Enertin Dheskali:Cikel poetik
Faqja 1 e 1
Enertin Dheskali:Cikel poetik
Enertin Dheskali
Marre nga vellimi i dyte poetik, "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170 faqe, 140 poezi, globusr, Enertin Dh.
Mëngjes Shkurti
Sa shpejt fluturon ora në mëngjes,
Nëpër rrugët që buzëqeshin nën shi,
Kur vrapin tënd e shoqëron me gaz,
Një rreze naive që shpon qiellin – çati.
Mbi degët e pemëve që pikojnë kristale,
Një harabel përqesh hapat e mi,
Turma njerëzish ecin nëpër trotuare,
Kryqëzohen burra, gra, pleq e fëmijë.
Unë nxitoj drejt ndërtesës së dijes,
Ku deti i të rinjve ardhjen time pret,
Pas meje vrapon koha çdo mëngjes,
E ardhmja në gotën e ëndrrrave më tret.
* * *
Nga degët e pemëve pikojnë kristale,
Një harabel përqesh hapat e mi,
Nëpër rrugët që buzëqeshin nën mendime,
Rrezet, me pikat e shiut bëjnë dashuri…
10. 01. 2008
-Dimër në dhomë-
Nëpër ajrin e kësaj dhome të ftohtë,
Lundrojnë miliona grimca dhimbjeje,
Që vrapojnë e më futen në shpirt
Dhe sjellin tek unë mijëra zgjime.
Pse vallë u tret heshtja jote,
Në ajrin – aisberg të kësaj dhome,
Ku buzët i puth një ëndërr – klithmë
Që fërgëllon si një refren?!
Përtej braktisjes ndjeva një varg
Që nxorri lot për këtë ndjenjë,
I ulur sot përmbi prag,
Trokas, por asnjë s’më dëgjon.
Dhe dhoma hesht porsi një varr,
Unë fle dhe zgjohem brenda saj,
Që atë çast që jemi ndarë,
Dhoma është kthyer në akullnajë…
27. 12. 2007
-Me ty nën ullinj-
I poqëm yjet sonte
Dhe i hëngrëm për darkë
Nën hijen e ullinjve.
Hëna mistrece kërkon të na prekë
Me duar drite,
Që ngatërrohen nëpër degët e ngarkuara
Me gjelbërim.
Një qen kuis që larg,
Prish heshtjen e qiellit të kaltër
Dhe më kujton oshëtimën e viteve
Në shpirtin e vrarë.
I poqëm yjet sonte
Dhe i hëngrëm për darkë…
10. 08. 2008
-Shqiptarishte-
Tallaze pikëllimi ranë në brigjet tona,
Shpata jeniçerësh, gjymtyrët na i prenë,
Nëpër shekuj,
Të huajt
Na shkulën si bar i egër mbi gërmadha,
E ne, sërish nga rrënjët mbimë.
Me gjirin e saj na mëkoi hëna…
08. 03. 2009
-Largësia-
Unë iki çdo javë
Nëpër rrugët e ndarjes,
Që vesojnë mbi kujtimet e mia
Mallin e pritjes.
Pas më ndjekin vështrimet e tua
Dhe zëri i endjes
Që numëron orët e logaritmeve mbi mua.
Fytyrën tënde mbaj në xhepin e zemrës
E t’i puth sytë
Sa herë që malli më shtrëngon,
Në qafë kam varur dashurinë e ëndrrës
Si më të vyerin medalion…
Unë iki çdo javë
E mezi pres kthimin
Në gjoksin tënd e dashur.
Nëpër telefona, largësitë ëndrra piketojnë,
Flasin nëpër orbitale ndjenjat tona,
Ndërsa në pritje, zemrat vizatojnë
Fytyrat – ikona…
18. 05. 1999
-Burgosje-
Një ujk i bardhë e kapërceu natën
Dhe zbriti në qytet,
Bashkë me hënën e plotë
Dhe me pellgaçët e pistë
Që lajnë imazhet e kalimtarëve.
Ujku skërmitet i uritur, jetim,
Dhe qan për dhimbjen e lirisë
Që ia vranë
Brenda shpirtit tim…
09. 08. 2008
-Anije nën det-
Klithin direkët e mbuluar nga myshku,
Kur ndiejnë erën që dallgët ngre,
Kujtimet përkëdhelin bashin e krisur,
Që dikur ngatërrohej nëpër re.
Madhështia dremit në shtratin e baltosur,
Legjendat e së shkuarës, peshqve u tregon,
Klithmat shoqërojnë rrugën e pasosur,
Kur u ndeshën me Zotin Poseidon.
Shpirti i anijes i burgosur mbeti,
Në kaltërsinë pa anë dhe pa fund,
Shtëpizë e përjetshme u bë për të deti,
Djep që ëndrrat e vdekjes përkund…
22. 01. 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enertin Dheskali: -Cikël poetik- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali
» Enertin Dheskali;Cikël poetik
» Enertin Dheskali: Cikël poetik
» Enertin Dheskali: -Hakmarrje- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali
» Enertin Dheskali: -Zëri i Rozafës- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali
» Enertin Dheskali;Cikël poetik
» Enertin Dheskali: Cikël poetik
» Enertin Dheskali: -Hakmarrje- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali
» Enertin Dheskali: -Zëri i Rozafës- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi