Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe nëse mban mot i ligë, mos e leni pa dalë në zgjedhje!

Shko poshtë

Edhe nëse mban mot i ligë, mos e leni pa dalë në zgjedhje! Empty Edhe nëse mban mot i ligë, mos e leni pa dalë në zgjedhje!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 10, 2009 2:29 am

Edhe nëse mban mot i ligë, mos e leni pa dalë në zgjedhje!

Teuta Rexhepi
Presidenti Sejdiu dhe ambasadorët e “Quintit” vizituan KQZ-në

Edhe nëse mban mot i ligë, mos e leni pa dalë në zgjedhje! KQZ_mir_09
13 dhjetori
“Trembëdhjetë dhjetori do të jetë një ditë tjetër e madhe për Kosovën. Mendoj se zgjedhjet do të shkojnë shumë mirë. KQZ-ja e ka dëshmuar veten se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare dhe jam i bindur se do të kemi një dalje të suksesshme deri të dielën mbrëma”, tha Dell.

Prishtinë, 9 dhjetor - Kosova me 15 nëntor ka kapërcyer një sprovë të madhe që ka pasur para vetës në mënyrë të suksesshme dhe se është obligim i madh që me 13 dhjetor të përfundojë mirë ky cikël i zgjedhjeve. Këto komente i bëri presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, të mërkurën në Prishtinë, pas takimit që zhvilloi me drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ambasadorët e vendeve të “Quintit”. Ai më këtë rast tha se, puna e mirë që është bërë deri më tani, është meritë në radhë të parë e qytetarëve të Kosovës, e subjekteve politike, e institucioneve dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe e të gjithë njerëzve që kanë qenë të angazhuar në këtë proces, a cila sipas tij është bërë, për të marrë në radhë të parë dhe për të mbajtur imazhin e mirë të proceseve elektorale që janë organizuar pas luftës në Kosovës, si dhe për të dëshmuar vizionin këmbëngulës të Kosovës në artikulimin e vlerave demokratike.
“Është meritë në radhë të parë e qytetarëve të Kosovës, e subjekteve politike, e institucioneve, e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e të gjithë njerëzve që kanë qenë në proces, dhe të angazhuar për të mbajtur në radhë të parë imazhin e mirë të proceseve elektorale që janë organizuar pas luftës në Kosovë, për të dëshmuar vizionin këmbëngulës të Kosovës në artikulimin e vlerave demokratike, për të krijuar në zbatim praktik realizimin e zotimit apo të ofertës së madhe se vota e gjithë qytetarëve është e nevojshme”, tha i presidenti Sejdiu.
“Pavarësisht se mund të jenë një mot pak më i vështirë, unë apeloj që votuesit të dalin prapë ditën e diel të votojnë, për njerëzit që ata dëshirojnë që t’i zgjedhin dhe t’iu japin shansën për punë të suksesshme, në ecjen e mëtejshme në katër vjeçarin e mandatit që po hyjmë”, tha ai.
Duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovës presidenti i Kosovës, tha se politika nuk duhet të ndërhyjë në proceset që janë të drejtësisë, dhe të organeve të ndjekjes, të cilat sipas tij duhet ta bëjnë punën e vet që e kanë përgjegjësi për të vërtetuar faktet dhe për të dhënë verdiktin.
Ndërsa, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta pas këtij takimi, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve për balotazh me 13 dhjetor. “Kemi bërë të gjitha përgatitjet që zgjedhjet për raund të dytë të jenë të lira, demokratike dhe sipas standardeve ndërkombëtare”, tha ajo. Sa i përket komunave në veri, ajo tha se do të veprohet sikurse në raundin e parë, ku vendvotimet do të hapen pavarësisht se votuesit përsëri nuk do të dalin në këto vendvotime.
Ndërsa, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Kristofer Dell, shprehu bindjen se në mbrëmjen e 13 dhjetorit do të mund të flitet për një pjesëmarrje të suksesshme të votuesve në zgjedhjet për balaotazh. Ndërkaq, Ambasadori Britanik Andy Sparks tha se 15 nëntori ka qenë ditë solide për krijimin e këtij shteti, pra për një shtet evropian, të cilën Sparks e ka quajtur arritje të lartë e cila ka pasur ndikim në arritje të suksesit. Ai beson se me 13 dhjetor do ta përfundojmë një proces i cili do t’i kënaq të gjithë dhe i cili do të jetë një kënaqësi në procesin kosovar.
Në takimin e përbashkët në KQZ, morën pjesë edhe ambasadori italian në Kosovë, Majkëll Xhifoni, përfaqësuesi i ambasadës franceze dhe përfaqësues të mekanizmave tjerë ndërkombëtarë. Raundin i dytë i zgjedhjeve lokale, i cili do të mbahet më 13 dhjetor, do të zhvillohet në 21 komuna në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi