Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Politika dhe besimi fetar: dy çështje kyç që ndikuan në krijimtarinë e Joyce-it

Shko poshtë

Politika dhe besimi fetar: dy çështje kyç që ndikuan në krijimtarinë e Joyce-it Empty Politika dhe besimi fetar: dy çështje kyç që ndikuan në krijimtarinë e Joyce-it

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 11:17 am

Politika dhe besimi fetar: dy çështje kyç që ndikuan në krijimtarinë e Joyce-it N100000540905089_5397

Politika dhe besimi fetar: dy çështje kyç në krijimtarinë e Joyce-it

Politika
Lëvizja “Vetëvendosja” ( e themeluar më 1800) ishte një pjesë e rëndësishme e politikës së 35 viteve të fundit të shek. XIX në Irlandë. Kishte më shumë se një shoqëri, të cilat punonin në fshehtësi për Republikën në Irlandë. Lideri i Nacionalistëve gjatë kësaj kohe ishte Charles Stewart Parnell. Në Britaninë e Madhe nisma e “Vetëvendosjes” nuk ishte e mirëpritur sepse kërkonte ta kishte ende nën sundim Irlandën. Projektligji i tyre u rrëzua tri herë. Projektligji i parë i 1886 do të krijonte ndarjen e legjislaturës, gjë që do të jepte pushtetin e taksave dhe ndarjen nga parlamenti Britanik. Projektligji dështoi. Me dështimin e parë dhe të dytë të Lëvizjes “Vetëvendosja” shumë parti politike po dilnin në pah në përpjekje për një Irlandë me të mirë. Sinn Fein-i u bë lëvizja më e rëndësishme e vendit e cila po udhëhiqte Irlandën drejt pavarsisë. Në projektligjin e tretë “Vetëvendosja”, përfshiu edhe krijimin e policisë Irlandeze. Projektligji u pranua, por, nuk u vu në zbatim para Luftës së Parë Botërore. Më 1916 pati një revoltë në Zyrat Qendrore të Postës, e cila u quajt “Revolta e Pashkëve”. Kjo i hapi rrugë Sinn Fein-it për t’u afirmuar si parti politike dhe më e fuqishmja në Irlandë. Në këtë kohë Sinn Fein-i e deklaroi Irlandën të pavaruar nga Britania dhe shpalli ndarjen me Lëvizjen e Protestantëve të Veriut. Më 1919 Sinn Fein-i u mblodh në Dublin duke u vetëshpallur si Asambleja e Irlandës. Këtu ata shpallën pavarsinë dhe krijuan qeverinë. Duke vënë si president Eamom De Valera. Më 1920 parlamenti Britanik sanksionoi projektligjin irlandez. Kjo e bëri Irlandën me dy parlamente: një për Irlandën Veriut dhe me një tjetër 26 kontetë e tjera. Këto 26 konte do të beheshin më 6 Dhjetor të 1921 Shtetin e Lirë të Irlandës. Shteti i Lirë i Irlandës iu bashkua Ligës së Kombeve më 1923. Kjo i dha mundësinë Irlandës të dërgonte në Washington ambasadorin e saj. Përfundimisht më 1926, në Konferencën Mbretërore, Shteti i Lirë u çlirua përgjithmonë nga Britania. Me kalimin e viteve Irlanda gradualisht do të linte pas ndikimin Britanik.

Besimi tek Dublinasit

Besimi në kohën e Joyce-it ishte qendror në jetën e Irlandës dhe kjo është një temë e cila nuk mbetet pa u vënë re tek “Dublinasit”. Gjatë gjithë shek. XIX, periudhë e cila pasoi emancipimin katolik në Irlandë, Katolicizmi u bë më tradicional dhe fortësisht konservativ. Këto zhvillime ishin drejtpërdrejtë të lidhura me dëshirën e madhe të njerëzve në atë kohë për të përqafuar trashëgiminë e tyre irlandeze, si kundërpërgjigje edhe ndaj Protestantizmit anglez. Protestanët ishin të lidhur me kolonizatorët anglezë të Irlandës apo të ashtuquajturit Anglo-irlandezë. Më tej, gjatë kësaj kohe, besimi përdorej si një simbol për nacionalistët dhe kisha mori një rol thelbësor në zhvillimin e politikës irlandeze. Si shumë gjatë asaj kohe, dhe Joyce-i u rrit si katolik: prindërit e tij ishin katolikë dhe që fëmijë ai ndoqi Kolegjin “Clongowes Wood” dhe në një pikë të jetës së atij ai kishte konsideruar madje edhe idenë për t’u bërë prift. Sidoqoftë, më vonë Joyce-i do t’i mbante shumë mëri Kishës Katolike. Në fakt, në Dublin deri në vitet 1950 ai njihej si Anti-katolik. Një shembull se kur Joyce-it u mërzit Kisha Katolike ishte kur ajo doli kundër Charles Stewart Parnell, të cilin edhe pse fëmijë Joyce-i e mbështeste fortësisht. Kisha, veçanërisht priftërinjtë irlandezë abdikuan fushatën e Parnell-it dhe në mënyrë indirekte ndikuan në vdekjen e tij. Edhe pse ai s’e paraqet gjithmonë mirë katolicizmin, Joyce-i e citon atë shpesh tek “Dublinasit”. Në fakt, besimi në përgjithësi, është një nga grackat që ai ngre për personazhet në mënyrë që të komunikojë temën e “paralizës”. Secili mund të të gjejë aluzione për katolicizmin nëpër tregimet e “Dublinasit”. Që në tregimin e parë “Motrat” flitet për vdekjen e një prifti. Në tregim, Joyce-i bën aluzione për kungatat e ndryshme që një prift duhet të mbajë. Në këtë rast, Joyce-i përshkruan sesi një prift duhet t’i përmbushë detyrat e tij fetare korrektësisht. Për shkak se në tregim ka shumë ngjasim mes priftit, At Flinit dhe vetë Joyce-it, ai mund të jetë duke bërë një krahasim mes marrëdhënies së tij me besimin dhe Kishën Katolike. Më tej, tek “Arabia”, Joyce-i shkruan se nxënësit e vegjël “u liruan” nga Vëllezërit Kristianë, në fund të ditës. Duke përdorur fjalët “u liruan” Joyce-i aludon simbolikisht për shtrëngimet e Kishës ndaj irlandezëve. Katolicizmi haste edhe tek “Kopisti”, ku djali i vogël thotw “Maria, të thërras” (një lutje Romane Katolike) që babai të ndalonte së rrahuri atë. Tek “Ditë e mardhur në komisionin e zgjedhjeve”, At Kolin thirret “delja e zezë” dhe këtu Joyce-i shpreh aspektin e hipokrizisë në fe. Në fund, tek “Një nënë”, sipas një analizë të bërë nga William York Tindall në librin e tij “Dublinasit e Joyce-it”, mbron idenë se Ketlin mund të simbolizojë Irlandën dhe nënën e saj autoritare, Kishën. Si përfundim, besimi luajti një rol të veçantë në jetën e Joyce-it po ashtu edhe të Dublinit në përgjithësi. Tregimet e “Dublinasit” e dëshmojnë më së miri influencën që pati situata politike dhe fetare në krijimtarinë e tij.

Përktheu: Davjola Ndoja
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi