Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk ka më besim në organet e hetuesisë dhe drejtësisë

Shko poshtë

Nuk ka më besim në organet e hetuesisë dhe drejtësisë Empty Nuk ka më besim në organet e hetuesisë dhe drejtësisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 10:38 pm

Nuk ka më besim në organet e hetuesisë dhe drejtësisë

Agim Vuniqi
Kush e bënë ligjin në Kosovë? (2)

Në fakt politika e Prishtinës ka filluar të bëhet më laramane se që ishte, madje pulenët partiakë kanë filluar të vdesin nga zilia se nuk përkëdhelen, nuk ka kush t’i përqafojë apo t’i puthë në b..all, ashtu si heronjtë që krijohen nga filmaxhinjtë. Të mësuar të jenë të ndryshëm nga të tjerët, të kenë telefonat me mbushje të parasë publike, me një fjalë të jenë VIP, të kenë kontroll mbi krimin e organizuar, pushtetin politik dhe mbështetjet politike, vënien e gjobave, por edhe “këshillat” e rrepta në telefon për biznesmenët e ndershëm që dridhen prej tyre; a janë ata më të fortë se ligji? Analogjia me pushtet aftësia për të zhvatur pasuritë e të tjerëve; aftësia për të vënë pasuri në emër të tjerëve. Deri sa në botë të tillët kanë kundër shtetin ligjor, në Kosovë ata janë politikëbërës, bëjnë ligjin! Me gjithë respektin, duke u kapur mbas liderëve, kanë farë vlere ata të cilët as që i lexojnë programet partiake, veçse i kanë si pika referimi, për të përparuar në karrierë, janë mësuar t’i shohim si idhuj, njerëz, parulla, emërtime, e të mbahemi me to (sëmundje virusale kurdoherë, kjo sipas meje) në vend që ne ti mbajmë vlerat universale e të çastit e t’i çojmë përpara, nuk është problemi te këto apo ato zgjedhje, por për çfarë synohet në perspektivë të afërt, të mesme e të largët, po ç’të bësh ..ne nuk kemi ndonjë ide akademike …, ato janë deficit në Kosovë? Kjo më tepër se si një ndarje të partive në provinca, shihet më tepër si një përpjekje e figurave politike për të ngritur bastione partiake dhe krahinore, si një bashkim fronti dhe lëshime që i bëjnë njëri tjetrit. Kuptohet që nuk harrojnë se zgjedhjet lokale janë vetëm vallëzim elektoral dhe ata kanë kohë që t’i mprehin dhëmbët për poste…. që për më tepër sesa një post politik dhe të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë e shef si një “pension të artë”.
Kujtojeni këtu p.sh., reagimin e mëhershëm, të shterur, të partive politike për sjelljen e butë të Gjykatës speciale për krime të luftës në Beograd, dhe lirimin e hartuesve të eshalonit të vdekjes, u pa se sa po “interesohen” politikanët e mediat për rastin e gjykimit të përgjegjësve për krime kundër njerëzimit, në rastin konkret për masakrën e një familjeje shqiptare, të familjes Berisha, e tash i ka kapur nxehtësia të gjithë ata që e kanë përqafuan krimin, hetimet vazhdojnë.... Bile kanë futur virusin e dyshimit se; qytetari që u vetëdeklarua si vrasës, paska jetuar në Serbi, merreni me mend ky lajm u lansua shumë shpejt, pastaj hetimeve u vihet një pikëpyetje e madhe pse të inkriminuarit nuk iu shqiptua masa e arrestit-paraburgimi, por ajo e arrestit shtëpiak, e dini pse(?) sepse EULEX-i nuk ka më besim në organet e hetuesisë dhe drejtësisë kosovare por edhe në ato të policisë, në i sigurt është i akuzuari dhe dëshmitari kryesor në shtëpinë e tij, nën masat e sigurisë së lart, sesa në ndonjërin nga burgjet e Prishtinës..., e si mund të flitet për siguri aty, kur në këtë proces të hapur janë përfolur edhe zyrtarë të lartë, pastaj plaçkitja e dhomës së hetimeve, që mbetet akoma çështje e hapur si enigmë, patjetër prek edhe këtë proces të filluar. Është shumë e rëndësishme në këtë fazë se ka të dyshuar, por jo edhe të fajësuar, loja që do të duhej të zhvillohet në gjykatë është bartur jashtë saj, që vë gjyqësinë para presionit publik. Kosova sigurisht që ka nevojë për debate të hapura, por shumë më tepër për drejtësi, apo ato të zëvendësohen me një dukuri të re të plasimit të analizave të deputetëve (radhisin titujt në fund të shkrimeve autoriale) në rubrikën e lexuesve “opinionistë”, ata që do të duhej të ishin më të zëshëm nga bankat e parlamentit, janë bërë “yje” medial, nuk dihet a përçojnë ata mesazhin e votuesve apo preokupimet e tyre, kështu ata pa vetëdije po keqpërdorin detyrën zyrtare, ngase kanë përzier kompetencat e përfaqësuesve të popullit me ato të “opinionistëve”, a duhet ata të kryejnë punën për të cilën paguhen, duhet të evidentojnë dhe t’i ngrehin në parlament problemet ekzistuese të popullatës, për këtë gjendje shumë pak fjalë. As në televizionin publik nuk transmetoheshin skenat trishtuese që do ta shoqëronin filmikisht gjykimin e kriminelëve për periudhën e zezë të njerëzimit, të vitit 1999, kur një familje fëmijësh, grash e burrash u ekzekutuan në Suharekë, për t’u dërguar pastaj në varrezat masive në Serbi. Dhe sigurisht ju kujtohet se si në prag të këtij gjykimi në Beograd, të një ndjenje të dhimbjes së përgjithshme, “putheshin” me mall politikanët shqiptarë me ekzekutuesit e politikës së Millosheviqit Momçillo Trajkoviq e Rada Trajkoviq, njëri socialist i rryer i Millosheviqit, ndërsa tjetra radikale e Sheshelit, në një tavolinë të ngushtë ku prekeshin me “prapanica” serb e shqiptarë bashkë, duke e ngacmuar njëri tjetrin me batuta të “bashkim-vëllazërimit” për të mos frenuar “mallin” e nostalgjisë “titiste” të klasës politike shqiptare, në takimin e organizuar nga Projekti për marrëdhënie etnike në njërën nga sallat e OSBE-së, si harruan t’u thonë ” ndal beg se ka hendek, jemi ne këtu pastaj të tjerët”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi