Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Dublinasit" Pjesa e I

Shko poshtë

"Dublinasit" Pjesa e I Empty "Dublinasit" Pjesa e I

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 1:42 am

Dergon:
James Joyce
"Dublinasit" Pjesa e I

Dublinasit-“Dubliners” është një përmbledhje tregimesh e botuar nga Grant Richards më 1914 pas refuzimit që iu bë nga 22 shtëpi botuese. Është një përmbledhje me 15 tregime të botuara fillimisht në gazetën “The Irish Homestead”. Joyce i shkruan ato me pseudonimin e Stephen Dedalus. Pjesa më e madhe e tregimeve është shkruar mes viteve 1904-1905, më 1906 i shtohen dy tregime të tjera, ndërsa më 1907 më i famshmi prej tyre “Të vdekurit”. Protagonistët e veprës janë njerëzit e Dublinit dhe rrëfehen historitë e jetës së tyre të përditshme. Mbi banalitetin e subjektit, vepra kërkohen të fokusohet mbi dy aspekte, që vlejnë për të gjitha tregimet: paraliza dhe ikja. E para është parësisht një paralizë morale, e shkaktuar mbi të gjitha nga politika dhe feja e asaj kohe. Ndërsa ikja, është e destinuar gjithnjë të dështojë. Tregimet ndjekin një tematikë dhe mund të ndahen në katër pjesë, një për secilën fazë të jetës: fëmijëria (“Motrat”,“Takimi”,“Arabia”); adoleshenca (“Evelina”,“Pas garës”,“Dy kodoshët”,“Pensioni”); pjekuria (“Një re e vogël”,“Kopisti”, “Argjil”, “Një rast i dhimbshëm”); jeta publike (“Bekimi i Perëndisë”, “Një nënë”). Në fund si një epilog është “Të Vdekurit”, në bazë të të cilit është bërë edhe një film më 1987 drejtuar nga John Huston.

Stili

Stili i “Dublinasit” është shumë realist: përshkrimi i peizasheve të natyrës është shumë konçiz dhe i detajuar, vihet re një bollëk detajesh, edhe pse jo thelbësore, por këto detaje nuk kanë vetëm një qëllim përshkrues, por shpesh kanë një domethënie më të thellë. Për shembull përshkrimi i detajuar i shtëpisë së priftit tek tregimi “Motrat” është simbol i pamundësisë fizike dhe morale të At Flinit. Se si tek Flaubert dhe Zola realizmi dhe natyralizmi janë të shkrirë me trajta simboliste dhe kjo nuk vihet re vetëm në faktin që detajet e jashtme kanë shpesh një kuptim të dyfishtë, por edhe nga përdorimi epifanisë: kjo është një teknikë e përdorur nga Joyce me të cilën një domethënie e veçantë, një gjest apo edhe një situatë e rëndomtë e çojnë personazhin tek një vision shpirtëror me anë të të cilin kupton vetveten dhe atë çka e rrethon. Kjo ndodh për shkak se Joyce mendonte se funksioni i tij si shkrimtar ishte t’i sillte lexuesit aspekte të tjera të jetës dhe t’i rrëfente atyre kuptimin, kështu që shpesh epifania është çelësi i vetë historisë që rrëfehet, pra disa episode të përshkruara në pamje të parë jo fort të rëndësishëm janë thelbësorë në jetën e protagonistit dhe janë emblemë e kontekstit të tyre social e historik.

Tema

Joyce në këtë vepër përpiqet të tregojë rënien e vlerave morale, të lidhura me fenë, politikën dhe kulturën e Dublinit. Gjithë dublinasit janë “shpirtërisht të dobët”, kanë frikë nga njëri-tjetri dhe janë në një farë mënyrë skllevër të kulturës së tyre, të jetës familjare e politike dhe mbi të gjitha skllevër të jetës së tyre religjioze. Por ajo që Joyce kërkon të tregojë nuk është kjo gjendje debulese, por sesi kjo shfaqet tek “viktimat” e kësaj “paralize” morale (të cilës Joyce i referohet si “Paralysis”). Kështu që ndërgjegjësimi për këtë gjendje është pikërisht klimaksi, pika e zhvillimit të secilit tregim: të njohësh vetveten është baza e moralit, përpos morali vetë. Sido qoftë, edhe pse qëllimi i Joyce-it duket mbi të gjitha moralist, ai nuk sillet kurrë si një edukator duke dhënë këshilla se si të kalohet kjo gjendje, përkundrazi tema kryesore e veprës është pamundësia për të dalë nga kjo gjendje “paralize”. Kështu “ikja” nga kjo gjendje është një dështim i vazhdueshëm I kësaj ikjeje është një tjetër temë për veprën.

Teknika Narrative

Joyce braktis teknikën e narratorit të gjithëdijshëm dhe nuk përdor kurrë një pikëvishtrim të vetëm; përkundrazi ka aq shumë sa ka edhe personazhe. Gjithashtu përdor shpesh “diskursin e drejtpërdrejtë” edhe për mendimet e personazheve, në këtë mënyrë rrëfen kështu mendimet e një personazhi pa ndërhyrë absolutisht tek narratori, duke i dhënë kështu munëdsinë lexuesit të njohë më mirë personazhin.

Përktheu: Davjola Ndoja
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi