Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blerim Rrecaj: Paszgjedhjeve ftesë për zgjidhje

Shko poshtë

Blerim Rrecaj: Paszgjedhjeve ftesë për zgjidhje Empty Blerim Rrecaj: Paszgjedhjeve ftesë për zgjidhje

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 20, 2009 1:59 am



Blerim Rrecaj: Paszgjedhjeve ftesë për zgjidhje U1_BlerimRrecajPaszgjedhjeve ftesë për zgjidhje

Nga Blerim Rrecaj

Sot pak më të qetë emocionalisht. Dje ditë e gjatë dhe në pritje të rezultateve. Përballë ekraneve televizive. Dhe për pak momente kujtonim se ishim para festës së vitit të ri. Ndonëse dje ishte 15 nëntor.Dhe shumë zhurmë vazhdon të bëhet për bojkotin e përsëritur të votuesve. Dhe për gjëra të tjera që kanë të bejnë me zgjedhjet… Po afrohet edhe njëra prej datave më me rëndësi të kombit tonë, pra 28 nëntori. Dhe kjo datë do të na e kujtojë se çështja e kombit tonë vazhdon të jetë e pazgjidhur. Ka kohë që e presim nëntorin e tretë. Të tretin të vërtetin. A thue do ta presim më 2012?! I bie 100 vjetori i një rruge që ka mbetur e pakurorëzuar deri sot. Kështu dëgjova gjatë një bisede me njërin nga shokët.Dhe do të na kujtohet një përmbledhje e shkurtër historike për këtë datë të rëndësishme. Dhe plot gjëa tjera që kanë të bëjnë me të. Qofshin ato rrëfime të dëgjuara apo edhe përjetime të vetjetuara. Prej një date e një ideali prej të cilit nuk mundeshim e nuk mundemi të ndahemi sa edhe prej vet qenies e shpirtit tonë. Sepse përpjekjet për ribashkim mirëqenie e zhvillim u ujitën me djersë e me gjak. Në të gjitha kohërat dhe nga të gjithë brezat. Uragani i ndërprerë titullohet njëra nga veprat e një shkrimtari tonë të njohur. Për tetorin e dates 28 mund të themi se është uragan që nuk ndërprehet. Dhe në zemra mbahet me të drejtë. As që mund ta ndalë kush. Cilatdo mjete në i përdortë. Qofshin ato edhe fjalë e marrëzira se ne dalëngadalë duhet ta harrojmë dhe të përshtatemi me datat tona shtetërore. Ose…më mirë le t’i lëmë pallavrat e atyre gojkëqinjëve që na flasin kështu…Eshtë një datë që na bashkon dhe që duhet të na bashkojë. Duket se s’mund të ketë tjetër alternativë. As me kompromise s’po bëhemi dot rehat. Me to vetëm po luajmë absurdisht me vetveten. Ftesa për zgjidhje ka kuptim vetëm duke respektuar vetveten së pari. Kot më thoni se Shqipëria më nuk bëhet, kot më thoni se nuk jam shqiptar, se se kemi një gjuhë, një atdhe një flamur…Vetëm një shtet na mungon. Koço Danaj thotë se jemi të dënuar të bashkohemi. Dhe së fundmi ka botuar librin: “Platforma e Shqipërisë natyrale”. Gjithashtu lexoj një shkrim në webfaqen e Lëvizjes Vetëvendosje i cili titullohet “Zia e KFOR-it për dorën e djathtë të Millosheviqit” në të cilin pos tjerash jepet e historia kriminale e këtij kleriku famëkeq: “KFOR-in e ka kapluar një zie e thellë. Radioja e KFOR-it (K4), e cila punon në seksionin shqip dhe atë serbisht, ka ndërprerë emisionet në këtë të fundit, i goditur nga një pikëllim i madh. Pikëllimi për vdekjen e Patriarku të 44-t të Kishës Ortodokse Serbe, Pavle (Gojko Stojčević).

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi