.

Me mjaft emocione u prit edhe fjala e kryetarit të bashkisë të Kuçovës Zotit Artur Kurti, i cili e përshëndeti takimin me një mesazh të dërguar nga larg.

Thanas Boçi, studiues dhe kritik letrar, e kishte parë figurën e Zef Lekës nëpërmjet librit monografik të Leon Lekës “Një artist nën pentagrame të kryqëzuara”.

Më pas e mori fjalën edhe ambasadori i Shqipërisë Dr. Vili Minarolli, i cili solli edhe një herë të plotë skenën makabre të ditës kur artistit Zef Lekaj i vunë prangat në një mbledhje banale të frontit demokratik. Vili Minarolli u ndal më shumë tek cilësitë njerëzore të Zef Lekës, tek aftësitë e tija komunikuese me të gjithë moshat. Mbrëmjes nuk i munguan as surprizat, kur vetë i biri i artistit Leon Lekaj me fizarmonikën e tij drejtoi sallën e cila u bë unike kur u kënduan këngë të kompozuara nga Zef Lekaj, apo kur u këndua kënga e njohur “Kur prendon dielli”, me muzikë të Leonard Dedës dhe tekst të Zef Lekës. U ndoqën gjithashtu video, me këngë për fëmijë e të rritur të autorit.

I biri i tij, Leon Lekaj, foli shkurtimisht për marrëdhëniet e mira të artistit me qytetin e Kuçovës dhe ndërmjet të tjerave tha: “...Më pas erdhi ai ndëshkim absurd. Ju e dini po aq mirë sa edhe unë që vetëm tri ditë më parë se im atë Zef Lekaj të shijonte lirinë që do t’i jepte mosha e tij, në një kohë kur pritej që të vlerësohej kontributi i tij modest, hijet famëkeqe të sigurimit i vunë prangat “Në emër të popullit”. Të kujt populli? Jam i bindur se vetëm populli Kuçovës nuk do të vinte firmën tek ai akt terrori...

Në takim nuk munguan edhe kujtime të amatorëve, ku spikatën ai i Sotiraq Mishaxhit, autor tekstesh, Astrit Abazit solist, apo i Artur Qiricit, i cili në emër të shoqatës “Kuçova”, tha që ti propozohej bashkisë që një nga institucionet kulturore, apo një rruge të Kuçovës ti vihej emri i Zef Lekës.

Në fund, familja Lekaj kishte rezervuar një koktej për të pranishmit, ku artdashësit kuçovarë dhe shkrimtarë e artistë këmbyen mendime rreth figurës së Zef Lekës dhe morën librin “Një artist nën pentagrame të kryqëzuara” me autograf të autorit.



Luan xhuli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi