Kalosh Çeliku: Ma ka lёn-e, ma ka lёn-e nёna amanet-e
Faqja 1 e 1
Kalosh Çeliku: Ma ka lёn-e, ma ka lёn-e nёna amanet-e
KALOSH ÇELIKU
MA KA LЁN-E – MA KA LЁN-E
NЁNA AMANET-E
E njohin gati tё gjithё kёtё personazh tё kёtij rrёfimi modern. I madh e i vogёl. Shpeshherё edhe i duartrokisin kur e takojnё nё rrugё: edhe njё! Edhe njё! Jo, u pёrgjigjet artisti, pёr sot mjaftё e keni njё. Shkaku se: mund tё hani dru. Dru. Vite me radhё e kёndon tё njёjtёn kёngё, lyp dhe shёtitet duke u pёrkundur si endacak rrugёve tё Shkupit. Tavernё mё tavernё. Edhe nё Tetovё del ndonjёherё pas lekut. Askushi, ose pak vetё e dinё se kujt kombi i takon: i flet disa gjuhё tё rrethit ku jeton rrugёve tё Shkupit. Nuk ka urrejtje ndaj mesit, popujve me tё cilёt e kalon ditёn. Nuk i takon asnjё partie politike. Nuk shkon nё xhami t’i falё tё pesё vaktet si Haxhi Deputeti pёrpara kёmbёve tё Hoxhёs. Nuk shkon as edhe nё kishё t’i rrёfehet Priftit. Sytё i shkrepin xixa dashurie. Ndoshta, di edhe ndonjё gjuhё botёrore. Ku ta di unё. Nuk ёshtё kjo aftёsi gjithaq e rёndёsishme, aq sa ёshtё kёnga e tij patriotike nё gjuhёn shqipe nёpёr Bit – Pazar.
Lypёs i rrallё, qё ditёnatё kёrkon lekё dhe kёndon nё gjuhёn shqipe: ma ka lёn-e, ma ka lёn-e nёna amanet-e... Pёrmёtepёr, kёtё kёngё e kёndon tё pёrcjellur edhe me gjeste e pёrdredhje tё trupit e bythёve nё gjuhёn shqipe. E merreni ju me mend, shqiptarёt me çka krenohen mё sё tepёrimi si popull?! Nuk ma lejon goja, dhe nuk ma shkruan dot lapsi mes kёtyre rreshtave si shkrimtar gjoja i “moralshёm”.
Dhe, dorёn nё zemёr, personazhi im i kёtij rrёfimi tё pazakonshёm e ka goditur nё shenjё me kёtё kёngё patriotike. Prandaj, edhe fiton mё shumё se lypёsit tjerё lekё. Ec, e mos i jep lekё kёtij heroi tё ditёve tona nё Bit – Pazar, kur e shtri dorёn me kёngёn: Ma ka lёn-e, ma ka lёn-e, nёna amanet-e… I pёrdredh bythёt, kёputet nё midis, paket duke bёrё me duar gjeste artistike, thua ti se ёshtё duke e bёrё atё punё tё grave nё mes tё rrugёs, para kalimtarёve.
E çuditshme, ky lypёs nuk ёshtё si lypёsit e tjerё tё zakonshёm qё i shohim pёrditё se si enden rrugёve tё Shkupit: te Ura e Gurit, nё ndonjё kёnd tё rrugёs ku u kanё vёnё pusi kalimtarёve, ose para derёs sё xhamisё ditёn e xhuma (premte), kishёs tё dielave. ~shtё lypёs i veçantё, origjinal. Kryevepёr e kёsaj kohe shterpё, qё di tё pjellё vetёm viça tё palёpi. E provokon kalimtarin e rastit, e sidomos shqiptarin qё mezi pret ta takoj ballё pёr ballё nё rrugё. Ndonjёrit, qё nuk e kupton kёngёn e tij patriotike, ose ia shan para syve, ia bёn me shenjё tё dorёs nё fyt, improvizon se ia pret kokёn. Dihet, kjo sjellje kёtij lypsi ose tё çmenduri, i thuani ju si tё doni, shpeshherё i sjellё nё rrugё si shpёrblim edhe ndonjё shqelm tё mirё bythёve. Po, jo nuk mёrzitet shumё lypёsi i ditёve tona heroike “demokratike”. E di ky burrё lojёn e pёrditshme pёr tё fituar bukёn e gojёs se, çka ka nё gjak mё sё shumti shqiptari. Edhe e kёnaq publikun e tij nё rrugё duke dhёnё shenja profetike me dorё e kёmbё, si njё artist i pёrkryer rruge. E besoj se, lexuesi i nderuar e di ku e kam fjalёn. Shkaku: e pёrsёris edhe njёherё, nuk ma lejon “morali” im i lartё i shkrimtarit t’i pёrshkruaj aq me besnikёri ato shenja “patriotike” nё mes tё rrugёs. E dini ju, edhe unё jam shqiptar shumё i “moralshёm”, aq sa nuk bёj asnjё mёkat edhe me gruan time mё tё mirё nё botё me tё cilёn e ndaj shtratin. Fёmijёt, si tё gjithё shqiptarёve edhe ne, na i ka sjellё lejleku. E them kёtё se: ne shqiptarёt mbi tё gjitha jemi shumё tё moralshёm dhe besnikё ndaj grave. Megjithatё, ata qё e njohin dhe e kanё parё kёtё lypёs rrugёve tё Shkupit, e dinё se ku e kam fjalёn. Dhashtё Zoti, nuk u shkon mendja pёr keqkuptime, po e zgjidhin kёtё rrёfim tё lidhur nyje, ashtu siç i ka hije.
Lypёsi im kёngёtar i kёtij Qyteti ёshtё edhe shumё intelegjent: nuk i kёrkon lekё çdo kalimtari, i di ai klientёt e vet besnik. Pёrmёtepёr, edhe nuk vjedh si “lypёsit” e tjerё, qё u vёnё pusi kalimtarёve te Ura e Gurit. Ua zbrazin xhepat. Kundёrshtarёt, i provokon edhe mё keq: me shenjёn e heqjes sё kokёs.
~?! Vёrtetё kemi tё bёjmё me njё lypёs tё pazakonshёm, modern tё kёsaj kohe. Hero buke tё rrugёve tona nёpёr Bit – Pazar. E kam shёtitur botёn, po ja qё nuk mё ka ra rasti, zёnё syri tё shoh sojin e kёtij lypёsi evropian.
Lypёsit, qё kёrkon lekё duke shitur artin e tij modern sokaqeve nёpёr Bit – Pazar tё Shkupit. Dhe, kёndon kёngёn: ma ka lёn-e, ma ka lёn-e, nёna amanet-e…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Poezi nga Kalosh Çeliku
» Kalosh Çeliku: Urime, Delvina!
» Kalosh Çeliku: Oda e miqve
» Kalosh Çeliku: Unë puno për popull e ai për gra
» Kalosh Çeliku: Komunist i arratisur
» Kalosh Çeliku: Urime, Delvina!
» Kalosh Çeliku: Oda e miqve
» Kalosh Çeliku: Unë puno për popull e ai për gra
» Kalosh Çeliku: Komunist i arratisur
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi