Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikel me poezi-Lirika dashurie -shkeputur nga Libri ne proces botimi-"Une,lulekuqja e eger',-shkruar nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Cikel me poezi-Lirika dashurie -shkeputur nga Libri ne proces botimi-"Une,lulekuqja e eger',-shkruar nga Raimonda Moisiu Empty Cikel me poezi-Lirika dashurie -shkeputur nga Libri ne proces botimi-"Une,lulekuqja e eger',-shkruar nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 26, 2010 4:21 pm




Cikel me poezi-Lirika dashurie -shkeputur nga Libri ne proces botimi-"Une,lulekuqja e eger',-shkruar nga Raimonda Moisiu 41529_1208896826_7270261_n

Cikel me poezi-Lirika dashurie -shkeputur nga Libri ne proces botimi-"Une,lulekuqja e eger',-shkruar nga Raimonda Moisiu
1-Mbushma natën me ëndrra!

-.-

Në përhumbjen e qiellit të trishtë,

Në cudinë e fajshme të së pafajshmes,

gishtat e dy pëllëmbëve të tua,

lënë gjurmët e përdala ledhatonjëse,

duke harruar mëkatin e parë,

të dytë,

të tretë…,

në murin e mermertë të dy shegëve që kuqëlojnë.

-.-

Në parvazin e shtratit të argjëndë,

fillojmë të numërojmë ëndrrat;

si shtegëtarët e natës në kafazet e kumrijeve,

nisim të ringjallim filizat me vesë dhe

në mëngjeset e përflakura,

shtrati ynë është përplot me ëndrra

si shporta me trëndafila në belin e drenovares.

-.-

I dashuri im,

ndër pëshpërimat e përgjumura,

mbushma natën me ëndrra

dhe nën vezullimin e vështrimit të dritës,

në verbërinë e trokitjeve të zemrës,

me orgjinë e luleve të egra,

nën ritmin e tingujve të ofshamave,

eja të shëtisim në kopështin e molepsur nga mëkatet!



Eja, pra, ende pret?

Mbushma këtë natë me ëndrra,

Ëndrrat-si yjet përmbi shtrat,

si dy zogj do lodrojnë zemrat,

Eja pra, mos ngurro,

sillmë ëndrrat si dhuratë!

Këtu,

janë ligjet e endjes dhe përendjes

Eja t’u nënshtrohemi,

Të shkëmbejmë bashkë ëndrrat.

Këtu,

në kulmet e përhimta të etheve përcëlluese,

të shtratit

hapma gjoksin më shih zemrën,

mbushur me të kaltërat ëndrra.

Eja,

të grishim zërin e mëkatit të parë, të dytë, të tretë…

Pafundësisht….

Mbushma natën me ëndrra,

Vec kujdes i dashuri im:

-Ruaju nga flaka!



2-Sekretet e mija

Si një robinë e pasqyrës,shoh

veten cdo mëngjes në të,

dhe pikas nga një shënjë të vecantë,

që askush nuk e vëren,përvec

syve të mij të zhytur në kujtime,

-.-

Janë shënja të vogla, të zbeta,

të mezidukshme,që m'i dërgon,

mëngjes për mëngjes,

një qënie që qëndron mbi një majë

si një përmendore dhe

quhet pleqëri.

Këto shënja ma dinë emrin,

më njohin mirë, e më thërrasin,

nga larg,

si mikroinfarkte të vegjël!

-.-

Është një sulm i përditshëm,që

e pikas vetëm unë,por që

e shfaros,

një kamp tjetër, i tërë ,e shfarosës,

sic shfaros mikroinfarktet e vockla:

Një e qeshur në mëngjes me shpirt!

-.-

Një kamp magjepsës, pafundësisht

i bukur,

AI!

I sekreteve të mrekullueshme të dashurisë!

-.-

Ja, ku hesht shtrati...

Atje flenë kujtime të rrënqethura.

Atje unë, e vetëm unë,

vë veshin dhe ndjej,

rënkime të ëmbla,

pëshpërima e psherëtima,

buzë që lodrojnë mbi mishin tim.....

si një diell i vogël, i nxehtë

i erdhur nga parajsa,

vetëm për mua,

duke mërmëritur emrin tim!

-.-

Sekretet e mia..., ato....,

I di vetëm një qënje e kësaj bote,

Unë...,

që si një robinë,

vështroj veten përditë, në

pasqyrën e mëngjesit.

-.-

Sekretet e mija,

pengjet e mija,

futur në një shportë të artë,

të mbledhura nga kopështi i memorjes,

nëpër gurgullimat e lumit,

në oshëtimën e një zëri,

që më thoshte:

Të dua!

-.-

Dhoma ime e madhe,

Lagja e gjith'qyteti,

kontinenti i tërë,

nuk i nxë dot, sekretet e mija!

Ato.....

grumbullohen, si zogj

të uritur, të vegjël, cicëritës,

të brishtë e të bukur,

në të majtë të gjoksit tim.

-.-

O zemra ime!C'i ke këto pëllumba,

strukur aq bukur në blerimin

e kopështit të vetmisë sime?!

Plot stërkala të kristalta,

ujra burimi,

magji hyjnore,

me aureolën e përqafimeve dhe

melodi fyejsh....!.

-.-

Sa të bardhë carcafët!

Carcafët e dëshëruar për tu zhubrosur,

për tu flakur përtokë,

nën bardhanën e hënës te dritarja,

nëpër puthjet e nxehta,

nën sulmin e dashurisë....

-.-

Të fshehtat e mija të dashurisë!

-.-

Plot fjalë të vecanta,

të rrallëpërdorura,

të ardhura nga hyjnitë qiellore,

të dridhura,

të patjetërsueshme,

si ujrat e foshnjës,

kur është duke lindur....

3-".....Ndjeva....."

Dritares sime, pranvera i ka dhuruar,

blerimin e pemeve,

simfonine e ujit qe gurgullon

dhe

parkun Elisabete....,

me mashtrimin e kuq te trendafilave.

Veshtrimi im,ngulur ne syte,

e kujtimeve te mija...

Neper erresire...,

peshperitje ledhatuese,

perqafuar nga krahet e ngrohte;

Aroma e flokeve te tua,buzet

mbi

dy trendafilat ngjyre roze;

perhumbja e lumtur,

nga puthjet e zjarrta,

aty...

ku te dashuruarit

zgjatin gishterinjte

e dehen

me eliksirin e dashurise.....

Nen driten e henes,

ndjeva lekuren tende,

pasionin qe shkelqente zjarr,

mbi gjoksin tim.

-.-

Ndjeva.....!

Mekatin, qe

gishterinjte e mij kerkonin,

ne butesine e njeri-tjetrit,

ne

misterin e

bashkimit....

Afrohu, dashnori im!

Veshtro yjet!

Jane adhuruesit tane.

Ndjeji rrahjet e zemres,

ankthin e dashurise.

Le t'i falemi castit!

Ne kete vetmi te qete,

me rrezatimin e endrrave,

perkundemi lehte ne krevat ,

me nje parfum te vecante,

nen kundrimin e fytyres se dashurise....

Mermerin e trupit tim,

Zbukuroje,

me livadhin e kuqimit te zambakeve,

nga ledhatimi i buzeve,

ne kete foleze te dashurise,

ne driten e argjende te henes...


4-Shperthimi im-

Qënia ime, jo më

- në varkën e vetmisë.

Ankthi im në sytë e jetës -

i shtangur dhe i mashtruar nga

vështrimi dhe ngushëllimi i verbër i

frikës poshtë këmbëve të mija. Atje

- ftohtësirë…frikë…frikë shumë.

I ndjej si vijnë

lulet e përgjumura të venitjes së dëshirave.

Qënia ime kërkon një strehë, ku

me gishtërinjtë e butë, të

zgjojë dremitjen e mbretërisë; atje

ku nuk ka diell e hënë por

vetëm lumturi.

Qënia ime kërkon t’u japë frymë,

aromës së luleve të casteve të dashurisë,

pasi të gjejë rrugen e kopështit të tyre.

Shpërthimi im dëshiron

të vallëzojë, në

blerimin e pyllit,

në valët e detit,

të flasë me guackat,

të flasë me tokën,

të përkulë kërcellin e qiparisit,

pas frymëmarrjes së tufës të dafinave.

-.-

Qënja ime dëshiron të mëkatojë,

nën dritën e hënës. Të

mëkatojë duke bërë dashuri me

lakuriqësinë e dlirësisë, mbuluar me

vellon e shiut të lotëve.

5--“…edhe ne nje cast te vetem…

Si një dashnor i frikshëm,

I ftohtë, i shëmtuar si djalli,

joshës,

në errësirën e natës,

hyre në vetminë e kopështit të trëndafiltë…



Trëndafilat e përgjumur,

të livadhit tim,

muarrën frymë thellë, lirshëm,

dlirësisht…ndërsa hëna

vështronte gjurmët e mëkatit,

që e dëshiroj edhe në një cast të vetëm.

Atyre casteve…..

nis mëkatoj e lumtur.



Mëkat që më pushton,

i pashmangshëm, tekanjoz, i ëmbël,

si një instikt që kërkon gjurmë,

në shkretëtirën e ishullit pa jetë…

Një cast të vetëm,

mëkato,

këputi petalet e trëndafilit,

një nga një,

deri aty ku është rrënja.

Në gërmadhat e margaritarëve

të intimiteteve të mija…

lerë gjurmën e udhëtimit të pafund.

Si këngë nga thellësitë e oqeanit,

ndjej bëlbëzimin e serenatës,

nën ledhatimin e puthjeve,

që më këndove për herë të parë, dhe

kopështi I trëndafiltë, u magjeps, u hutua:



“Bukuroshe ndjenjash përvëluar,

s’jam brutal, as delikat me ty,

as më thua sa ke ledhatuar,

sa buzë, sa duar mban mënd ti,

të paprishurve, mos u bëj magji!”



Të rizgjohemi,

të më thuash dicka,

cfardo të më thuash,

vetëm të jetë nga zëri yt.

Të më falësh ngrohtësinë e zemrës,

të trupit,

të më falësh dicka më shumë,

që na përkët ne të cmëndurve;

buzët përvëluese në trëndafilët e gjoksit tim

që ata të mos jenë më gjysëm të celur.

Mëkatojmë….

nën tingujt e cicërimave të zogjve,

që vijnë nga kopështi i trëndafiltë.



6--"...kurthi i mëkatit....."

Dua të ndjej ritmin e ecjes tëndë,

Poshtë dritave të zbehta të rrugës,

Që në heshtje kundrojnë botën e dëshirave,

Botën e verbërisë së puthjeve të çmendura,

E marrëzisë së pafund të përqafimeve.

-.-

Dua të humbas në zbrasëtinë e bahçes tënde

Të mbjell luleshqera, borzilokë , karafila dhe lulebajame,

T’i vadit me avullin e valësit të frymëmarrjes,

Që pikon pik-pik, në çastin e nisjes.

-

Dua flokët e tua t’i marr ndër gishtat e mij,

Dhe me fluturat e puthjeve ,

Të thurrim gërshetin e puhizës së ofshamave,

Në butësinë prej muzgu të bukur,

atë, - të kurthit të mëkatit.

-.-

Nën rrezatimin magjik të llampave,

Me fëshfëritjen e fluturimit të dy pëllumbave,

Dua të rrëzohem mbi honet pafund ,

Të botës së heshtur qiellore,

Duke pëshpëritur një fjalë të vetme:

Emrin tënd !!!

-.-

Dua të notoj në ujrat e shatërvanit,

Të udhëtoj në mjergullën e kaltërsisë,

të syve të tu,

Dua të dëgjoj cicërimën e zogjve të bahçes tënde,

Dua…dua…dua..frymë….frymë,

Dua…dua…dua….vetmi,

sic është pasqyra e shpirtit tim!!!


7- “……të ishullit pa diell….”
Po vjen pranvera,

fidanët e bahçes zgjojnë burbuqet,

degët lozonjare si vajza adoleshente,

veshin fustanin e mashtrimit bleror të gjetheve.

Era lehtas fryn dekoltenë e bluzave të hapura,

shkund përgjumjen e kaçurrelave të akacjeve,

me aromën e freskët të tyre,

dhe luleqershitë kuqëlojnë nga flladi i puthjeve.



Nëpër shtatin e lartë të manjolës,

gugisin dy pëllumba të strukur,

me njërin sy të trembur, me tjetrin dinak,

duke ëndërruar çastin e fluturimit….

Rrezet e diellit ngrohin dëshirat dimrake,

mes laraskave me luleborë të rralla.

Serenatat capkëne vishen me fije bari,

e një shpend shtegtar çukit i pari shpirtin tim.



Tufa e zogjve të malit,

ulur në degët e lisit plak,

cicërijnë castin e lumtur, dhe

më dhurojnë dlirësinë e shpirtit

e të qetësisë qiellore.



Gjethet e lules manjolë dhe pëllumbat,

Më sjellin serenatën e çdo mbrëmje,

Serenatën….Mezi

presim ta këndojmë në të gdhirë.

në kullën e përvëlimit të lakuriqësisë,

nëpër freskinë e vesës së mëngjesit, e

të mashtrimit të ëndrrave të strukura ,

në kështjellën e dëshirave dhe

sekreteve të ishullit pa diell.



Dy të dashuruar të botës së heshtur,

në ujëvarat e katarakteve të dritës.

në përhumbjen e duarve të ngrohta,

të kundrojmë madhështinë e qiellit blu,

dhe si ketra të zënë rob,

të mëkatojmë me verbërinë e zemrës,

të zgjojmë lulet në kopshtin tonë të hutuar.

-.-

Dy dashnorë të botës së heshtur,

Lulet po zgjohen,

Në kopështin tonë të hutuar!


8-- "Heshtur......"

Heshtur,

vështroj qiellin e errësuar,

përhumb në mjegullnajën e yjeve.

Vështroj hënën;

Këtë hyjneshë adhuruese,

besnike e sa e sa dashnorëve, që

shtrin krahët e saj prej drite argjendi,

në kopshtin me trëndafila,

ku çdo natë pagëzoj çdo yll,

me emrin: I dashuri im!

Heshtur,

hyj në bahçen e dëshirave,

ku nuk ka gardhe me shkurre të thata,

dhe me buzëqeshjen e harruar,

të flladit të puthjeve,

laj trupin në kroin e lotëve të dritës,

me qirinj e fenerë…..

Heshtur,

ndjej rrezen përcëlluese

të buzëve dhe

paqen e vështrimit adhurues.

Ndjej fustanellën e shprishur të kaçurelave,

të ngrohë gjinjtë e mi…

Bëlbëzoj tinguj serenatash,

muzikën e lumtur të ofshamave…

Dhe si zog i shushatur,

bie në kurthin e valëzuar,

të botës së heshtur……

Heshtur,

ndjej aromën e qeparisit, që

vallëzon me lulen e paemër në kopshtin

e pëshpërimave pa fund.

Qenia ime strukur në folenë e zhveshur,

vrapon prej padurimit,

Dridhet nga flaka e mëkatit,

në atë errësirë, në vetmi,

nën vështrimin besnik të hënës,

ndjej afshin e përvëlimit të dashurisë,

Ndjej lirinë!


Raimonda Moisiu
Hartford CT
2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi