Letër e hapur:KRYESISE TE LIDHJES DEMOKRATIKE TE KOSOVES
Faqja 1 e 1

Letër e hapur
SHKUROREZIMI I LDK-SE - IMPERATIV I KOHES
KRYESISE TE LIDHJES DEMOKRATIKE TE KOSOVES
Nëndega jonë ka vite që komunikon, në distancë, me Kryesinë Qendrore si dhe me kuadro në qendër dhe bazë. Kemi këmbëngulur të inicohet e djathta e Kosovës nën kryesimin e Lidhjes Demokratike, si parti e parë pluraliste dhe me kuadrin e bollshëm që dr. Rugova i la trashëgim partisë. Edhe në takimin me kreun e partisë, me rastin e vizitës rutinore që organizon çdo verë Dega e LDK-së në Gjermani, këtë shqetësim e ngritem. Por, mjerisht, asnjë lëvizje kurajuese nuk është ndërmarrë gjer më tani. Sikur po matrerializohen parashikimet ogurzeza të analistëve se LDK-ja do të tëkurret gjer në shuarje, në përfitim të partive të ekstremit të majtë, kryesisht, PDK-së dhe të AAK-ja! E tmerrshme, anëtarësia simpatike e demokratike e dr. Rugovës ta braktisë partinë, duke u futur nën tutelën e vrazhdët të së majtës komuniste! Eshtë i pashpjegueshëm hezitimi i kreut të partisë me shokë, për ta inicuar natyrshëm të djathtën e Kosovës, e cila është joshëse për shumicën e popullit. Këtë zbraztësirë, çdo ditë e më shumë, po synojnë ta përmbushin dy partitë e ekstremit të majtë, që,tashmë, janë deklaruar për profilizim djathtas, ndërkohë që janë kontigjente të Levizjes marksiste!
E kemi thënë edhe më parë, e përsërisim edhe tani se Kosova nuk mund të bëjë hapa para me krime nëpër këmbë. Mjerisht, partia jonë, LDK-ja, e vrarë, e sakatosur nga bandat komuniste u asfiksua e tëra, u frikësua skajshëm dhe pranoi paqen fiktive, duke bashkëjetuar me krimin. Kjo i kushtoi shumë dhe ende nuk po arrin ta rimarrë vehten, ta zëjë vendin që meriton në shtetin e Kosovës, të cilin e realizoi Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova, i përkrahur, gjer në sakrificë, nga masa numerike e popullit të Kosovës.
Vite më parë deputeti i LDK-së Fadil Geci i bëri thirrje Parlamentit të Kosovës të distancohet nga krimi i organizuar gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Për habinë tonë të madhe, shefi i grupit parlamentar të tij nuk aprovoi thirrjen shqetësuese të zotit Gecit, duke e cilësuar si mendim personal të deputetit!
Kaluan vite të një aleance krejt të panatyrëshme të partisë tonë me partinë e ekstremit të majtë - PDK-në. Ky koalicion nuk solli asgjë të mirë as për LDK-në dhe as për Kosovën. Përkundrazi, diktatura e të majtës ekstreme u konsolidua, duke penetruar në çdo qelizë të shoqërisë. Nominimet seleksionuese, përzgjedhja fanatike e kuadrit militant dhe hiç profesional, turpëroi dhe anashkaloi LDK-në gjer në atë masë sa edhe një shofër apo pastruese nuk mund të punsohet, pa aprovimin e PDK-së sunduese absolute! Andaj, sot kemi një qeveri dhe administratë të nivelit afrikan.
Javën e shkuar deputeti i LDD-së Gani Geci, me një provë faktike të regjistruar në dorë, iu drejtua Parlamentit që ta dëgjojë, sepse në këtë sallë ka ministra, zëvendësministra, deputetë - që kanë vrarë, plagosur e turturuar kolegët tanë deputetë dhe luftëtrarë e veprimtarë atdhetarë. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, me një hipokrizi të lindur dhe të shpifur, u gjegj se me gjithë respektin që kam për deputetin Geci, vendi për akuza është Prokuroria! Ndërkohë, që në secilin parlament serioz të botës, për një çështje kaq kruciale, që ka gozhduar Kosovën për më shumë se një dekadë, do ta dëgjonte dhe debatonte me shumë kureshtje dhe vëmendje. Por, kryeparlamentari jonë mjeran, duke qenë pjesë e këtij vorbullimi makabër, i dinë të gjitha dhe nuk ka asnjë kureshtje për krimin e organizuar dhe të drejtuar nga partia në pushtet.
Kryeparlamentari Krasniqi, tepër i shqetësuar, nxitoi të bënte deklaratën e turpshme, në emër të Kryesisë të PDK-së, njësoj si atë komunikatën nr. 59, nga një vilë e Tiranës, të atij biçim shtabi të "UÇK-së", pas një vrasjeje në vetëmbrojtje, në Drenicë, ku akuzonte vëlklezërit Geci, luftëtrarë të orëve të para pë liri - si bashkëpunëtorë të Serbisë dhe, për çudi, nuk pati burrërinë ta pranojë autorësinë. Jakup hipokriti harroi "respektin" e sallës për deputetin Geci dhe bëri akuzë monstruoze se "njerëzit që kanë gjakosë e njollosë lirinë dje, sot po keqpërdorin parlamentin!"
I kujtojmë zotit Jakup se viktima e tij ka deklaruar, madje në prani të çetës të luftëtarëve, se " ne kemi vrarë ministrin Ahmet Krasniqi dhe do t`ju vrasim të gjithëve ju demokratëve të Rugovës!" Dhe, nuk është mjaftuar vetëm me deklarim, por ka zënë pusi, fatmirësisht ka dështuar, duke mbetur krimi në tentativë. Për rastin në fjalë, shtabi lokal i UÇK-së në Drenicë i ka dhënë të drejtë anëtarit të tij Geci, duke e konsideruar vetëmbrojtjen si një akt të njohur në ligjësinë vendore dhe ndërkombëtrare. Qëllimshëm partia e Jakupit ngulmon që herë rrugës kryesore e herë gjimnazit të Klinës t`i vihet emri i provokuesit të vrarë. Por, pasi Jakupi me shokë don ta bëjë dëshmor, pa qenë fare i tillë, i propozojmë Kryesisë të LDK-së që në Parlamentin tonë të ngulmojë për ta përcaktuar statuesin e të qenurit dëshmor. Përndryshe, do ta degjeneronim tërësisht emërtesën kulmore në shërbim të Atdheut, ashtu siç ka bërë Jakupi me shokë,
për figurat e LDB-re, duke i futur në një thes vrasësit dhe viktimat!
Rasti Bllaca, pavarësisht rrjedhës të mëtejme, do të mbetet rast unikal denoncimi. "Ku ka zë, nuk është pa zë" - thotë populli. E vërteta absolute është se vrasjet gjatë dhe pas luftës të veprimtarëve civilë dhe ushtarakë të LDK-së dhe institucional, janë vepra kriminale të së majtës ekstreme të Kosovës. Anëtari i SHIK-ut Bllaca tha mjaft dhe detajet e dhëna janë tipizime të krimit të organizuar dhe pikësht për këtë nuk mund të jenë sajesa. Vrasjet e kombinuara të ish-punonjësve zyrtarë të UDB-së dhe të veprimtarëve atdhetarë, janë urdhëresë e mendimit kolegjial partiak komunist, duke motivuar qëllimin, pa e vrarë shumë mendjen për metodat që duhen përdorur. Thënë troç, qëllimi i justifikon mjetet! Synimi është i dyfishtë: zyrtarët e vrarë të ish-UDB-së janë përfolur për organizimine vrasjeve të Vëllezërve Gërvalla, Kadri Zeka e tjerë , por, po kaq të përfolur kanë qenë edhe emra të përveçëm të Levizjes Popullore të Kosovës në diasporë.
Së pari, duke qenë hafije të tyre, sekretet i marrin me vete.
Së dyti, duke i vrarë ish-udbashët zyrtarë, kuadrotë e LDK-së janë udbashë privat!
Dhe, pse duhej të vriteshin ish-udbashët zyrtarë, kur ata nuk ikën nga Kosova, ishin këtu, mund të gjykoheshin dhe do të shërbenin si burim informacioni për shumëçka nga e kaluara?! Jo vetëm këta, por asnjë vrasje e shqiptarëve nuk justifikohet. Vrasjet kanë qenë instikte të kriminelëve pa taban të mirëfilltë familjar dhe për përfitime amorale për pushtet dhe para. Gjeniu Rugovë tërhoqi vëmendjen se vrasjet e shqiptrarëve i don vetëm armiku, ato nuk i shërbejnë luftës, aq më pak Kosovës. Atëbotë, disa nuk e lexuan drejt këtë porosi të dr. Rugovës, se kujt, vërtet, i adresohej, madje edhe e akuzuan atë për denigrim të luftës! Mezi u arrit pajtimi në vitet 90-a, tani Serbija intrigonte për një valë tjetër vëllavrasjesh dhe hasmërish ndërmjet shqiptarëve, me qëllim të sabotimit të luftës. Vërtet, ndodhi ashtu si në Shqipëri gjatë LDB-re, kur agjenti sllavofil Enver Hoxha, me udhëzimet e Dushan Mugoshës dhe të Milladin Popoviçit, degjeneroi luftën çlirimtare në luftë civile vëllavrasëse.
Sulmi frontal që kuadri i lartë partiak i PDK-së po i bënë Bllacës, qysh në nismë të hetimeve, shton edhe më tepër dyshimin se implikimet në krime janë edhe tej SHIK-ut, pra, janë platformë e partisë, për ta marrë pushtetin me dhunë e gjak bashkëkombasish. Propozimi i " avokatit" Haxhi Milaku (më sakt min-aku), tashmë, jo i Bllacës, por i Qeverisë, për vizitë psikiatrike, dëshmon se sa objektive do të ishte një vizitë e tillë mjekësore! Eshtë shkruar një raport nga policia e UNMIK-ut, me rastin e një atentati politik, ku lexohet: "Mjekët nuk ishin të disponuar për ta mjekuar e shpëtuar pacientin e plagosur"! (Për çudi, policia e UNMIK-ut vetëm konstaton, por nuk vepron për të mësuar indiferencën e "mjekëve" kriminelë!) Ja, gjer ku arrin ndërhyrja e vrastarëve komunistë! Edhe mjekët vihen dhunëshëm nën urdhërat e tyre, sepse viktima nuk duhet ta mbijetojë plagën. Për rrjedhojë edhe mjekësia ligjore është e kotë në Kosovë, sepse ligjin e bën krimi i organizuar. Ne i kujtojmë "avokat" Milakut (alias- Minakut) se i sëmuri, qoftë edhe mental, një ditë mund të shërohet, ndërsa karakteri yt prej horri e dallaveraxhiu është i pashërueshëm. Por, ti nuk je i vetëm. Në Kosovën e sotme të horrave, kemi parë "avoketër" më kriminelë se sa ata që hetoheshin për krime. Duke qenë pjesë e ideologjisë të kuqe, plus paraja e grabitur nga populli, i dublon ata në krim.
Dëgjuam reagimet e kushërinjve të të apostrofuarit për krime seriale - Azem Sylës. Nuk e vëmë në dyshim sinqeritetin e tyre, por nuk besojmë që ata ta dinë se të majtët fanatikë të Kosovës udhëhiqen në jetë nga zanati i idhujve të tyre: Stalini dhe Enveri me kompani. Ata njohin parti e ideologji dhe jo miq e kushërinj. Baca - kushëri e ka ndihmuar dhe shkolluar Azemin, por komunistët azema në të gjithë botën një fytyrë kanë, njësoj mosmirënjohës dhe kriminelë janë. Ilustrojmë rastin me një histori të njohur për të gjithë shqiptarët : Profesor Bahri Omari, gjirokastrlt, atdhetar i devotshëm, kishte për grua motrën e madhe të Enver Hoxhës. Ai ishte pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë më 1912 në Vlorë; në Luftën e Vlorës kundër italianëve më 1920; në Kongresin e Lushnjes; deputet në Parlamentin Shqiptar; luftëtar në udhëheqjen e forcave nacionaliste gjatë LDB-re. Profesor Bahriu e rriti Enver Hoxhën, e shkolloi në Shqipëri, e dërgoi edhe në Francë për studime, (edhepse ai ishte njeri i rrugëve dhe nuk mbaroi asnjë semestër), e punësoi në ambasadën e Mbretërisë Shqiptare në Bruksel. Dhe, pas gjithë këtyre të mirave dhe përkujdesjeje prindërore, e pushkatoi pas luftës, vetëm e vetëm pse nuk përqafoi idenë sllavo-bizantine komuniste! Kjo racë bastardësh përkatësinë, "gjakun" ideologjik e vlerëson dhe e vënë mbi gjakun biologjik, gjenetik!
Gani Syla, vëllai i Azem Sylës ishte kryetar i Degës të LDK-së për Zvicrën. Ai, në emër të Kryesisë dhe të anëtarësisë, fshehurazi dhe i pa i pyetur fare, përshëndeti kalljen e Shqipërisë dhe uroi zjarrvënësit komunistë, për marrjen e pushtetit me dhunë e kallash. Kryesia i kërkoi llogari për aktin e turpshëm, por ai refuzoi ngultazi. Një mik i tij i tha se më mirë të dorëhiqet, sepse dikur do të merret vesh e vërteta. Zoti Syla u gjegj i sigurtë: "Deri sa të merret vesh, ne e shpartallojmë LDK-në në Zvicër, disa i kompromentojmë dhe i fusim në ingranazhin tonë, tashmë, të projektuar në Tiranë, nga ku nuk mund të dalin më"! Dhe,vërtet, ashtu u bë. Ai keqpërdori, në mënyrën më të vrazhdët të mundshme, besimin e shokëve dhe të anëtarësisë, madje pa u skuqur fare. Për këto shërbime, partia e tij e kuqe e bëri kryetar komune në Gllogovc. Së bashku me vëllanë e Jakup Krasniqit, shpërdoruan pushtetin dhe shoqëria qytetare i largoi, duke e marrë komunën në drejtim.
Emri i Azem Sylës, si bartës i listave për ekzekutim, (sepse hartues duhet të jetë shtabi tij), vazhdon të lakohet që nga lufta. Në njërën nga listat, ndoshta e para në mesin e tjerave, janë shënuar për likuidim: Dr. Rugova, akademikët: F.Agani, M. Krasniqi, S. Hamiti, profesor Z.Cana, dr. B. Bukoshiu etj. dhe publicisti nga Tirana Mero Baze, i cili edhe e bën denioncimin publik: "Kam duruar deri tani katër lista vdekjesh nga kjo racë dhe do të duroja edhe njëqind të tjera nga daja (Azem Syla), nga Zeka (Milaim Zeka) dhe të gjitha pseudonimet që fillojnë me emra zvarranikësh dhe përfundojnë me pseudonimet e Enver Hoxhës, duke u inkurajuar nga proverbi shqiptar se qeni që leh, nuk të ha, por tashmë ky lloj qeni që po leh për hesap të Serbisë e Greqisë, e cila në fakt ka treguar se së paku dhëmbë ka. Ndaj ka ardhur koha që të lidhen këta zagarë" - shkruan Mero Baze.
Reagimet, prononcimet e viktimave që citohen në regjistrimin e Bllacës, janë pothuajse identike me rrëfimin e të penduarit Bllaca, i cili ka vendosur të bashkëpunojë me hetuesinë, njësoj si një anëtar i bandës të Lul Berishës në Durrës. Diferencat se ishin 5 apo 6 persona në veturë; ishin dy apo jo me maska, janë cikërrime, që përligj harresën në distancën kohore 11 vjeçare, madje sa i kthjelltë mund të jetë njeriu me tytën e revolës në gojë dhe kallashit në gjokës?!!
PDK-së, tashmë, nuk i ka mbetur shumë hapësirë për refuzime e sulme në tym dhe pa mbulesë. Krimet janë faktike dhe duhet të kenë edhe emër e mbiemër. Kjo që është denoncuar gjer më tani, është vetëm maja e ajsbergut. Kosovën nuk e destabilizojnë dhe dëmtojnë denoncimet e krimeve, por planifikuesit dhe bërësit e krimeve. SHIK-u është vetëm ekzekutuesi i krimeve. Ndërsa platforma ka një qellim madhor - kriminal, marrjen e pushtetit me çdo çmim. Dhe,kjo platformë kriminale, madje unikale e paradoksale në mbyllje të mijëvjeçarit të dytë, ka një qendër, ka një shtab me ideologë satanikë, sadistë e monstruozë. Kjo platformë është shpalosur gjatë luftës në Tiranë dhe është thënë edhe zëshëm. Ishte koha kur banda e Lul Berishës e vriste kosovarin Avni Gashin, me një plumb pas koke,në një dhomë, e vënte kufomën në bagazhin e veturës, shetisnin, drekonin e darkonin në restorante dhe në mbremje e hodhën trupin e pajetë në shkurret pranë një pike karburanti! Social-komunistët e atjeshëm , me këto banda dhe disa banditë të tjerë të Kosovës, e kallën Shqipërinë dhe mbyten në gjak demokracinë, për t`u vënë në krye të shtetit dhe të pushtetit!
LDK-ja, tashmë, duhet të dallojë dhe ta pohojë se çfarë është UÇK-ja dhe çfarë janë kriminelët, që përdorin si mbulesë UÇk-në. Kur vrasësit arrestohen, si në kor bretkocash, zhurmojnë se " po sulmohen vlerat e luftës, të UÇK-së", se "po prangosen çlirimtarët" dhe pallavra të tjera. Këto janë manipulime në mbrojtje të krimit. Luftëtarët e njëmendët të UÇK-së kanë luftuar armikun dhe nuk kanë vrarë e turturuar bashkëkombasit, vetëm se kanë njohur hierarkinë e institucioneve të Kosovës dhe Presidentin e zgjedhur nga populli. Bota demokratike çuditet me shqiptarët se si marrëzishëm mbrojnë krimin dhe kriminelët me arsyetime jo logjike. Lufta i ka edhe profiterët e vet. Për këtë flasin edhe pasuritë e tyre, të cilat asesi nuk mund të kenë një mbulesë reale legjitime.
Çfarë i duhet LDK-së të demantojë akuzat e Karla del Pontes për biznese me transplacione, kur dihet se asnjë kuadër apo anëtarë i saj nuk e ka shkelur Matin, ku Ponte vendos ngjarjet. Rrjedhimisht, nuk dinë asgjë lidhur me atë që ngritë akuza. Supozohet për krime të ndodhura në territorin e Republikës të Shqipërisë, madje 2oo km larg Kosovës dhe i takon qeverisë shqiptare të hetojë për akuzat e ngritura dhe të thotë versionin e saj zyrtar.
Nuk mund të jenë pjesë e UÇK-së SHIK-asit që vrasin veprimtarët dhe luftëtrarët për liri, vetëm pse ata ishin anëtarë të LDK-së, ashtu siç nuk mund të jenë të tillë as stalinistët e Kosovës, të cilët gjatë luftës jetonin në vilat e Tiranës dhe intrigonin me kallësit e Shqipërisë Rexhep Mejdanin e Fatos Nanon, Fatos Klosin, me gjeneralin kodosh Kudusi Lama, i cili mburrej se "luftonte oficerët dhe ushtarët e Bukoshit, për t`i mbrojtur komunistët në Kosovë". Pasi e vranë ministrin Ahmet Krasniqi, vranë kontraktuesin trim kukësjan Rushit Elezin, mikun e mirë të dr. Berishës dhe të dr. Rugovës, e pushtuan dhunëshëm ushtrimoren e Kalimashit, duke vrarë oficerët institucionalë, përfshi këtu edhe Ilir Konushevcin me shokun e tij doktor vendor, i cili mjekonte me përkushtim luftëtarët e Kosovës. Nuk mund të jenë pjesë e UÇK-së as ata biçim "komandantësh", të cilët për t`u dukur se janë dikushi, pa kurajo të sulmojnë armikun, arrestojnë e ngujojnë aktivistë të LDK-së si dhe civilë të tjerë, i turturojnë brutalisht, kur një ditë i lirojnë, vritën afër vend-burgimit dhe thonë se i vrau pushtuesi, ndërkohë që mbikëqyerësve dhe "komandantëve" nuk u hynë therrë në këmbë! Kush i beson këto përralla?! Skenari i njëjtë përsëritet në LLap, Drenicë dhe Dukagjin, ku ishin improvizuar këto burgje vrastare.
Se çfarë është UÇK-e e çfarë jo, qartazi e dallon dr. Rugova, në dëshminë e Hagës, kur reagon ndaj provokimit të kryekriminelit Millosheviç: "Unë kurrë nuk kam qenë i kërcënuar nga UÇK-ja." Trupakët shprehin habi, duke thënë se UÇK-ja donte me çdo kusht kokën e Presidentit Rugova. Vërtet, dr. Rugova, krahas Xhon Kenedit, dikur, që luftonte racizmin brenda shoqërisë amerikane, ishte njeriu më i rrezikuar i Globit nga "luftëtarët" e rremë, të cilët, përgjatë gjithë luftës dhe pas saj, e keqpërdorën emrin dhe uniformën e UÇK-së. Por, në fakt, ata nuk kanë qenë kurrë pjesë e UÇK-së, andaj shpërfillja e dr. Rugovës ka qenë totale dhe tërësisht mohuese. Sepse do të ishte e marrëzishme ta mendosh se UÇK-ja, në kohë lufte, ta vrasë Ministrin e Luftës dhe oficerët e tij të karrierës në ballin e luftës për liri! Sepse do të ishte po aq e marrëzishme t`i pranojmë pjesë të UÇK-së, ata që donin vrasjen e themeluesit ekskluziv të UÇK-së, njëherësh edhe President i Kosovës . dr. Ibrahim Rugoven!
Kontigjentet e rasteve të elaboruara më lart, jo vetëm nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së, e luftës, por, përkundrazi kanë qenë, në vijimësi, sabotues të luftës, armiq të lirisë dhe të demokracisë edhe të pas luftës. Prandaj, në mes të luftëtarëve të UÇK-së, që luftonin armikun dhe atyre që vrisnin shqiptarët prapa shpine, ka një ndryshim cilësor.
Duke mos dalluar këtë, ose duke u prirur nga interesa të ngushta e meskine, ose duke rënë në batakun e një lokalizmi primitiv e provincial, shumë intelektualë, në vend të dënimit të krimit, në të kundërtën, u bënë mbrojtës të pacipshëm të krimit të organizuar. Duke bërë analiza, kinse akademike e politike të luftës, me një përgjithësim amator dhe skajshëm deformues, bënë sikur nuk ka ndodhur asgjë në Kosovë, sikur krimet seriale të kenë ndodhur diku në Afrikë apo Azi. Dhe, çuditërisht, mes paradës zhurmuese të horrave, nëpër rrugët e Kosovës, iu bashkuan me pendë poetë, krijuesë, që kishin vënë periudha historike para gjyqit; akademikë që kishin bërë emër në fushën juridike, madje ishin angazhuar për avancimin e të djathtës; të tjerë që kishin kryesuar Këshillin për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut; njerëz kozmopolit nga shoqëria civile, të cilët parimësinë e kishin moto, por rezultuan batakçinj dhe, në ftesën e parë, morën librezë partiake, duke u bërë pjesë e krimit, sepse të bëmat e partisë ishin të begata në veprimtarinë kriminale.
Vazhdimi i koalicionit i partisë tonë me PDK-në, fort të përfolur për formimin dhe bashkëpunimin me organizatën ilegale terroriste SHIK-un, veç sa e rehabiliton partinë e inkriminuar dhe diskrediton LDK-në, duke e bërë pjesë në krime. Andaj, është imperativ i kohës që LDK-ja të shkurorëzohet në bashkëjetesën me krimin. Eshtë fakt i pamohueshëm se LDK-ja bëri gabime, duke e dëmtuar veten, kur nuk arriti konsensuesin me pjesën e rebeluar, që shkaktoi ndarjen, por kurrë nuk është implikuar në krime. Kjo pastërti politike dhe morale i jep shanse Partisë, dikur, zëmadhe të Presidentit Rugova, për t`u ringritur, duke bërë koalicione e bashkime me partnerë të natyrshëm, me të djathtën tradicionale, madje me mundësinë reale e meritore, për të qenë guidë e vetme dhe legjitime e saj.
KRYESIA E LDK-së PER RHEINLAND PFALZ - Gjermani
Dhjetor, 2009 Fazli HAJDARAJ,

Prishtinë - Kosovë
Për muaj të tërë Kryesia dhe kuadrotë e LDK-së në qendër dhe rrethe qenë përfshirë nga një eufori deliri. "LDK-së po i rikthehet anëtarësia", "LDK-ja i ka dyert e hapura, "LDK-ja mbetet e hapur për të gjithë ata që duan të na bashkohen" dhe sllogane tjera bajate e vetmashtruese. Kryesia Qendrore në vend që të vepronte për të motivuar e përfituar elektoratin e zhgënjyer që nga Kuvendi i 6-të i Partisë, mjaftohej duke pritur ndonjë ose ndoca "dezertorë" nga partia e ndarë - LDD-ja.
Disa muaj më parë disa degë, nëndegë dhe aktiva nga të dyja subjektet e ndara: LDK-ja dhe LDD-ja, hodhën idenë e bashkëpunimit, duke hapëruar drejt bashkimit. Çuditërisht, reagimi i disa funksionarëve partiakë, madje nga të dyja palët, ishte mohues dhe gjithë fudullëk. Ajo çfarë ra në sy ishte mospërfillja toitale ndaj anëtarësisë, ndaj bazës, ndaj kuadrove, simpatizantëve dhe elektoratit në përgjithësi.Për muaj të tërë Kryesia dhe kuadrotë e LDK-së në qendër dhe rrethe qenë përfshirë nga një eufori deliri. "LDK-së po i rikthehet anëtarësia", "LDK-ja i ka dyert e hapura, "LDK-ja mbetet e hapur për të gjithë ata që duan të na bashkohen" dhe sllogane tjera bajate e vetmashtruese. Kryesia Qendrore në vend që të vepronte për të motivuar e përfituar elektoratin e zhgënjyer që nga Kuvendi i 6-të i Partisë, mjaftohej duke pritur ndonjë ose ndoca "dezertorë" nga partia e ndarë - LDD-ja.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» IDRIZ ZEQIRAJ:Letër e hapur Kryesisë qendrore të LDK-së
» Jusuf Buxhovi:Dokumente historike-Procesverbali origjinal nga kuvendi themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës
» Forumi i Rinise i Lidhjes Demokratike te Kosoves (Faqja Zyrtare)
» Muharrem Sfarqa:Intervistë me Dr. Isa Mustafën, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës
» RYESIA E LIDHJES DEMOKRATIKE E KOSOVËS-DEGA NË DRENAS:TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi