Dibran Demaku: A po hyn Kosova në dimrin e madh politik?!
Faqja 1 e 1

A PO HYN KOSOVA NË DIMRIN E MADH POLITIK?!
Nga Dibran Demaku
Ngjarjet e dy javëve të fundit e tronditën si opinionin e brendshëm në Kosovë ashtu edhe opinionin e saj të jashtëm,pra migracionin e saj në vende të ndryshme të Europës dhe më larg e që ne jemi mësuar ta thërrasim me emrin:Diasporë.
Akuzat dhe kundërakuzat që shpërthyen në këto dy javët e fundit sa janë të dhimbshme në të njëjten kohë në njëfarë mënyre janë edhe tragjike.Themi se janë të dhimbshme kur na vijnë ne mendje të gjithë ata të vrarë që nga lufta e këtej e që vrasësit e tyre nuk u zbuluan kurrë?!Dhe natyrisht që më të prekurit nga këto akuza dhe kundërakuza janë familjarët dhe të dashurit e të vrarëve.Pas kaq vitesh del dikush dhe flet për ato vrasje pa fije respekti dhe ndjenje ndaj të vrarëve,sikur ata të ishin krejt diçka tjetër e jo njerëz prej mishi e prej gjaku! Dhe atë dikushin ngritën dhe e mbrojnë e tërë një masë njerëzish,duke harruar të dhënën tragjike se ai ka deklaruar se në ato vrasje ka marrë pjesë edhe vetë!Bile deklaron se njërën nga viktimat e ka vrarë ai vetë me dorë të tij!Me vetë pohimet e tij e akuzon vetën e vetë se është një vrasës!Dhe atë në pikë të ditës dhe në qendër të kryeqytetit!Personat që e intervistojnë janë aq indiferent ndaj deklaratave të tij saqë tek shikuesit e tmerruar krijohet përshtypja se janë duke shikuar një film triller!Por një gjë e tillë nuk ndodhë as në filmat më të tmerrshëm holivudian të trillerit.Sepse ende në ata filma nuk kemi parë që krimineli ta akuzojë vetëvetën?!
Pas akuzave të tij nxitet pala tjetër që të ngritë kundërakuza ndaj palës së parë.Dhe kështu akuza dhe kundërakuza e gjysmës kundër gjysmës tjetër.E në mes ndodhen ata që dikur dhe nga dikush u lanë në gjak,e qëai gjak i derdhur i pafajshëm tash sikur po ia zë frymën Kosovës!
Kur ndalet dhe e lexon historinë e vetë shqiptari i shkretë, nuk do të mund të durojë e mos ta mallkojë atë histori që gjithmonë ishte dhe është e mbuluar me mistere të ndryshme.Dhe ato mistere historike njëra palë apo njëra gjysëm ia atribuon gjysmës tjetër!Dhe atë që nga lashtësia gjerë në ditët tona!
Le të na kujtohen për një moment filmat shqiptarë të kinostudios “Shqipëria e re“ dhe në të cilët filma gati gjithnjë zhvillohej një luftë e pakompromis e njërës gjysmë ndaj gjysmës tjetër! E që në këtë rast partizanët shqiptarë luftën më të madhe dhe më të pakompromis do ta bëjnë kundër gjysmës tjetër që ishte Balli kombëtarë!Në vend se ata të bashkonin armët dhe të luftonin armikun,ata armikun e gjenin tek pala tjetër e që në këtë rast ishte shqiptare si edhe ata vetë?!A ka dhe a mund të ketë diçka më të tmerrshme për një komb se kjo?!
Një ndarje e tillë kishte ndodhë edhe në Kosovë kur nga i njejti komb,pra nga ai shqiptarë,ishin ndarë në dy taborre luftarake:Ishin partizanët shqiptarë që ishin bashkuar me ata serbë dhe kishin luftuar kundër aradhave të Shaban Polluzhës!Dhe siç ndodh pas çdo lufte fituesit ishin shpallur patriotë,ndërkaq humbësit tradhtarë?! Dhe kështu kishte filluar edhe lufta e klasave si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë,por që thënë të drejtën lufta e klasave në Shqipëri ishte më e egër dhe më e tmerrshme!
Dhe jo vetëm kaq,por edhe në luftën e fundit në Kosovë edhepse jo në masë të madhe,ishte shfaqur një fenomen i tillë! Për një fenomen të tillë mund të flasin dhe tregojnë ata që ishin pjesëmarrës të drejtpërdrejtë asaj lufte!Kishte ndodhur që ndonjëri nga komandantët e UÇK-së,në vend që të ia kthente pushkën armikut,ai do të ia kthente pushkën vëllaut të vetë shqiptar?!Për fatin e tyre të keq në veçanti dhe për fatin tonë të keq në përgjithësi ndonjëri edhe u vra nga pushkët që ishin në dorë të shqiptarit!
Ndasitë e ndryshme gjatë luftës së fundit në Kosovë po zgjasin edhe dhjetë vjetë pas përfundimit të luftës!Bile ato ndasi në dy javët e fundit patën përplasje dhe krisje aq të madhe sa që kemi frikë se këto përplasje dhe krisje në mes veti vështirë se do të mund të riparohen!Kështu Kosova po hyn në një dimër kalandarik(sipas motit) që është normale dhe në një dimër tjetër të madh e që ai është dimër politik,që nuk dihet se si do ta çelë pranvera!
Deri para dy javësh qytetarët e Kosovës ishin të preokupuar se si do ta kalonin dimrin kalendarik që është në prak duke i pasur parasyshë tërë ato mungesa si:Buka,Uji,dritat,mjetet për nxerje etj.Themi kështu duke pasur parasyshë krizën ekonomike dhe financiare që arriti edhe në Kosovë.Dhe kjo krizë e re vetëm sa e rëndoi edhe më shumë Kosovën dhe popullsinë e saj me numrin rekord të të papunëve.Sipas të gjitha statistikave Kosova e ka papunësinë më të madhe në rajon dhe më gjërë.
Thuhet se“ kur ta mësyjnë të këqijat ato nuk dijnë të ndalen!“.Përveq dimrit kalendarik që është në prak,kemi frikë se Kosovën do ta ngrijë edhe dimri politik.Dhe kur i merr dhe i krahason dimrin kalendarik me atë politik,atëherë shumë më i ftohtë dhe me ngrica mund të jetë dimri politik!
Pse themi kështu dhe nga na erdhi tash ky dimër politik?!
Siç e theksuam edhe më lartë,në dy javët e fundit, Kosovën e kanë përfshirë erëra të ftohta që mund të sjellin edhe ngrica të dimrit politik!
Të dy partitë e koalicionit qeverisës,pas fillimit të këtyre erërave të ftohta,sikur edhe ato kanë filluar të ftohen nga njëra-tjetra!Dhe pas kësaj ftohjeje sikur kanë filluar që edhe politikën ta bëjnë ndaras!Dhe në drejtime të ndryshme?!Shikuesi i vëmendshëm këtë ftohje të tyren mund ta ketë vërejtur në lajmet qendrore televizive të ditës së djeshme(e merkurë 09.dhjetor):Në ato lajme Udhëheqësi i Eulexit në Kosovë,Iv de Kermabo,u takua ndaras me Presidentin dhe Kryyeministrin!Ishte kjo pothuajse hera e parë që nga koha kur këta të dy janë zgjedhur në ato funksione, që me të Huaj të lartë të takoheshin ndaras!Ishim mësuar që ata të dy,Presidentin dhe Kryeministrin,t`i shihnim kudo bashkë dhe tek flisnin me një gjuhë !
Dimri më i madh politik në mes tyre mbase do të jetë më i ftohë dhe më i acartë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.Atëherë kur ata mund t`i humbin udhëheqjet e komunave të ndryshme,do ta akuzojnë njëri-tjetrin për koalicione me parti të tjera.Dhe atëherë mund të plas edhe sheri në mes tyre!
Në anën tjetër edhe opozita duket se nuk qëndron më mirë.Njëri nga udhëheqësit e opozitës,që deri tash bënte zhurmë se do të duhej të organizoheshin zgjedhje të parakohëshme parlamentare,në një promovim të një kandidati të partisë së tij për kryetar komune,u deklarua se partia e tij do të jetë e gatshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në kohën e paraparë,diku nga fundi i vitit 2011!
Dhe krejt në fund do të dëshironim që të gjitha këto konstatime të dilnin të gabuara dhe Kosova mos të hynte në dimrin e madh politik!...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dy poezi nga Dibran Demaku
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Ftesa
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Zvetnimi i një feste
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Ftesa
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Zvetnimi i një feste
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi