Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shoqatat Atdhetare e Kulturore: Ndal greqizimit të Shqipërisë

Shko poshtë

Shoqatat Atdhetare e Kulturore: Ndal greqizimit të Shqipërisë Empty Shoqatat Atdhetare e Kulturore: Ndal greqizimit të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 12, 2009 2:26 pm

Shoqatat Atdhetare e Kulturore: Ndal greqizimit të Shqipërisë U1_saranda
Ndal greqizimit të Shqipërisë
Më dt. 10 Janar 2009, ora 11. 00, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar Tiranë, 63 shoqata Atdhetare e Kulturore si dhe organizata të ndryshme jo politike nga gjithë viset e Republikës së Shqipërisë, organizojnë Tubim - Proteste me temë "Ndal greqizimit të Shqipërisë". Lutemi të merrni pjesë për pasqyrimin në median e shkruar dhe vizive të kësaj veprimtarie me përmbajtje atdhetare.
DEKLARATE PROTESTE
Drejtuar: Presidentit të Republikës, zotit Bamir Topi, Parlamentit të Shqipërisë, zonjës Jozefina Topalli (Çoba), Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha. Për dijeni: Opinionit të gjerë mbarëshqiptar, medias së shkruar e televizive, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Avokatit të Popullit. "Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm". (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 1, pika 2).
Në emër të 63 shoqatave Atdhetare e Kulturore dhe organizata të ndryeshme nga mbarë viset e Shqipërisë, pasi jemi njohur me disa deklarime me karakter antishqiptar, të transmetuara kohët e fundit nga media dhe, të pakënaqur e të indinjuar nga heshtja zyrtare shqiptare, me shqetësimin qytetar e atdhetar, ju drejtohemi juve, si persona me përgjegjësi kushtetuese për garantimin e zbatimin e saj. Deklaratat antikombëtare, bërë nga disa përfaqësues të pushtetit vendor shqiptar, në jug të vendit, prekin tërësinë territoriale të Shqipërisë, si në opinionbërje, ashtu edhe në praktikë. Ju kujtojmë se veprimet apo deklaratat e Kryetarit të Bashkisë së Himarës, z. Vasil Bollano, të Prefektit të Gjirokastrës, z. Spiro Ksera, apo edhe të ndonjë subjekti politik, që u qëndron prapa krahëve, në thelb, nuk kanë asnjë ndryshim nga strategjia e teorisë famëkeqe të "Megaliidesë", e cila synon helenizimin e Epirit të Veriut, pasi helenizuan Epirin e Jugut. Këto veprime nuk u përkasin thjeshtë "qarqeve të caktuara nacionaliste greke", siç artikulohet shpesh në shtetin fqinjë dhe te ne. Ato janë në funksion të platformës zyrtare të hershme të shtetit grek, shpallur në vitin 1844, nga ish-Kryeministri grek, Koletis, i cili shprehej se: "Vendet që duhet të aneksohen nga Greqia janë; Thesalia; Epiri; Maqedonia; Thraka; Ishujt Jonian; Kreta; Bregdeti perëndimor i Azisë së Vogël dhe ishujt pranë tij dhe, më në fund, Kostandinopoja, "kryeqyteti i madh, forca tërheqëse dhe shpresa e të gjithë helenëve". Historia na bënë apel të kujtojmë se Greqia, në sajë të përpunimit të opinionit zyrtar e qytetar të kohës arriti të shkëpusë nga trungu i viseve tona, zona të tëra shqiptare (Prevezën, Artën, Paramithinë, Igumenicën, Filatin, Dhodhon, Janinën, Mecovën, Grebenenë, Konicën, Kosturin, Follorinën e më gjerë). Ndërsa, pas vitit 1913 dhe deri në ditët tona, vazhdon punën e saj me të gjitha mjetet tradicionale e sidomos "bashkëkohor" për të rrëmbyer jo vetëm Himarën, por tërë Prefekturën e Gjirokastrës,e të Korçës. Nuk ka si të mos indinjohemi kur dëgjojmë deklarata për "Autonomi të Shqipërisë së Jugut", njëlloj si në vitin 1914, kur u shpall e ashtuquajtura "Autonomi e Vorio-Epirit" apo kur u nënshkrua "Protokolli i Korfuzit". Këto akte, shqiptarët i kundërshtuan jo vetëm shpirtërisht, por edhe me armë. Bollano e Ksera, duket se kërkojnë të ringjallin "shtetin epirot" të Zografos, dhe të zënë vendin e tij, duke harruar se këtë "shtet" virtual e varrosi koha. Ne, qytetarët e thjeshtë, jo vetëm që nuk harrojmë, por u kujtojmë këtyre zotërinjve, si dhe zyrtarëve të shtetit shqiptar, që i mbështesin, të zbatojnë ligjet e shtetit ku jetojnë dhe të respektojnë vullnetin e patjetërsueshëm të popullit shqiptar! Minoritarët grekë kanë qenë dhe janë pjesë e pandarë e shoqërisë sonë, si dhe kanë gëzuar të gjitha të drejtat që u takojnë. Heshtja që ka pushtuar qeverinë dhe Parlamentin shqiptar, mendojmë se është e pafalshme. Nuk duhet të mbetemi në ndonjë deklaratë individuale, të ndonjë deputeti që ka dënuar ashpër dhe ka kërkuar mbajtjen e një qëndrimi zyrtar ndaj sjelljeve të tilla, me të cilët ne solidarizohemi plotësisht. Zotërinj bëhet fjalë për cënimin e integritetit territorial të Shqipërisë. Deputetët dhe pushtetarët, të shkunden e të çlirohen nga ndjenja e përunjësisë dhe e servilizimit përballë diplomacisë greke, për hir të një vize, burse studimi apo mbajtjes së kolltukut, në dëm të interesave tona kombëtare. Të mos harrojmë se teoria e helenizimit bazohet në shtimin e kishave ortodokse me karakteristika të kishave greke, si dhe të shkollave në gjuhën greke,se "çdo ortodoks në Shqipërinë e Jugut është grek". Prania në krye të kishës e Kryepeshkopit grek, Janullatos, po e shpejton procesin e helenizimit të vendit tonë. Sot, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare, e cila nuk mund të quhet më autoqefale, nga 5 anëtarë, tre i ka grekë, kur dihet që ajo është shkalla më e lartë e hierakisë fetare, që merr përsipër organizimin e fuksionimin e kishës. Ne nuk jemi historianë dhe nuk kërkojmë t'ju tregojmë historinë e Epirit, pasi banimi i tij prej shqiptarëve në shekuj, është pranuar nga shumë studiues të huaj e vendës, madje dhe grekë. Por nuk mund të heshtim, pasi na dhimbset çdo gjë shqiptare. Diplomacia greke, duke shfrytëzuar zhvillimet e sotme të frymës së globalizmit, të shkuarjes drejt Evropës, po bën të pamundurën për të vënë në gjumë diplomacinë tonë dhe me anë të disa individëve servilë e të shitur, kërkon të shuajë kujtesën kombëtare, duke hequr emrat e shqiptarëve të shquar nga ndonjë shkollë a rrugë, mbylljen e ndonjë shkolle të vjetër shqiptare e hapjen pranë saj ndonjë shkollë greke. Akte antishqiptare janë marrë edhe me sulme ndaj mitit të shqiptarëve - Skënderbeut, të cilin e vlerësojnë dhjetëra vende në botë, apo dhe të Ismail Qemalit. Ndokush mund të na quajë "atdhetarë folklorikë" apo edhe "emocionalë". Por nuk është ashtu. Ne jemi me shpirt të pastërt për integrim të shpejtë të Shqipërisë në Evropë. Por nuk mund të pranojmë të tjetërsohemi si identitet, si kombësi. Mund e do të sakrifikojmë diçka nga vetja për këtë integrim, por në asnjë mënyrë thelbësoren, Shpirtin, Kombin, Atdheun tonë. Ne e njohim historinë e barbarizmave greke mbi popullin shqiptar në shekuj, por në kohën integruese,nuk është vendi për t'i kujtuar. Ne kemi falënderuar dhe falënderojmë popullin grek për pritjen e emigrantëve shqiptarë, në këtë periudhë tranzicioni, jo të lehtë për ne. Por nuk mund të pajtohemi: me mungesën e reciprocitetit në marrëdhëniet dypalëshe, ku shteti fqinj vetëm kërkon dhe ne duhet vetëm të bindemi; nuk pajtohemi me e heshtjen ndaj çështjes çame e të pronave shqiptare në të cilat duhet të gjëmojë dhe të zgjidhet në bazë të normave ndërkombëtare; me masakrën e Peshkëpisë, ku humbën jetën ushtarakët shqiptarë nga një sulm i pabesë dhe nuk u mor asnjë masë; me ndryshimin e emrave të fëmijëve por edhe të të rriturve, me anë të dhunës së "vizës" dhe "dokumenteve të lejes së qëndrimit"; ndryshimin e kombësisë me njëmijë e një falsifikime, të favorizuara dhe nga ligjet tona; me lidhjen e pensioneve të shqiptarëve që nuk kanë pasur të bëjnë fare me shtetin grek në jetën e tyre; me ngritjen e flamurit grek në qytetet tona; me shkuljen e eshtrave të fëmijëve dhe grave për eshtra të ushtarëve grekë të rënë në luftë; me hapjen e shkollave në gjuhën greke me vend e pa vend, madje pa marrë më parë miratimin zyrtar të palës shqiptare, në një kohë që nuk është hapur asnjë shkollë shqipe për ata qindra mijëra shqiptarë arvanitë e çamë; me ngritjen e varerzave për ushtarët grek të rënë në Luftën e Dytë Botërore, pa u ngritur varreza të tilla në trojet e banuara nga shqiptarë, në kufijtë aktualë të shtetit grek; me vrasjen apo torturimin e të rinjve shqiptarë nga policia greke etj. Dy vite më parë, 44 shoqata atdhetare e kulturore nga gjithë vendi, ngritën fuqishëm zërin për aktin antinjerëzor e mesjetar të zhvarrosjes së eshtrave të shqiptarëve në Kosinë të Përmetit, si eshtra të ushtarëve grekë. Edhe pse u morën disa të pandehur, ata u cilësuan të pafajshëm. Drejtësia jonë hesht për çështje madhore, siç janë deklaratat e Kserës dhe Bollanos për bashkim me Greqinë, mitingjeve në Sarandë e Himarë, vetëm me flamuj e himn grek. Hesht kur vëren se sa kalon Llogaranë, Qafë-Gjashtën e Përmetin, në celular do të dëgjosh shprehjen: "Mirë se erdhët në Greqi", shprehje kjo në gjuhën greke. Janë ngritur antena të fuqishme televizive greke në territorin shqiptar, me dhe pa leje, të cilat bëjnë që në jug të vendit të mos shihen stacionet tona, por vetëm stacionet televizive greke. Edhe ndonjë që mund të shihet, nuk ka figurë të pastër, për shkak të efektit negativ zhurmues, të antenave greke. Por askush nuk është përgjigjur. Ndër kohë po kjo drejtësi arreston dy të rinj nga fshati Toç i Tepelenës, vetëm pse kishin organizuar në fshat një miting me flamuj shqiptarë, kundër kërkesave të Kserës, ndonëse ata kishin kërkuar lejen e policisë, e cila ishte shprehur se "nuk jemi në gjendje të garantojmë rendin". Si ka mundësi, që nuk garantohet rendi nga policia, kur është fjala për të mbrojtur interesat tona kombëtare, kur po kjo polici nuk kryen asnjë veprim kur bëhet thirrje për bashkim e viseve tona me Greqinë? Nuk vepron aspak, kur një grup njerëzish të mbledhur nga kushedi se ku, bllokojnë Pallatin e Kulturës në Përmet, në emër të priftit grek, kur Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka kërkuar lirimin e tij? Ne kemi të drejtë të pyesim: Ku është shteti shqiptar? Mos kemi të bëjmë me funksionimin në jug të vendit të një shteti paralel grek?
Në datën 14 janar 2009, do të bëhet seanca gjyqësore e radhës, ndaj të rinjve të Tepelenës, që protestuan kundër Kserës. Do të gjykohen, për shkak se duan Shqipërinë! Dy të rinjtë tepelenas kryen një akt atdhetar, në mbrojtje të integritetit të territorit të tyre. "Mitingu pa leje" bëhej në kundërpeshë të deklaratave antishqiptare të Kserës, Bollanos me kompani. Por ky i fundit, edhe pse i "përfshirë në një proces gjyqësor", që tashmë ka kaluar në kalendat greke, ndjehet i paprekshëm nga ligji shqiptar. Kush ia jep këtë garanci këtij antishqiptari dhe përse ligji në atdheun tonë zbatohet me dy kute, një për qytetarin e thjeshtë shqiptar dhe një për të ashtuquajturin dhe të "paprekshmin" greko-labin Bollano, që për nga origjina e të parëve, nuk e lidh asgjë me Greqinë!? Ne, si shoqata dhe organizata, nga ky tubim masiv, ju bëjmë thirrje zotërinj pushtetarë, të ndërhyni brenda të drejtave që ju jep ligji që: Dy të rinjtë e proceduar të lihen të lirë dhe të vlerësohen e të respektohen si njerëz që përcjellin virtytin e vërtetë të atdhetarisë shqiptare. Të mbahet qëndrim, duke vënë në lëvizje mekanizmat ligjore për shkarkimin e kryebashkiakut të Himarës, z. Bollano, si dhe të Prefektit të Gjirokastrës, z. Ksera. Ne dëshirojmë shpirtërisht dhe kërkojmë praktikisht që marrëdhëniet me shtetin dhe popullin grek të njohin vetëm përmirësime mbi bazën e standardeve evropiane. Shprehim bindjen se lëshimet e paprincipta vetëm dëmtojnë këto marrëdhënie dhe janë pa të ardhme integruese. Me respekt, Grupi organizator i Tubimit
SHOQATAT PJESËMARRËSE NË TUBIM
1-Antifashizmi; 2- Aviatorët; 3-Avni Rustemi; 4-Armeni; 5-Bolena; 6-Çamëria;7-Çajupi;8-Devolli;9-Dukati; 10-Dëshnica; 11-Dangëllija 12- Familjeve të Dëshmorëve të Komnbit; 13-Federata e N/punësve dhe Pensionistëve të Shqipërisë; 14- Flota Detare; 15-Fushë Bardh 16-Gora; 17-Golemi; 18- Golloborda; 19-Halit Bërzeshta; 20 Humelicë; 21- Ismail Qemali; 22-Indentitet e Bashkim Kombëtar; 23- Krahësi; 24- Kuçi; 25- Kostur konicë; 26- Komiteti i Pajtimit të Gjaqeve; 27- Kolonja e Kurveleshit 28-Labëria; 29- Lunxherija; 30- Lopësi; 31- Luzati; 32-Mirdita; 33-Mirëkuptim e Paqe; 34-Mbarë Popullore; 35- Martaneshi; 36- Malshova; 37- Myzeqeja; 38- Mashkullora; 39- Nikaj-Mërtur; 40-Nicica; 41- Odrija; 42- Opari; 43-Organizata e Bashkimit të Veteranëve të Luftës; 44- Organizata e Ushtarakëve në Pension e të Liruar të Shqipërisë; 45- Organizata Kombetare për Dëshmorët e LANÇL. Dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut; 46- Organizata e Veteranve Internacionalisst; 47- Plagët që Flasin dhe Marëdhëniet Etnike; 48- Përmeti; 49-Puka; 50- Rrapo Hekali; 51-Sofra e Malësisë së Madhe; 52- Skëndërbegasit; 53-Smokthina; 54-Tafil Buzi; 55- Tërbaçi; 56- Tomorri; 57- Tragjasi; 58- Veqilharxhi; 59- Ushtaarkëve në Rezervë; 60-Vakëfët; 61- Vranishti; 62- Veteranët e Luftës së Kosovës; 63- Vullnetarët e Lirisë 64``Mesaplik Armen`` 65``Tre vëllazërit`` 66``Kristo Papajani`` 67``Petro Marko`` 68``Ali Asllani``

G. Ndryshe
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi