Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: "...s'i them askujt..." - Novele - Pjesa e katert - nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: "...s'i them askujt..." - Novele - Pjesa e katert - nga Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: "...s'i them askujt..." - Novele - Pjesa e katert - nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 06, 2010 8:23 pm




Monda Korca: "...s'i them askujt..." - Novele - Pjesa e katert - nga Raimonda Moisiu 7417_1250246055465_1208896826_30788984_5269386_n





Monda Korca: "...s'i them askujt..." - Novele - Pjesa e katert - nga Raimonda Moisiu



Novele


Pjesa e katërt
-.-

Pyetja se a isha e gëzuar me martesën, më zgjonte një zjarrmi në faqet e në gjoks. Nuk gjeja përgjigje për një pyetje të tillë. S’ kisha asnjë ide më parë se cfarë ishte martesa dhe të qënit e martuar. Manoli ishte pjesë e imja që në adoleshëncën e herëshme dhe biles as nuk e kisha ditur se sa shumë më pat munguar deri ditën që u martuam. Pati kaluar më shumë se një vit, dhe unë akoma rrëmbehesha nga një ndjenjë e fortë padurimi, derisa ai kthehej nga puna. Puthjet e përqafimet e tij më mungonin e më dukeshin të largëta deri në mbrëmje. Praninë e tij fizike e ndjeja të afërt e të domsdoshme nga dita në ditë. Në fakt fillimisht pata ndroje të zhvishesha, të qëndroja shtrirë lakuriq në krevat pranë tij. Shuaja dritën dhe mundohesha të mbulohesha sa më shumë, biles edhe sytë me krahun tim. Edhe pse intimiteti ynë ishte shumë entusiast e I lirshëm. Para se të martohesha, e pata shkuar në mëndje se cfarë bëjnë burrat e gratë e martuar në krevat vetë për vetëm, por thjesht e mendoja si një uri të pashpjegueshme për burrat dhe një detyrë për gratë. I vetmi zbulim magjepsës I martesës sime nuk ishte vetëm uria për dashuri, por gjithashtu edhe shpërthimi absolut I ndjenjave, sa nuk mundesha t’Ia thosha me zë Manolit, nga frika se mos më keqkuptonte.

-Po Teo??!! – I thashë vetes me zë të lartë. Drejtova trupin dhe me një delir të paparë I thashë vetes përsëri:

-Kurrë nuk kam për ta takuar, biles as edhe sytë nuk do ia hedh! Biles edhe në rast se do të gjendem përballë tij. Teo pat hyrë papritur në ndjenjat e mija. Nuk dëshiroja aspak ta mërzitja Manolin tim.

******

Isha shumë nervoze . Klara, mikja ime e fëmijërisë, erdhi atë mëngjes të pinim kafen bashkë. Si mbusha filxhanët me kafe u ula në minderin anës stofës.

-Cfarë do të bësh Jola? Do të punosh?-më pyeti ajo papritur.

-Manoli nuk dëshiron që unë të punoj. Më thotë që është detyra e tij të punojë shumë, dyfish për vete e mua. Ndoshta ai e ka për të mirën time, por unë dua të punoj, Klara. Nuk është e drejtë kjo. Nuk e dëshiroj një gjë të tillë. Ai nuk duhet të punojë kaq shumë për mua. Unë nuk jam dembele, e për më tepër më duket sikur e bën për keqardhje. Unë do të desha t’I bëja gjërat edhe vetë. Ndalova për një cast, duke u menduar. Ambicja ime që ishte ngjitur te unë që atë ditë kur motra e Teos, flaku cantën me rrush dhe më detyroi të pastroja dyshemenë, kishte rënë në letargji për vite. Ishte si një copë tokë pjellore e mbuluar me një cipë akulli nga një dimër I gjatë. Premtimi im se një ditë unë do të jem e pasur, shëndrriti atëhere, duke më dhënë shpresën për jetën. Me martesën dhe lirinë, akulli kishte filluar disi të shkrinte. Për muaj të tërë kisha qënë duke menduar e ëndërruar aq shumë nga dita në ditë, për cfarë unë dëshiroja. Por në këtë muajin e fundit unë pata aq shumë kohë të mendoja e ëndërroja..

-Cfarë pune dëshiron të bësh, Jola ?- më pyeti Klara

-Nuk e di Klara. Por dëshiroj të bëj dicka të mirë . Dicka që do të më sjellë të mira në jetë për mua, Manolin e familjen time.

-Dhe Manoli…dua të them, Manolit I ke thënë???

-Manoli….. - i thashë , duke u munduar që t’I përmblidhja të gjitha mendimet në një të vetëm.

-Manoli dëshiron që unë të jem vetëm e lumtur e gëzuar. Ai e di që unë kam kohë pa parë mamanë, babanë, gjyshen, motrat e Kolin. Por që edhe jetën nuk e kam pasur aq të vështirë sa e tij, I rritur jetim. Vetëm me nënën e tij. Ai më do shumë, dhe dëshiron që t’I bëjë gjërat të lehta për mua e martesën tonë.

-Cfarë bën gjithë ditën?

- Pastroj shtëpinë, - është fare e lehtë. I gatuaj Manolit, ai e pëlqen shumë gatesën time. Ai që ditën që shkela unë në këtë shtëpi nuk e lejon nënën e tij të gatuajë. Unë jam e gëzuar që mund të bëj dicka për Manolin e nënën e tij.

- Ti nuk dëshiron dicka më shumë? – pyeti Klara përsëri duke më ngulur vështrimin në sytë e mij. Priste përgjigjen nga unë. Në zemrën e saj ajo e admironte dëshirën e Manolit që kujdesej për mua dhe ma bënte jetën më të lehtë. Por gjithashtu ajo e dinte që ishte edhe një tjetër makth brenda qënjes time.

-Oh , Klara unë nuk mund t’I them të gjitha gjërat që më mundojnë cdo njeriu. Duket sikur unë jam mosmirënjohëse , por jo…..që unë nuk jam e kënaqur. Jam e lumtur kur jam me Manolin, biles edhe kur nuk jam me të, sepse unë mendoj për të dhe për gjëra të tjera, gjithashtu. Nuk është se unë dëshiroj të sjell familjen time këtu që ka kohë që nuk I kam takuar. Por ajo c’ka është më e rëndësishme për Manolin është dashuria dhe jeta në shtëpi.

-Ti mendon se ai e ka gabim?-Klara nuk priste përgjigje nga kjo pyetje. Ajo më njihte mua shumë mirë, dëshirën time të madhe, shikonte padurimin në sytë e mij. Ajo pat qënë aty që në fëmijërinë time, kur ne nuk ishim më shumë se katër vjece. Ja ku ishim përsëri së bashkë si dikur, por të rritura e të pjekura. Një forcë e madhe ishte mes nesh, kënaqësia e gëzimi frika dhe padurimi, për t’I dëshiruar e bërë gjërat sa më shpesh ndryshe. Ajo thoshte atë cfarë I dëshironte zemra dhe më inkurajonte për ëndërrat e mija, I vetmi kontribut që mund të jepte te unë, që të mos zhgënjehesha në jetë.

-Mendoj se ai ka të drejte- por edhe nuk ka- thashë unë, kësaj here duke ia ngulur sytë Klarës.-Nuk shoh ndonjë gabim t’I dëshirosh gjërat më mirë edhe kur ato ecin mirë. Si mendon ti?

Klara heshti për një moment. Ajo ishte mikja ime, dhe unë duhet t’I ndaja ëndërrat e mija me të dhe ajo të sajat me mua. Në fund të fundit e c’kuptim kishte që ishim shoqe shumë të ngushta???

-Po jam dakort me ty. Disa gjëra janë mëse të mundëshme për tu realizuar, biles edhe kur I dëshiron pafund.

-Mendoj mganjëherë sikur e teproj. Por unë kisha dëshirë të vija në këtë familje, dhe dëshiroj edhe njerezit e mij t’I sjell këtu. Shpresoj së shpejti t’I kem midis nesh, dhe më pas unë dëshiroj dicka më shumë…..

-Po për një familje vetëm tënden, cfarë mendon? Bebi…..një fëmijë…Unë mendoj se ti duhet ta kishe një tashmë..- më ndërpreu Klara. Brofa në këmbë.

-Po I largoj filxhanët e kafesë Klara, më duket se pimë shumë kafe sot – I thashë teksa I largoja ato e duart më dridheshin.

-C’pate ….cfarë ndodhi? – më pyeti Klara me të shpejtë.

-Asgjë, nuk ndodhi, por më duhet të…..

Klara ishte kërrusur e tëra.

-Cfarë të thashë që u nevrikose? Jo leri filxhanët aty ku ishin.-shtoi Klara me atë tonin e saj të matur, që më bëri të isha më e kujdeshme , t’ia vija veshin.

-Ishte për fëimjën? A nuk më takon mua të flas me ty për atë? Mendova se ne jemi më shumë se shoqe.

Desha t’I shprehesha Klarës në mirëbesim, por hezitova. Ishte dicka që unë e Manoli kishim kohë që po e provonim e nuk jepte rezultat. Ndërsa ndjeva se si mund të justifikohesha, ndrruhesha nga vështrimi zhbirues I Klarës. Cfarë ajo më tha a mos ishte gabim??!

“Do të ndodhë shpejt apo vonë, unë e Manoli do të kemi fëmijë,- I thashë vetes duke shpresuar që të ndodhte sa më parë - të mbetesha shtatëzënë.

-Cfarë nuk shkon , Jola, më thuaj!- foli Klara me ciltërsi.

- Manoli, mezi pret të kemi fëmijë, biles shumë. Ai është I zhgënjyer deri tani, pse unë nuk po ngelem shtatëzënë. Biles do të provojmë edhe këtë vit. Po qe se –jo-, do të vizitohem te doktori. Mendoj se atëhere gjërat për mua e Manolin do të ndryshojnë, edhe për fëmijët që shpresoj të sjellim në jetë.

Klara e kuptoi se e kishte tejkaluar. Kishte hyrë në një ‘zonë” që nuk duhej dhe nuk e njihte terrenin. Cfarë këshille mund t’I jepte një vajzë një nuseje të re? Asgjë për gjithshka! U cua nga vëndi. Më pushtoi fort. Me lotët që nuk mundi t’I kontrollonte më tha;

-Ju jeni akoma të rinj. Kini gjithë jetën dhe kohën përpara, për të menduar e pasur fëmijë. Jam mëse e sigurtë që edhe Manoli e di këtë, -tha Klara, duke fshirë lotët me cepin e shallit.

*******

Thëllimi I ftohtë ma rrihte fytyrën. Ecja me hap të nxituar anës lumit. Era më frynte flokët, dhe hera-herës, më duhej t’I shtrija. Kisha muaj, nuk e di se sa, që nuk e kisha parë, nënën, babain, gjyshen, Kolin dhe motrat. Më kishte marrë malli për Elsën e vogël. Ikja dhe martesa ime e papritur I kishte rënuar në shpirt. Ishin bërë nervozë. Dëgjova që babai e kishte shtuar akoma më shumë të pirën, ndërsa mamaja qante fshehur tij dhe Kolit. Elsa më kërkonte nëpër shtëpi. Ndërsa gjyshja qante e fajësonte veten për gjithshka. Kaloja cdo ditë përgjatë lumit dhe vështroja shtëpinë time. Më kishte marrë malli shumë për të gjithë. Isha nervoze dhe e ndrojtur . Sa shumë gjëra që ndodhën në ato muaj! Buzëqeshja e mamasë, këngët e babait cdo natë, lutjet e këshillat e gjyshes, grindjet me Kolin, syckat e Elsës, u bënë aq shumë të dashura, më mungonin aq shumë sa më dukeshin edhe të largëta. Ashtu me sytë e lotuar u mbështeta te bliri, prisja se mos Elsa dilte te pragu I shtëpisë. Ndjeva dikush të më prekte në krah. U ktheva përnjëheresh dhe para meje ishte gjyshja. U plasa në krahët e saj duke qarë.

-Oh Jola ime e dashur! U bë një kohë e gjatë që nuk të kam parë, të keqen nënokja! Oh sa e gëzuar jam që të pashë përsëri. Kisha frikë mos vdisja pa të parë edhe njëherë. Ti qënke rritur, cupa e nënës. Kur ti le shtëpinë ishe një cupëlinë e bukur, dhe tani mbas kaq kohe ti je një grua e hijshme. Tregomë, tregomë cfarë ndodhi që ike??!! - më thoshte gjyshja, teksa më lëmonte flokët, buzët, faqet, lotonte dhë s’më lëshonte nga krahët e saj.

-Jam mirë nënë, jam shumë mirë. Të lutem më trego cfarë bëjnë mamaja, babai, Elsa e vogël, Koli….Më ka marrë malli shumë, - I thosha edhe unë duke e shtrënguar fort gjyshen time të mirën, të bukurën të dashurën. Më kishte rritur.

-Hajde në shtëpi, hajde- më tha gjyshja. Të pret mamaja, të gjithë. Gjyshja më tërhoqi nga krahu dhe kaluam përmes urës, për nga shtëpija jonë.Te dera doli mamaja, babai me kitarën e faqorkën e rakisë në dorë. Vura re dëshpërimin në sytë e tyre. Edhe gëzimin që unë isha aty me ata përsëri. Prindërit e mij ishin të malluar. Unë isha fëmija i parë I tyre dhe e përkëdhelura e babait. Nuk mund ta përshkuaj gëzimin dhe mallin e tyre kur më panë.

- Do të ikësh përsëri?- më pyeti Elsa që tashmë dukej më e rritur.

Fjalët mu bënë lëmsh në grykë dhe nuk mundesha t’I përgjigjesha. Vetëm e shtrëngoja fort pas vetes.

-Jola tani është martuar, bija ime! – I tha mamaja. Do të shkojë edhe te shtëpija e burrit dhe te shtëpija jonë.

-Si është më mirë Jola e martuar, …je e gëzuar …..apo…..?- pyeti Elsa me atë pafajsinë e saj. Mamaja ndërhyri:

-Elsa, mbylle gojën shejtankë. Nuk është mirë të bësh pyetje të tilla. I mbajta lotët. Unë isha e lumtur, atë cast! Imagjinoni! Mamaja, babai, gjyshja, Koli, motrat e mija, të gjithë ishim së bashku përsëri. Telat e kitarës u dëgjuan të binin. Babai nisi të këndonte…

*******

Në teatrin e qytetit cfaqej drama e e një dramaturgu të njohur. Manoli nuk kishte ndonjë interesim për ta parë dhe ishte hera e parë që nuk shkuam bashkë.

-E kam lexuar dhe parë më parë atë dramë. Biles kam lexuar edhe libra të tjerë nga ai, në bibliotekë, aty ku unë mund ta hap e mbyll librin kur të dua. Por nuk mund të vij në tetater. Më duket sikur do të jem I mbyllur në një kasolle për disa orë. Më mirë rri lexoj në shtëpi!

-Atëhere ti nuk dëshiron që edhe unë të shkoj??? – iu kundërpërgjigja me pyetje. Më buzëqeshi .

-Jo, ti shko. Kënaqu. Ti duhet ta pëlqesh më shumë se unë. Gjithshka në rregull?- më pyeti ai. Klara po më priste te dera. Vështronte njëherë Manolin, njëherë mua.

-Je I sigurtë që nuk dëshiron të vish me mua???- e pyeta përsëri me një nervozizëm të brendëshëm. Ai tundi kokën në shënjë mohimi.

- Jola, unë do të shkoj të pij një kafe me një shok, derisa ti të kthehesh nga teatri. A ka ndonjë gjë që nuk shkon këtu?- më pyeti Manoli me sytë e hapur dhe vetullat harkuar. Ndjeva nervozizëm në zërin e tij.

- Jo- iu përgjigja shkurt. Cfarë t’I thosha?? Si t’ia shpjegoja atë parandjenjën e frikëshme që kisha? Parandjenjën që dicka po ndryshonte. Ose kishte filluar të ndryshonte dhe unë nuk po e vija re akoma. Dicka e rëndësishme ! E ndoqa me sy kur doli nga shtëpija. Biles edhe në rrugë, derisa kaloi urën e tretë dhe bëri për nga rrugica që të conte te Mitropolia. Përsëri ndjeva atë c’ka kisha ndjerë disa minuta më parë. Atë cfarë ndodhi asaj mbrëmje dëshiroja të mos ndodhte më. Dridhesha nga inati dhe qortoja veten time, për ndjeshmërinë që kisha. Dola me vrap nga shtëpija dhe e arrita në qoshen e rrugës së Mitropolisë.

-Manol!

-C’ fare ke Jola?

-Unë…jo, asgjë nuk është gabim. E mbështolla me krahët e mij dhe e përqafova fort. Ai u tërhoq pak mbrapa dhe mërmëriti:

-Po të pret Klara, Jolka- tha ai duke më thirrur me nofkën përkëdhelëse që më pëshpëriste në shtrat.

- Do të kthehem menjëherë pas teatrit.

-Më premton??!!- I thashë pa i hequr buzët nga të tijat.

-Të premtoj – më tha Manoli duke më mbështetur në gjoksin e tij.

Teatri mbaroi. Sikush përplaste duart dhe aktorët dolën në skenë dhe falenderonin me përulje. Dikush I fali një buqetë më lule aktores kryesore të dramës dhe më pas spektatorët filluan të largoheshin. Vetëm unë! Qëndroja akoma ulur në karrigen time. Kisha rënë thellë në mendime. Mu afrua Klara:

-Jola, shfaqja mbaroi. Si tu duk a të pëlqeu?

-Oh aktorja, Lindita Th. Ishte një mrekulli. Luajti shumë bukur. Mënyra si fliste, lëviste, aktronte dhe ecte. A e vure re sa hijshëm I foli atij fansit të saj?

-Dëshiron të shkojmë ta takojmë? Tani sapo del e mund ta kapim në korridorin e tetarit, - më tha Klara.

-Jo, jo, nuk mundem. Do dukem si budallaqe.

-Jola , ti nuk je budallaqe. Ti e pëlqen atë- më tha Klara duke qeshur dhe serioze. E kapa Klarën nga bryli dhe I mërmërita shumë afër.

-Kam dëshirë të bëhem artiste si ajo dhe babai im. Aktore ose këngëtare e serenatave. Dua të bëhem një zonjë të flas e të eci si ajo!

- Po, Jola e dashur, ti mund të bëhesh. Ti je një këngëtare e mirë. Kur I tregova Manolit në mbrëmje të njëjtën gjë, ai më tha:

-Më vjen mirë që të ka pëlqyer aktorja. Po pse dëshiron të jesh dikush tjetër.Ti je shumë mirë kjo që je. Më hodhi krahët rrotull qafës dhe unë hyra thellë në gjoksin e tij, duke u menduar të gjeja fjalët e duhura, të shpjegoja veten time më mirë.

-Manol, më duket se nuk e thashë atë që dëshiroja të thoja. Unë nuk dua të jem si të tjerët. Unë dua të jem gjithshka që mund të jem. Edhe ti dëshiron të bëhesh dikushi. Ti luan basketboll, futboll gjithnjë dhe ëndërron të bëhesh një sportist I mirë. A nuk është kështu?? Të bësh më të mirën për vete e familjen. Edhe unë dua të bëhem këngëtare. Jo aktore si ajo. Po, dua të këndoj si babai…

Vazhdon….

Raimonda Moisiu

Hartford CT USA.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi