Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mehmet Gjata: Varfëri e skajshme në Kosovë

Shko poshtë

Mehmet Gjata: Varfëri e skajshme në Kosovë Empty Mehmet Gjata: Varfëri e skajshme në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 09, 2009 12:40 am



Mehmet Gjata: Varfëri e skajshme në Kosovë U1mehmetgjata1

Varfëri e skajshme në Kosovë

Nga Mehmet Gjata

Mbi gjysma e popullsisë së aftë për punë në Kosovë bredhin rrugëve, që do të thotë nuk kanë të ardhura, ose realizojnë vetëm kafshatën e gojës nga toka e mangët e punueshme, që për kokë banori është ndër më të paktat në Evropë. Shumica absolute e të papunëve në Kosovë janë të varfër. Shifra alarmante edhe për varfëri ekstreme

Kosova aktualisht është shumë e varfër. Dhjetë vjet pas luftës dhe afro 2 vjet pas shpalljes së pavarësisë, niveli i varfërisë ka arritur kulmin. Mbi gjysma e popullsisë së aftë për punë bredhin rrugëve, që do të thotë nuk kanë të ardhura, ose realizojnë vetëm kafshatën e gojës nga toka e mangët e punueshme, që për kokë banori mbase është më e pakta në Evropë. Shumica absolute e të papunëve në Kosovë janë të varfër, ndërkohë numri i tyre është tmerrësisht i madh. Sipas statistikave, numri i përgjithshëm i punëkërkuesve, i evidencuar në shërbimet publike të punësimit në Kosovë në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, ka arritur saktësisht në 338.534 persona. Por, kush e di sa është numri real i të papunëve në Kosovë, kur dihet se një pjesë dërrmuese e tyre ka vite që nuk regjistrohet nëpër librat evidencues të zyrave të punësimit, as të qendrave sociale, si pasojë e dëshpërimit nga punëkërkimi i pasuksesshëm me vite të tëra.
Numri i të varfërve në Kosovë po shtohet, për dallim nga shumë shtete të tjera të varfra të botës, që në këto vite kanë shënuar trendë të zbutjes së vobektësisë. Në Kosovë, që gjeografikisht është zemër e Evropës, po shtohet, ç’është më keq, edhe varfëria ekstreme. Sipas standardeve të organizmave përkatëse të OKB-së, një person vlerësohet të jetë ekstremisht i varfër nëse brenda një dite nuk ka një dollarë për të përmbushur nevojat më të domosdoshme jetësore. Ose, sipas një studimi të Bankës Botërore, të realizuar vite më parë, familja ‘tipike’ në varfri të skajshme përbëhet prej 7 anëtarësh, me një numër të madh pjesëtarësh në varësi financiare nga pjesa tjetër e familjes, dhe pranisë në gjirin e familjes të paktën e një personi të moshuar në të. Ajo banon në zonat fshatare, falë konfliktit është zhvendosur të paktën një herë dhe tani është rikthyer në vendin e saj të origjinës. Kryefamiljari është rreth 50 vjeç, me nivel të ulët arsimor, punon në bujqësi, por ka më pak se një hektar tokë dhe nuk zotëron asnjë makineri bujqësore.
Dhe persona të këtillë, pra të skamur ekstremë në Kosovë, vlerësohet të jenë diku 16-18 për qind e të varfërve të përgjithshëm. Sigurisht, ky numër do të ishte edhe më i madh sikur në hulumtimet e bëra për nivelin e varfërisë, në listën e të varfërve ekstremë të futeshin edhe pensionistët kosovarë, të cilët objektivisht me 45 euro në muaj janë skajshmërisht të varfër. Me këto shifra të vobektësisë tashmë ua kemi kaluar të gjithëve. Shqipëria, që dikur dikujt i shërbente si pikë krahasimi për nivelin e skamjes dhe për numrin e skamnorëve, ka kohë që e ka tejkaluar rangun kosovar. Por, tashmë, në bazë të të dhënave të mbështetura në disa hulumtime të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, nuk mund të krahasohemi as me taxhikistanezët dhe moldavët, me të cilët para disa vjetësh ishin si vëllezër për nivelin e varfërisë. Edhe ata tani nuk janë të varfër sa kosovarët. Sipas të dhënave, varfëria në Kosovë është thelluar theksueshëm në krahasim me 2-3 vjetët e parë të pasluftës, kur ende “pikonin” ndihmat nga bashkësia ndërkombëtare, donacionet jo të pakta që erdhën nga donatorët, kryesisht nga shtetet anëtare të BE-së, për rindërtimin dhe sanimin e pasojave të luftës dhe kur ishin të inkuadruar një numër relativisht i madh i kosovarëve në organizatat e ndryshme ndërkombëtare të instaluara në ato vite në Kosovë. Diku dy vjet e gjysmë pas luftës, një studim – hulumtim për vlerësimin e shkallës së varfërisë në Kosovë i Bankës Botërore tregonte se afro 50 për qind e popullsisë kosovare është e varfër, kurse 12 për qind prej tyre jetojnë në varfëri të skajshme. Sipas hulumtimit të Bankës Botërore, ndër shkaqet kryesore që kanë shkaktuar një tendosje afatgjatë në mirëqenien e një numri të madh kosovarësh përmendeshin “ngjarjet e dhjetëvjeçarit të fundit”. Me këtë vlerësim u pajtuan edhe ekspertët vendorë.
Mirëpo, dhjetë vjet pas dhjetëvjeçarit të dhunshëm dhe degradues që erdhi nga pushteti serb, cilat janë shkaqet e rritjes së varfërisë që po bëhet kronike.
Edhe laikët e kanë të qartë se ngecja evidente e zhvillimit ekonomik është përcaktuesi kryesor i ecurive të zhvillimeve të tjera, pra edhe të statistikave alarmante të varfërisë. Nuk ka mirëqenie, punësim, të ardhura pa zhvillim ekonomik. Ndërkohë që nuk ka zhvillim ekonomik pa vizione institucionale e shtetërore, pa investime të jashtme, pa krijimin e ambientit të shëndoshë ekonomik, pa faktorizimin e avantazheve konkurruese të ekonomisë kosovare. Nuk ka zhvillim ekonomik ku ka korrupsion, krim të organizuar dhe keqpërdorim të madh të parasë publike dhe të taksapaguesve. Për të gjitha këto dikush duhet të reflektojë ndonjëherë. Institucionet dhe përfaqësuesit e tyre e kanë në radhë të parë për detyrë këtë. Ata që ka ditë që janë bërë bezdisës dhe na kanë lodhur me “përrallat” për investime qindra milionash nëpër qendrat e Kosovës, aty ku njerëzit po vuajnë për bukë. Ata pretendentë për pushtet të ardhshëm, që asnjëherë nuk përmendën ndonjë projekt të besueshëm, qoftë edhe modest, që do të realizohej për të zbutur papunësinë, e me këtë edhe varfërinë. Fundja, këto dhe këso premtimesh u bënë edhe në garat elektorale të deritashme. Ndërsa, Kosova në vend të mirëqenies së premtuar po rrëshqet dhe po përmbytet në varfëri, edhe në varfëri ekstreme. Në këtë aspekt po bëhet adresë reference jo vetëm për hulumtuesit. Më nuk janë pika reference Moldavia, Taxhikistani, apo ndonjë shtet i varfër afrikan.


mgjata@kohaditore.com - 30 tetor 2009, Koha Ditore
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi