Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si në familje…

Shko poshtë

Si në familje… Empty Si në familje…

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 20, 2009 2:37 am

Si në familje…




Si në familje… U1_1
Deputetja Lajla Përnaska, duke shoqëruar të rinjtë jetimë në këtë tryezë festive
- Mbresa-
Një fjalë e urtë thotë: “Që të jesh njeri i mirë, duhet që të paktën një njeri në botë të të dojë, të të dëshirojë…”
Kjo sentencë e mençur dhe filozofike u ndje në një atmosferë të bukur e festive, por edhe shumë njerëzore në një mbrëmje mes të rinjve jetimë dhe artistëve e njerëzve publik.
Këngëtarët Klajdi Musabelli, Zajmina Vasjari, por edhe deputetja Lajla Pernaska qëndruan së bashku me ta në një tryezë për disa orë në mjediset e Qëndrës Tregëtare Univers, (QTU).
Ka qenë Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë dhe personalisht Drejtori i Përgjithshëm i këtij Instituti Ilir Çumani, që ka ideuar dhe përgatitur me shumë kujdes, gjithçka bukur e mirë, për të organizuar një tryezë festive ndryshe nga herë të tjera për këta të rinj pa kujdes prindëror dhe pa familje…
Kur të gjithë shqiptarët, në prag të festave të fundvitit dhe në momentin e ndërrimit të viteve kanë qenë pranë vatrës së ngrohtë familjare, pranë të gjithë të dashurve dhe të afërmëve të tyre, 100 të rinj jetimë, djem dhe vajza të moshave 14-17 vjeç të cilët jetojnë nëpër konviktet e shkollave të mesme të kryeqytetit, nuk e patën këtë mundësi që të gëzonin si gjithë të tjerët.



Si në familje… U1_2
Këngëtarët Klajdi Musabelli dhe Zajmina Vasjari, duke u shërbyer të rinjve jetimë
Si në familje… U1_3
Këngëtarët Klajdi Musabelli dhe Zajmina Vasjari, duke u shërbyer të rinjve jetimë
Një arsye madhore i bën ata të jenë larg syrit dhe vëmendjes të të gjithëve, larg kujdesit prindëror.
Ata janë jetimë, të privuar dhe të destinuar të bëjnë gjithnjë jetë kolektive edhe në momente kur çdokush ka nevojë për pak çaste intime në strehëzën familjare, për më shumë ngrohtësi e vëmendje për moshën e tyre të bukur e delikate, për më shumë dashuri dhe dinjitet njerëzor.
Por edhe këto ditë ata nuk janë ndjerë vetëm dhe as të përjashtuar, sepse Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë Shqiptarë si gjithmonë ka menduar për ta, duke sjellë pak çaste shprese dhe optimizmi në jetën e tyre të vështirë.
Së bashku me përfaqësuesit e Qëndrës Tregëtare Univers, (QTU) është organizuar ky eveniment për t’ju sjell atyre momente të gëzuara, për të kuptuar se edhe ata nuk mund të jenë vetëm dhe larg syrit të të gjithëve.



Si në familje… U1_45
Këngëtarët Klajdi Musabelli dhe Zajmina Vasjari, duke u shërbyer të rinjve jetimë
Janë të rinj jetimë nga Shkolla e mesme e Hoteleri Turizimit, Qendra “Shpresë për Botën”, Shoqata e Jetimëve e Tiranës, të rinj nga komuniteti rom, por edhe nga qendra të ndryshme rezidenciale dhe komunitare që mbushën ambjentet e zhurmëshme të QTU-së dhe tërhoqën vëmendjen e të gjithë klientëve që ndodhesin në këtë qendër tregëtare në këto ditë.
Momente shumë të ngrohta, vëllazërore e familjare u krijuan kur Zajmina Vasjari dhe Klajdi Musabelli u vunë në rolin e kamarierit dhe u kanë shërbyer gjatë gjithë kohës këtyre të rinjve me servirjen e pjatave me produkte të ndryshme të ofruara bujarisht nga kjo qëndër tregëtare.



Si në familje… U1_6
Pëllumb Meta, Kafazieri, personazh i njohur i programit të njohur televiziv “Kafazi i Artë”, i rritur jetimë në shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, duke u shërbyer tashmë jetimëve që rriten atje
Ndryshe nga herë të tjera, të rinjtë kishin në gjirin e tyre edhe “vëllanë” e tyre të madh Pëllumb Meta.
Të gjithë e njohin atë nëpërmjet programit mbarëpopullor të “Kafazit të artë”, që transmetohet nga televizioni “News 24”.
Ka një arsye të fortë Pëllumbi që sot është pranë këtyre të rinjve. Vetë Pëllumbi është rritur jetim në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe, siç shprehet ai – “kush më mirë mund të kuptoj hallet e problemet e shumta që ata kanë, dëshirat dhe botën e tyre të trazuar nga pamundësitë që u sjell jeta e vështirë që bëjnë …!?”
Por edhe Klajdi Musabellinë jemi mësuar shpesh t’a shohim duke u angazhuar në veprimtari të ndryshme që organizon ky Institut për Integrimin e Jetimëve me fëmijët dhe të rinjtë jetimë. Klajdi e ka një përvojë të ngjashme me këta të rinj pa familje e kujdes prindëror , sepse babai e ka lënë jetim në një moshë shumë delicate; atëherë kur ai kishte më shumë nevojë se kurrë për praninë e tij atërore. Ndaj e ndjen dhe e konsideron një obligim qytetar por edhe moral solidaritetin ndaj atyre që jo për faj të tyre vuajnë sot dramën e madhe të mungesës se një familjeje.
- Unë gjithmonë do të jem pranë tyre, - shprehet Klajdi, - për të ndikuar sadopak tek të tjerët që të bëjmë më të mirën për ta. Sepse nëse sot fati i ka privuar këta jetimë nga shumë gjëra, nesër dikush nga ne që jemi në pozita të shëndosha , peshorja e fatit mund të na vendosë në pozicionin e tyre.
Nuk është hera e parë që Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë organizon veprimtari të tilla që krijojnë impakt dhe ndjeshmëri për të ndërgjegjësuar sa më shumë shoqërinë dhe strukturat përgjegjëse shtetërore për jetimët në Shqipëri.
Është një punë sistematike, e vështirë por edhe e bukur që bën ky Institut ndër vite… Për të ngritur lartë moralin dhe dinjitetin këtyre të rinjve dhe fëmijëve për të cilët të gjithë detyrohemi për të bërë më të mirën. Me synimin e vetëm që ata të mos ndjehen të vetëm në botën që na rrethon, por të ndjehen të barabartë në mes të barabartëve.
Ky ishtë morali dhe dimensioni social që duhet të ketë dhe të përçojë natyrshëm çdo shoqëri e civilizuar dhe e emancipuar, pa komplekse dhe cene nga e kaluara…



Si në familje… U1_7
Drejtori i Përgjithshëm i IKIJSH Ilir Çumani, Zajmina me të motrën dhe Klajdi Musabelli prane fëmijëve
Si në familje… U1_Jetimet
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUTI KOMBËTAR I INTEGRIMIT TË JETIMËVE SHQIPTARË
Adresa: Rruga “Dibrës”, nr. 312/1, Tiranë
Tel/Fax: ++355 (4) 2360 611, Mobile: 0692035431, 0682035431, 0692601054
Email:
nifao.orfan@gmail.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi