Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Kosova ndërmjet engjëjve të demokracisë dhe kungujve të klaustrofobisë

Shko poshtë

Baki Ymeri: Kosova ndërmjet engjëjve të demokracisë dhe kungujve të klaustrofobisë Empty Baki Ymeri: Kosova ndërmjet engjëjve të demokracisë dhe kungujve të klaustrofobisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 21, 2009 3:34 am

Baki Ymeri: Kosova ndërmjet engjëjve të demokracisë dhe kungujve të klaustrofobisë U1_BakiYmeri
Kosova ndërmjet engjëjve të demokracisë dhe kungujve të klaustrofobisë

(Përkitazi me shkrimin e Xhafer Lecit Urrejtja patologjike e Sheradin Berishës kundër Ibrahim Rugovës)

Nga Baki Ymeri

Edhepse ka konotacione tjera psikologjike, klaustrofobia sipas nesh është një sëmurje patologjike e atyre që tremben nga e shkuara e vet. Faktografia publicistike e kohëve të fundit dëshmon se korbat e kombit që lehin kundër Rugoves janë një garniturë e sëmurë e kungujve të përzier kurvarë dhe islamistë që i kanë shërbyer UDB-së jugosllave dhe Sigurimit shqiptar, titistë, enveristë, karrieristë, nxitës të përçarjes fetare dhe luftës vëllavrasëse, maniakë dhe shkurtpamës, kontrabandistë dhe terroristë që kanë ngritur gishtin e krimit edhe kundër sivëllezërve tanë në Tiranë, në Kosovë dhe në diasporë. Disa prej tyre, për të denigruar prestigjin tim shfrytëzojnë sintagma raciste kundër prejardhjes sime, duke i konsideruar rumunët si ciganë, në kohën kur rumunët e mashtruar nga propagandat serbe i konsiderojnë shqiptarët e Kosovës si bagla islamike, ndërsa Kosovën si vatër të varfërisë, ku dëgjohet zëri i telallit në vend të zërit të uzinave dhe diskotekave. Si mund të shpjegohet kjo? Ja se si! Ja ku e keni një fragment nga artikullli i Xhafer Lecit ku defilon historia aktuale e Kosovës historike.

Baki Ymeri: Kosova ndërmjet engjëjve të demokracisë dhe kungujve të klaustrofobisë U1rugovadrdania1

"Kur disa kokëkrisur kërkonin fillimin e luftës më 1992, dr. Rugova i kuptoi hilet e sllavëve. Ai nuk pranoi kërkesat e Kroacisë për hapjen e Frontit të Jugut, siç i thoshin atëherë, duke i ditur se cilat do të ishin pasojat e kësaj nisme fatale për Kosovën. Por, ua hodhi topin e lojës nga Prishtina në Lubjanë, Zagreb dhe Sarajevë, sepse atyre u takonte fillimi i luftës me Serbinë, meqë i kishin të organizuara ushtritë republikane, që Kosovës i mungonte. Rrjedhimisht, dr. Rugova e shpëtoi Kosovën nga një asgjësim total, për të cilin ishin marrë vesh sllavët e Jugut. Shokët e Sheradinit i shpallin heronj edhe persekutorin edhe viktimën tij, pra edhe Fadil Hoxhën edhe Shaban Polluzhën, të cilët kanë luftuar me njëri - tjetrin. I pari, përkrah regjimit jugosllav, i dyti kundër Jugosllavisë. Të një mendjeje janë edhe enveristët e sotëm të Kosovës nga garda e enveristëve të rinj të instruktuar nga mbeturinat e Sigurimit të Enver Hoxhës, duke filluar nga vrasja e ministrit të mbrojtjes Ahmet Krasniqi në Tiranë, për të vazhduar me vrasjet seriale politike në Kosovë. Dhe, të gjithë të vrarët ishin pasues të së djathtës së Shaban Polluzhës.

Rugova është kritikuar ashpër pse kinse po e krahasonte Shqipërinë me Serbinë, kur ai thoshte se ne jemi të hapur ndaj të gjithë fqinjëve, si ndaj Shqipërisë, si ndaj Serbisë etj. Edhe ata që dikur për të gjallë të dr. Rugovës kërkonin kokën e tij, tani po e kopjojnë atë, duke përsëritur pothuajse të gjitha ato që Rugova kishte thënë shumë vjet më parë. Kush tjetër para Ibrahim Rugovës kërkoi bisedime me ndërmjetësimin e palës të tretë? Kush tjetër kërkoi protektorat civil dhe ushtarak ndërkombëtar për një periudhë kalimtare për Kosovën? Kush tjetër foli para dr. Rugovës për ndërtimin e autostradës Durrës –Kukës- Merdare dhe marrjen në shfrytëzim të Portit të Shëngjinit nga Kosova? Për të gjitha këto parashikime profetike, të bëra në vitet '90 nga dr. Rugova, u bënë realitet në vitet e para të shekullit 21. Populli i Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar i gëzuan parashikimet e tij gjeniale dhe mori pagëzimin meritor lider shpirtëror i shqiptarëve. Kur Rugova shpaloste parashikimet e tij para shqiptarëve, Rexhep Qosja me komunistët e tij tallej dhe i quante "ëndrra me sy hapur të kryetarit të LDK-së!"

Skizofrenia marksiste, leniniste dhe enveriste e pseudoatdhetarëve tanë Kur e lexon me vëmendje shkrimin e Xhafer Lecit përfiton përshtypjen se Rugova ishe profeti ynë. Por nuk është i vetëdijshëm sherri i Sheradinit që mundohet të krijojë luftë vllavrasëse, - thotë Soli në komentin e tij dhe shton: “Unë po rikujtoj vetëm një fakt: Kur e kanë pyetur të madhin Rugovë se a mund të filloni luftën me Serbinë, ai ka thënë se luftë s'mund të ketë, po vetëm masakra, ndërsa Sherradini në vazhdim ka paraqitur foto tronditëse të shqiptarëve të masakruar! A s'ishte kjo një profeci e Rugovës me njerëzit e tij? Po ku ishin këta "trima" që lehin sot dhe s'e mbrojtën këtë popullatë nga masakrat, nga ekzodi biblik dhe nga pastrimi etnik?” Hajdari i Shtimes i fshikullon specialistët për falsifikime, gënjeshtarët që shesin "patriotizëm" pas luftës gjoja se këta na qenkan shpëtimtarët e kombit, duke sharë e denigruar çdokënd. Sheradini bën edhe gafin e tij të radhës kur përvetëson nofkën e Komandantit të UÇK-së dhe Legjionarit të madh Bekim Berisha, të cilit ia vjedh pseudonimin për t'u fshehur pas tij, madje këtë e bën pas vrasjes së Tij. Në vazhdim, në mbrojtje të Rugovës del në ring edhe Gjergj Kabashi, i kërcënuar në vazhdimësi, së fundi edhe nga nofka terroriste mekallash@gmail.live):

“Përdhosja dhe fyerja e figurës së Rugovës me metoda më djallëzore, shumica e të cilave janë nga arsenali i UDBsë dhe i kriminelëve shqiptarë të shërbimeve të fshehta, qofshin ata nga Kosova apo jashtë saj, shpalosin një fytyrë të shëmtuar, që assesi nuk mund të thuhet se i përket natyrës shqiptare. Personalisht kam qenë kritik edhe ndaj dr. Rugovës gjatë periudhës së punës sime si gazetar/reporter para luftës, por të jesh armik i tij apo i kujtdoqoftë është e palejueshme dhe e dënueshme, qoftë në aspektin moral ose ligjor. Ajo që mua më bën tepër kureshtar se përse sulmohet Rugova edhe pas shuarjes së tij fizike, duke përdorur, madje, edhe metoda mizore të luftës speciale, qoftë nga grumbuj njerëzish të bashkuar që supozojnë se janë poseduesit e një të vërtete supreme, të cilët janë të identifikueshëm dhe me njëfarë misionarizmi rrënojnë pandërprerë atë që quhet vepra e Rugovës duke u munduar, në anën tjetër, që të vënë në piadestal figura të tjera historike, për të cilat mungojnë të dhënat apo jepen të dhëna të paargumentuara, qoftë edhe duke i ndërtuar artificialisht figurat e caktuara. Kujt i konvenon kjo përdhosje tashti, kur ai nuk është më si prani fizike? Kend e pengon dhe përse? Mos e pengon vallë Bashkësinë Islame të Kosovës si komunitet fetar apo esktremistëve islamistë të kësaj bashkësie që edhe i vdekur u ka dalur përpara si pengesë në rrugën e tyre të kobshme për realizimin e projektit të tyre islamizues antishqiptar, antievropian dhe antiamerikan? Kësaj pyetjeje duhet t'i gjendur përgjigja? ”

Kadri Mani e konsideron autorin e shkrimit si një atdhetar me taban të forte familjar, ndërsa sipas Zef Raguzës, Dr. Rugova ishte dhe është gjithçka për ato që ne kemi arritur, arkitekt i pagabueshëm i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës, i ballafaquar me vështirësi dhe intriga që krijonte pushtuesi shekullor serb. Klanet komuniste/enveriste të pseudoshqiptarëve janë në sinkroni me vëllezërit e tyre serbë, ndaj s’na mbetet tjetër veçse t'i denoncojmë shpifjet e këtyre korbave, e këtyre të paftyrëve ndaj Kryetarit të nderuar dhe te paharruar, I. Rugova. Shpend Berisha mburret me faktet që ka sjellë Xhafer Leci në shkrimin e tij të mbrujtur me prova dhe dëshmi të pakontestueshme. “Historia nuk duhet të shkruhet e njëanshme, sipas dëshirave, tekeve dhe komplekseve të ndokujt. Historia ka vetëm një mision: të shkruhet e vërteta dhe vetëm e vërteta. Luftën dhe diplomacinë e bënë shqiptarët bashkërisht, në të gjitha fushat. Pra, çlirimi i Kosvës nuk është meritë vetëm e një subjekti politik, por është meritë gjithëpopullore.”

Hasan Shala, ndërkaq, shton se vetëm në këtë mënyrë, me shkrime të vërteta dhe reale e me fakte mbrohet e drejta e të shenjtit Ibrahim Rugova. Ai edhe i vdekur ka më shumë vlerë se gjithë ekstremistët e majtë që sot i kemi në pushtet. Ai ishte profeti vetë. Gënjeshtrat e montuara nuk mund ta zbehin kurrë figurën e viganit Ibrahim Rugova. Sipas Nexhat Rexhës, “Ata që shpifin dhe mbjellin urrejtje ndaj atdhetarëve janë fatkeqësia e kombit tonë. Dr. Rugova ishte dhe mbetet figura më emblematike e kombit, njeriu i cili krijoi një histori të re e të ndritur për kombin shqiptar.”

Në mbrojtje të Rugovës del edhe Bardhosh Drenica në emër të Durim Drenit: Shkrimin e Lecit dhe komentet tuaja i lexova dhe me pëlqyen shumë, por më kot e keni të merreni me këta horra e morra dhe pleshta e korba komuniste që jane bashkuar këmbë e krye me do udbashë dhe vehabista antikombëtarë dhe antimyslimanë. Më besoni se këta që shajnë Rugovën nuk kanë asgjë të përbashkët me kombin shqiptar apo islamin e vërtetë, siç nuk kanë as terroristët myslimanë qe vrasin njerëz të pafajshëm.” Shpëtim Rugova e përgëzon Xhafer Lecin për përgjigjen meritore që u ka dhënë antirugovistëve dhe atyre të cilët falsifikojnë historinë e luftës dhe përpjekjet e popullit shqiptar në Kosovë për t'u çliruar njëherë e përgjithmonë nga kolonializmi serb dhe skizofrenia marksiste, leniniste dhe enveriste e pseudoatdhetarëve tanë.

Zëri i popullit është zëri i Zotit. Në kuadrin e komentit Komunistë janë vrasësit e së vërtetës, Besimi, Bekim Begu nga Fellbachu dhe Kujtim Morina theksojnë se barrë e rëndë por fisnike është me u përballë me racën e keqe komuniste. Ata e përgëzojnë Xhafer Lecin që me fakte ua ka çjerë maskën mafiotëve të Prizrenit (Sheradinit dhe Zasfirit) që janë vënë në shërbim të klanit komunist në Kosovë. “Shkrimi juaj është shumëdimensional. Ju denonconi krimet e organizuara politike komuniste, të cilët i vrisnin edhe "shokët" e tyre për t`ia bërë qejfin Serbisë antishqiptare dhe për t’ia rritë namin organizatës, siç ndodhi në rastin e heronjve të Shtutgardit. Janë po këta vrasës që sot shpifin, mallkojnë e shajnë me fjalor rrugaçësh, për të denigruar edhe personalitetet kulmore, në mes tyre themeluesin e shtetit të Kosovës, të pazëvendësueshmin Ibrahim Rugova. Dhe banda komuniste ka ndyrë shpikjen madhore njerëzore, Internetin, me faqet e tyre të pista, me emra realë e fiktivë si: sheradinberishët, rrahmanpaçarizët, tanoturkët, vetonpodgurët, beharbeqirat e horra të tjerë. Ju, zoti Leci, duke dhënë pergjigje absolutisht te sakta për ngjarjet kruciale të dy dekadave të fundit, keni demantuar bindshëm krejt arsenalin shpifës të çirakut Sheradin Berisha, si dhe të bandës së tij vrastare me laps e kallash. Qofshi gjithmonë faqebardhë e guximtar! “

Dhe së fundi, në kuadrin e komentit Atdhetarizmi i Xhafer Lecit dhe mjerimi i Sheradin specit, autori i këtij shkrimi thekson: Përshëndetje, urime dhe përgëzime për këtë shkrim fantastik, ku del në pah e vërteta për luftën, për Kosovën, për Rugovën, për mjerimin e poetit titist Milazim Krasniqi, për sherret e Sheradinit dhe për kriminet e komunizmit shqiptar që kanë ngritur dorë kundër bijve më të mirë të kombit, jo vetëm në kohën e egër të Gjarprit të Gjirokastrës, por edhe në kohën e demokracisë, përmes atentateve terroriste që paskan zhvilluar në Tiranë e Kosovë kundër njerëzve të Rugovës, që ishin njerëzit e zgjedhur të Zotit, siç ishte koloneli Ahmet Krasniqi që ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorinë e Forcave të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës deri më 21 shtator të vitit 1998, kur u vra pabesisht në një atentat në Tiranë, apo siç ishte strategu i demokracisë dhe i pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i admiruar nga bota dhe i denigruar nga korbat e Kosovës dhe kuçkat e internetit. Dr. Rugova mbetet legjendë e pavdekshme, ngase ishte një tribun i rrallë dhe atlet politik që kishte aftësi, mençuri dhe zgjuarsi për ta drejtuar jo vetëm Kosovën, por edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi