Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: "...dicka ndryshe..."-Tregim-nga-Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: "...dicka ndryshe..."-Tregim-nga-Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: "...dicka ndryshe..."-Tregim-nga-Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 17, 2009 7:50 pm

Monda Korca: "...dicka ndryshe..."-Tregim-nga-Raimonda Moisiu N1208896826_1699
“...dicka ndryshe....”

-Tregim-
Raimonda Moisiu





….Qetësia mbretëronte atë mbrëmje në park. Një fllad i lehtë përshkoi lulishten, dhe Ai hodhi krahun rrotull shpatullave të mija. Herë-herë atë qetësi e prishnin tingujt e puthjeve. E të një serenate. Dëgjoheshin pëshpërima bisedash të shkëputura në largësi. Cifte të përqafuar shëtisnin në park. Ecnim. Ndalonim. Përqafoheshim. Putheshim. Isha ngjitur me të. Tek e vështroja brenda meje fliste pasioni, si refreni i një kënge ritmike; sa më shumë rrija me të aq më shumë e doja botën që më rrethonte, aq më shumë dashuroja në këtë botë;ATË!
Teksa më vështroi, - kuptova se lexoi ndjenjën time. Më buzëqeshi. Më tërhoqi më shumë pas vetes.
Cdo gjë ndjeheshe e re për mua. Dicka që unë gjithmonë e pata dëshiruar.
Dicka ndryshe!
Flladi u bë pak më i cmëndur. Dritat e lulishtes përkundeshin si flaka e qiririt.
Mora frymë thellë.
-A je mirë??- pyeti Ai.
Tunda kokën në shënjë pohimi.
-Unë i dua pemët, lulet, barin….. ! Janë të bukura!
I buzëqesha
Ngula vështrimin në sytë e tij. Ata ishin të kaltër si thellësia e detit. Floku i tij ishte pak i gjatë , kacurrelat i binin paksa në ballë. Ishin akoma ngjyrë kafe, po aty-këtu i dalloheshin thinjat.
- U gëzova që erdhe.
-Edhe unë!
-Shumë e bukur lulishtja!
Në vënd që të më përgjigjej, nguli sytë në fytyrën time, në sytë e mij, flokët m’i lëmonte me njërën dorë, me tjetrën më shtrëngonte duart.
Vështronte ato. Buzët e tij prekën ato. Dëshiroja atë cast të bëja edhe unë të njëjtën gjë. U prapsa.
-Po –tha ai- sepse TI je këtu!
-Kam ndryshuar shumë!-mërmërita
Ndjeva emocione të ma përshkonin trupin teksa sytë e tij ishin ngulur te unë. Gjoksi më gufonte.
Po - tha ai me zërin e vakët. Ti je e bukur!
Vazhdonte të mbante duart e mija të lidhura me të tijat. U trondita. Cfarë po ndodhte në zemrën time???!
Zemra!
Të jep shumë liri të bësh atë c’ka dëshiron dhe kur dëshiron.
Zemra!
Është si kompozitorët e muzikës! Që zgjedhin fjalët –“dashuri, i dashuruar” në këngët e tyre.
Dashuri!
Të dashuruar!
Këto fjalë më shkaktonin emocion. Më lumturonin. Ëndërroja. Ishte ëndërr e vërtetë. E bukur.
U ulëm. U shtriva mbi barin e njomë. Vështroja degët e larta që dukej sikur preknin qiellin. AI mbështetur mbi njërin bryl, më ledhatonte fytyrën me degën e mbushur me gjethe e frute bliri. Përmes gjetheve vështroja yjet në thellësinë e blusë së errët të qiellit. Kisha etje.
-Kam etje!-thashë
-Etje?? – pyeti ai. Frytet e blirit mbuluan buzët time. Më pas buzët e tij. Të dy thithnim nektarin. Shuanim etjen. Lëviza disi.
-Shshsh-bëlbëzoi ai-Do të tregoj dicka të bukur.
Ndjeva gjakun të vërshonte ndër damarët e mij. Unë isha…..prekja e tij….. e lehtë.
Puthja e tij….e nxehtë.
Buzët e tij zjarr!
Krahët e tij me mbanin fort. Thellë në qënjen e tij strukej pasioni.
-Të kam ëndërruar –I thashë. Gjithmonë ëndërroja për ty. Zëri im doli si një kuakje. Ndjeva gishtat e tij, të më krihnin flokët. U ktheva me fytyrë nga ai. Pastroi gjethet dhe frytet e blirit të ngjitura në faqet e mija. Më puthi. Buzët tona u ngjitën. Ai ishte aty! Ia rrëmbeva duart nga kycet, prekja krahët e tij. Merrja frymë shpejt. Ai nuk fliste. Vështronim njëri tjetrin. Në kërkim. Të zbulonim sekretin, - të vërtetën; c’po ndodhte. Më puthi ballin. Vetullat. Qerpikët.
U ndjeva mirë!
-Ti e di, apo jo? Nuk mund ta besoj që të kam pranë-pëshpëriti Ai. Ato fjalë nënkuptonin shumë për mua. Trupi më dridhej. Në cast mendime të ndryshme më silleshin në tru.
-Nuk kemi më sekrete – I thashë
-Jeta, dashuria është plot me sekrete!-tha Ai duke përsëritur disa herë emrin tim.
-Të dua!- tha Ai. Më tërhoqi fort pas vetes. Më puthte…puthte…puthte..
Papushim. U shkriva në krahët e tij. Kishte shpatulla të forta. Frymë nuk arrija të merrja.
-Edhe unë të dua! Mos u largo!-iu luta.
Dhe Ai më puthi përsëri…fort…fort…një puthje e zgjatur …më e gjata, më e ëmbla, më e nxehta në këtë apo në tjetër botë…Zogjtë e natës cicërinin muzikën e tyre në pemë.
-Jeta ka plot sekrete!-mendova
Përpiqesha të lidhja fjalët, ndjenjat, emocionet që më kapën. Asgjë më shumë në jetën time nuk më pati bërë të ndjehesha më shumë se kurrë e dashuruar – faktin e një ndryshimi te unë.
Fjalët!
I doja! T’i hidhja ashtu si i ndjeja në një serenatë, e për më tepër dëshiroja ta bëja atë cast, tani që isha e shtrirë pranë tij. T’I tregoja të gjitha sekretet, dëshirat, pasionet. Mbi të gjitha - shpërthimin e ndjenjave të mija. Atë c’ka edhe unë ndjeja për TË!
-Edhe unë të dua!-I pëshpërita.
Të dy treguam sekretet, vëndet ku ishim, njerëzit që njihnim, gjërat që ëndërronim t’I realizonim një ditë. Mësuam se fjalët;
Dashuri, Të dua, i Dashuruar ishin lidhja jonë. Pëshpërimat, guitjet, ofshamat tona ishin muzikë.
Atë cast vetëm dëshiroja ATË! Ndjenjat kishin triumfuar me shumë se cdo gjë e fuqishme. Ato po më sfidonin.
Të dy….. Humbëm në barin e njomë, poshtë strehës së degëve të blirit, e serenatës që këndonte bilbili…
Jeta ka sekrete!
Dashuria është sekreti i saj……
“Mirëupafshim”- është rruga drejt një fillim të ri---është sekreti i ndryshimit!


Raimonda Moisiu
Hartford CT USA.
Nentor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi