Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalosh Çeliku: Mjekërbardhi njëqindedyvjeç: Xha Deralla

Shko poshtë

Kalosh Çeliku: Mjekërbardhi njëqindedyvjeç: Xha Deralla Empty Kalosh Çeliku: Mjekërbardhi njëqindedyvjeç: Xha Deralla

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 20, 2009 1:52 am


Kalosh Çeliku: Mjekërbardhi njëqindedyvjeç: Xha Deralla U1_KaloshCelikuKALOSH ÇELIKU

MJEKËRBARDHI NJËQINDEDYVJEÇ:
XHA DERALLA

Vite me radhë jemi përpjekur të organizojmë një manifestim kulturor: Ditët e Humorit dhe Satirës, në Kërçovë. Po, nuk e deshi Zoti deri në vitin 2003 t’ia hedhim themelet. Vendimin e morëm si Shoqatë e Shkrimtarëve Shqiptar që në vitin 1999, në Shkup. Pse, e zgjodhëm si qytet mu Kërçovën? E zgjodhëm se, në Cërvicë të Kërçovës ka jetuar dhe vepruar njëri ndër humoristët dhe satiristët më të mëdhenj shqiptar: Xha Deralla. Nasradin Hoxha nuk dihet me siguri a ka jetuar dhe n’çvend, dyshohet se është personalitet i trilluar nga populli. Xha Deralla ka vendlindje dhe krijime humoristike e satirike. Dy: në Kërçovë më shumë se në çdo vend tjetër ka shkrimtarë që merren me humor dhe satirë.
Në vitin 1999 plasi edhe lufta në Kosovë. Probleme kombëtare, politike dhe vështirësi ekonomike, të cilat i përballonte në atë kohë me vështirësi Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë. Përveçse me organizimin e jetës kulturore në IRJ të Maqedonisë, duheshte të merret edhe me strehimin e shqiptarëve kosovarë të dëbuar nga trojet e tyre etnike. Reagimeve me anë të kumtesave kundër dhunës në mjetet e informacionit dhe deri tek organizatat e ndryshme botërore. Përkrahjen që i dha vite me radhë Universitetit të Tetovës. Organizimin e manifestimeve kulturore tradicionale ndërkombëtare: “Ditët e Naimit për Kosovën” dhe “Takime nën Rrap”, që i kishte mbi shpinë. Edhe atë, dihet në mes të dy zjarreve: nga njëra anë sllavomaqedonëve dhe nga ana tjetër mashave shqiptare, që i ngatërroheshin nëpër këmbë. Megjithatë, qëllimi dihej: Rruga për në Baba Tomorr. Patjetër, duhej hip në Baba Tomorr. Vendin e Perëndive: ku pihej vera, shkruhet poezi dhe bëhet dashuri. Qe, e para që vite me radhë edhe në krizë lufte i tuboi shkrimtarët nga të gjitha trojet etnike dhe Diaspora.
Dhe, kështu nga viti në vit shtyhej ky manifestim kulturor. Nuk e donte Zoti të hipim në Baba Tomorr. Në vitin 2001 plasi lufta në IRJ të Maqedonisë. Edhe një vit humbje. Dhunë. Flakë. Frikë. Varfëri. Viti 2002, me probleme edhe më të mëdha politike e ekonomike. Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar, përsëri ballafaqohej me vështirësi të mëdha ekonimike e politike. E vazhdonte jetën mes dy zjarreve, si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar paralele në IRJ të Maqedonisë, (sipas sllavomaqedonëve), ku gati për çdo vit konkuronte në Ministrinë e Kulturës sipas konkursit të hapur me programin e vet. Në mes të tjerave edhe me këtë manifestim kulturor, Ditët e Humorit dhe Satirës: XHA DERALLA, në Kërçovë. Po, fatkeqësisht nuk ndihmohej ky manifstim kulturor i vetëm në IRJ të Maqedonisë, ku vetë një manifestim të këtillë nuk e kishin sllavomaqedonët. E shi, sipas tyre donin ta organizonin shqiptarët. Vite me radhë u shpeshtuan sulmet ndaj Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar. U angazhuan edhe mashat shqiptare të strukura në Ministrinë e Kulturës. Programet e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar edhe pse ndihmoheshin me shuma materiale qesharake, përsëri paguheshin të cunguara dhe me vonesë të madhe. Ose, nuk paguheshin fare.
Në fund, i përveshëm vetë duart deri në bërryla dhe në vitin 2003 për herë të parë i shtimë themelet manifestimit të parë kulturor, Ditët e Humorit dhe Satirës: XHA DERALLA, në Kërçovë. Erdhën satiristë nga të katër anët e Atdheut. Kërçova ato ditë kishte festë poetike. Katundarët e Xha Derallës në mes të fshatit e shtruan edhe Drekën poetike - satirike. Poezitë e tyre i lexuan penat më të njohura të humorit dhe satirës shqiptare. Artisti popullit për disa çaste në mesin e fshatarëve i solli për herë të parë edhe vargjet satirike të Ali Asllanit: “Hani, pini dhe rrëmbeni...”
Dhe, ja pas kaq vitesh lufte për kulturë shqiptare, me forcat tona, ndihmën e miqëve, Klubit të Shkrimtarëve “Mugullimi”, në Kërçovë dhe mbështetjen minimale materiale të Ministrisë së Kulturës, pronarit të Hotelit “Kërçova”, z. Vllado Toleski dhe Xhemës, pronarit të lokalit “Roma”, ky manifestim kulturor arriti të mbahet për herë të dytë në Kërçovë. Njëherit të tubojë penat më të njohura të humorit dhe satirës nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe Diaspora, me një qëllim: të bëhet tradicional dhe ndërkombëtar, të ketë jetë të gjatë, sa vetë satiristi Xha Deralla brez pas brezi në popull. Edhe, sa vetë Çifligu i Xha Derallës, te Përroni i Thanës, ku zogjtë i kanë ndërtuar çerdhet dhe për çdo pranverë ia thonë këngës mes atyre maleve.
Dhe, dhashtë Zoti, vitin tjetër që vjen, në fshatin Cërvicë, vendlindjen e Xha Derallës e zbulojmë edhe përmendoren e tij, vendin e preferuar të tij gjatë verës, te Ureja, ku rrinte te porta plaku mjekërbardhë njëqindedyvjeç dhe u kishte vënë pusi me anekdota xhandarëve të serbit, rrëzë maleve të Çelvjollcës...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi