Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Gjurmet e dhimbjes - duke ndjekur emisionin "Njeres te humbur" - Tregim - Nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Gjurmet e dhimbjes - duke ndjekur emisionin "Njeres te humbur" - Tregim - Nga Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Gjurmet e dhimbjes - duke ndjekur emisionin "Njeres te humbur" - Tregim - Nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 05, 2010 2:43 pm

Monda Korca: Gjurmet e dhimbjes - duke ndjekur emisionin "Njeres te humbur" - Tregim - Nga Raimonda Moisiu


Monda Korca: Gjurmet e dhimbjes - duke ndjekur emisionin "Njeres te humbur" - Tregim - Nga Raimonda Moisiu 7417_1250244895436_1208896826_30788981_4319619_n

“…duke ndjekur emisionin “Njerës të humbur”….”

Treni ecte me shpejtësi në shinat e hekurudhës që gjarpëronte mespërmes fushës me grurë, duke ndarë blunë e qiellit dhe blerimin e tokës. Unë dhe nëna fërkonin shpatullat e njëra -tjetrës, të ulura në stolin e fundit të vagonit. Vështronim barin, vreshtat, pemët që treni linte pas. Ato fshihnin diku fëmijërinë time, gjithë atë kohë, kur nëna morri trenin, duke më lënë aty të mallosur për të. Kujtimi I vjetër më trazoi stomakun. Tak-tuk, tak – tuk, bënin rrotat e trenit mbi shinat, gjuha e të shkuarës dhe e së ardhmes. Fytyra e nënës ishte e butë. Sytë e zinj më vështronin me dashamirësi, premtues, vështrim që më jepte gjithshka unë dëshiroja. Caf –cufet e trenit më kujtonin të kaluarën, kohën e rinisë, rënjet e ngritjet, ndërsa vitet rrëzoheshin si petalet në një kopësht të bardhë, dhe tingujt muzikorë gjuanin ëndërrat e mija. Vështroja gishtat e këmbëve ndërsa sillja nëpërmend një pjesë intimie të jetës së saj. Nënë ku je tani…. Edhe në rast se ti je me mua, këtë cast ti ke ikur!

******

Në imagjinatën time, stacionin e trenit e përfytyroja si qëndra e universit, me shinat që kryqëzohen, shkojnë e vijnë në të gjitha drejtimet. Njerëzit që prisnin dhe dridheshin nga ftohtësira e erës, flokët e shpupurisura në ajër, kur treni kalonte pranë me furi. Për mua - Krasta ,- qyteti I erës- sic pata dëgjuar gjyshen dhe nënën ta thërrisnin më dukej fundi I një bote të njohur. Për ne të dyja-Nëna dhe Krasta ishin mallëngjenjëse dhe rrënqethëse. Brenda mirësisë e fuqisë së tyre – një sekret - ishte kredhur. Një sekret që vlonte brenda gjakut tim. Sekret që më pat munduar tërë jetën. Cfarë ndodhi që nëna iku??? Po babai? Kisha vite, vite, qëkur kisha ardhur ndërmënd e mija, të zbuloja të vërtetën, të gjithë historinë e jetës sime. Askërkush nuk kishte dijeni për këtë fakt të dhimbshëm. E ndjeja atë thellë në shpirt, në një vënd të heshtur, të dëshpëruar. Ndjeja krisjen që po plasaritëte jetën time. Dielli kuqëlonte qiellin në perëndim, aty ku syri dëshironte të qetësohej në këtë hapësirë.

*******

Kur na la babai, unë dhe nëna erdhëm në Krastë, në vëndin e origjinës. Nuk dija shumë, përvecse ai iku një natë me shi dhe nuk u kthye kurrë më. Sa herë shikonte fotot e tij, nëna qante. Shpesh ajo më tregonte një foto bardhë e zi, një burrë të veshur me rroba ushtrie mbështetur te një godinë me tulla të kuqe. Me gishtat e saj të hollë, ajo vendosi foton e saj ngjitur me atë të babait. Dallohej barku I madh.

-E bëra këtë foto një natë para se ti të lindje. Ishte një natë e ftohtë marsi. Cfarë mrekullie ishte për nënën tënde, -më thoshte, sa herë për atë foto. Ajo shpesh fliste rreth vetes së saj, sikur ajo ishte dikush tjetër. Më kujtohet, kur nëna lexonte deri natën vonë, duke futur gishtat mes kacurelave të flokëve që I binin mbi supe. Drita e zbehtë e neonit, shëndriste si një kurorë, mbi kryet e saj. Sa herë dëshiroja që nëna të më kruante kurrizin me thonjtë e saj të mprehtë, kur shtrihesha pranë saj. Përherë të parë hipa në tren, kur u shpërngulëm dhe u vendosëm në Krastë. Oshëtima e burisë , caf-cufet, zhurrma e motorit dhe e rrotave të tij, më ngjanin si monstra të frikëshme përgjatë shinave. Shikoja njerëzit që punonin në fushat e mbjella me grurë, perime, sera, fruta. I përshëndeja. Disa prej tyre ma kthenin përshëndetjen. Natën e parë fjeta në një krevat portativ që gjyshja e ruante për miqtë. Një përde e trashë ngjyrë e blertë varej përgjatë dritares. Të dyja me nënën fjetëm deri mesditën e ditës tjetër. Nëna kishte veshur këmishën e natës prej pambuku, ndërsa unë , pixhamat me vija të bardha e të zeza. U tulatëm brenda carcafëve të pastër, dhe fjetëm nën ritmin e ëmbël të gjinkallës. Ishte një nga momentet më të bukura të jetës sime. Kurrë nuk e harroj! Ditën tjetër hëngrëm byrekun që kishte pergatitur gjyshja. Zëri I gjyshes ishte I butë, duart e saj më ledhatonin, ndërsa m’I krihte flokët e gjatë dhe bënte gërshetin. Më buzëqeshte me ata sytë e saj ngjyrë kafe e të ngrohtë. Ajo ishte shumë e dashur me mua dhe gjithmonë më thërriste: -Llokumi I gjyshes! Por nëna dhe gjyshja gjithmonë më trembnin kur grindeshin me njëra tjetrën. Nga frika fshihesha nëpër shtëpi, ndërsa ato I bërtisnin njëra tjetrës dhe më pas qanin. Më bënin që të më kalonin mornica nëpër lëkurë. Kruhesha, derisa lija shënja të kuqe në të. Tymosnin cigaret njëra pas tjetrës derisa dhoma mbushej me tym. Kur nëna shkonte në punë ishte qetësi në shtëpinë e gjyshes. Hapja dritaret dhe ajri I pastër hynte në dhomë. Gjyshja më tregonte përralla dhe unë bëja flluska sapuni në një kanace. Me një shkop të gjatë bëja figura në zhulin e tokës. Më mësoi të haja rrushka të thata. Fillova të lidhja fjalët në përrallat me Hirushen, Ujku dhe Kecat. Ia tregoja unë gjyshes. Cdo ditë mezi prisja nënën të kthehej nga puna, të dëgjoja zërin e saj të ngjirur, të më ledhatonte, përkëdhelte, përqafimet e puthjet e saj. Por…..

******

…..një mbrëmje cdo gjë ishte ndryshe. Nëna bërtiste. Flaku cantën. Ndizte cigare pas cigareje, rrudhat përqark syve ishin thelluar akoma më shumë. Gjyshja u zemërua shumë, por e mbante inatin përbrenda. Unë I vështroja të dyja. Vendosa pjatat mbi tavolinë. Më në fund ajo shpërtheu; -E urrej këtë vënd!- tha nëna duke përplasur këmbët fort. Gjyshja shtrëmbëroi buzët. Zërat e tyre të zemëruar, të inatosur, të lartë, ngjanin si krakama e sorrave. Më pas dicka ndodhi. Nëna heshti. U frikësova shumë. - Do të iki, iki larg! Sa më larg! Nuk mundem më! Nuk mund ta shpreh se si u bëra atë cast. E kuptova që ajo do të ikte pa mua. Do të largohej përgjithmonë! Vështroja atë ndërsa ecte lart e poshtë nëpër dysheme. Rrudhat e fytyrës iu shtuan më shumë. U ula në dysheme dhe kaloja gishtat në të carat e qylymit. Dëshiroja të humbisja në ato si në një pyll të errët të përrallave me Hirushen. Askërkush të mos më gjente më.

******

Të treja po prisnim trenin. Një dhimbje kisha në gjoks. Zymtësi dhe ftohtësirë kudo në qënjen time. Dridhesha si një pulë e plagosur, që sapo ja kanë shkulur pendët. Si po ikte? Si po më linte mua aty me gjyshen??? Nëna qëndronte disi e vecuar nga ne, për të na treguar se ajo po largohej vetë! Tmerrohesha kur mendoja që treni do te vinte nga minuta në minutë dhe do të merrte nënën time. Njerëzit po bëheshin gati, duke tërhequr cantat zvarrë. Disa fëmijë vraponin lart e poshtë. Fjalët që nuk munda ti thosha më mbetën në grykë. Desha të vrapoja ta rrëmbeja në krahët e t’I lutesha :-Mos ikë nëna ime! Por unë e di që nëna dhe gjyshja nuk dëshironin që unë ta bëja atë. Nuk dëshiroja t’I mërzisja atë moment. Biles nuk dëshiroja as të më vështronin me ata sytë e tyre zhgënjyes. Nuk mundesha më! Po rezistoja!

Era e Krastës fryhu. Fustanin prej fanellate që kisha veshur e coi lart. Buria e trenit oshëtiu. Një dhimbje si e prerë me thikë ma përshkoi trupin. Një dëshpërim më rëndonte në mushkëritëMbajta frymën, për të mos qarë.Treni ndali në stacion duke flakur dhe ndër këmbët e mija. Presioni I ajrit më përhapi flokët ngado mbi kokë e shpatulla. Një britmë doli nga goja ime, por askush nuk e dëgjoi. Lokomotiva e madhe e frikëshme, do të largonte nënën nga unë. Nëna më mbështolli me shallin e saj. Më shtrëngoi fort. Ndërsa më lëmonte mua, u përkul. I dha një puthje gjyshes. Më pushtoi përsëri lehtë, e trembur se mos unë I ngjitesha pas. Aroma e saj më pushtoi të gjithën. Rrudhat iu zhdukën. Ndjeva ritmin e takave të saj tek largohej. Dukej e gëzuar atë cast. Ndërsa ngjitëte shkallët e vagonit dielli I ndricoi fytyrën. Nëna ime ishte shumë e bukur. -Nënë, nënë,- mërmërita me vete, duke vendosur gishtat poshtë hundës t’I merrjja erë aromës, të thithja kujtimin e saj. Sa shumë dëshiroja të isha në tren si atë ditë kur erdhëm këtu. Kur gjyshja hodhi vështrimin te unë, vura re dëshpërimin në sytë e saj. Nëna iku përgjithmonë! Më la aty në stacionin e trenit, të mallosur! Oshëtima e trenit mbeti tërë jetën në veshët e mij. Në ëndërrat e mija, biles edhe kur isha zgjuar. Kënga e trenit, forca dhe premtimi I trenit, u ngulitën thellë në shpirtin tim përgjithmonë.

Epilog

Si një fëmijë I braktisur, unë mundohesha të dhuroja vetëm dashuri. Dhashë gjithshka nga thesari I shpirtit tim, për të erdhur kjo ditë, të shihja nënën time përsëri!



Raimonda Moisiu

Hartford CT USA

Dhjetor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi