Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dibran Demaku: Zvetnimi i një feste

Shko poshtë

Dibran Demaku: Zvetnimi i një feste Empty Dibran Demaku: Zvetnimi i një feste

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 16, 2009 4:02 am

Dibran Demaku: Zvetnimi i një feste U1_DibranDemakuPost festum:

ZVETNIMI I NJË FESTE

Nga Dibran Demaku

Shqiptarët e Kosovës, dikur as që guxonin ta përmendnin si festë të tyre kombëtare,28-Nëntorin-Ditën e flamurit dhe të pavarësisë së Shqipërisë.Ishte ajo koha kur në të dy vendet fqinje Shqipëria dhe Jugosllavia( në pëbërje të të vilës ishin Kosova dhe vise të tjera etnike shqiptare) „lulëzonte socializmi dhe komunizmi“!Dhe si vende socialiste që ishin sikur ishin marrë vesh që njëra-tjetrës mos t`i përziheshin në punët e brendshme!Dhe marrëveshjen e tyre e respektonin me rigozozitetin më të madh!Edhepse thënë të drejtën se ajo që duhej të „përzihej „në punët e brendshme të fqinjit ishte pikërisht Shqipëria.Dhe atë pikërisht për faktin se gjysma e teritorit të saj etnik dhe gjysma e kombit ishte i pushtuar nga Jugosllavia.Por,siç duket krerët e të dy shteteve ishin marrë vesh dhe atë marrëveshje e respektonin në tërësi.
Falë asaj marrëveshje shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera etnike nën pushtimin jugosllav ishin të detyruar(edhe përkundër dëshirës së tyre) që të festonin 29-Nëtorin festën kombëtare të Jugosllavisë!Ndërkaq 28-Nëntorin-festën e tyre kombëtare as që guxonin që ta përmendnin!
Vetëm pas viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar,kur të dy vendeve të lartëpërmendura socializmi dhe komunizmi po ua lente shëndenë,atëherë shqiptarët e Kosovës(e jo kurrë kosovarët)dhe të viseve tjara etnike, që më parë ishin nën Jugosllavinë,filluan që në mënyrë të hapur ta festojnë 28-Nëntorin,festën e vetë kombëtare.
Kremtimi i kësaj feste mori hov dhe për cdo vit filloi të festohet në mënyrë madhështore edhe në vende të ndryshme të botës,aty ku ndodhej edhe vetëm një shqiptar.Dhe nuk kishte fare rëndësi se nga cili vend i etnikumit shqiptar vinte ai.
Kështu vit pas viti,për çdo 28-Nëntor,shqiptarët kudo ku ndodheshin e kremtonin festën e tyre kombëtare të gjithë së bashku.Dhe nga këto festime të çdo vitshme,edhe festa filloi të bëhej më madhështore dhe më e dashur!Kjo ishte festa kryesore e çdo shqiptari!Për këtë festë të shqiptarëve edhe autoritetet e vendeve dhe qyteteve ku ndodheshin shqiptarët,tashmë e dinin se ajo ishte festa e tyre kombëtare dhe u bënin favore dhe lehtësira për kremtimin e saj.
Por,shqiptarët si shqiptarët!Në dy vitet e fundit sikur kanë harruar vlerën historike të festës së tyre kombëtare dhe ta festojnë vetëm sa për sy e faqe.Kështu nga vetë faji i shqiptarëve kjo festë sikut ka zënë të zvetnohet!
Lind pyetja se pse po ndodhë kështu dhe kush e ka fajin për këtë?!
Përgjigja do të ishte:Fajin e kanë vetë shqiptarët.Sikur kanë harruar vlerën e saj historike dhe kombëtare dhe një njëfarë mënyre ta lanë anash dhe mos ta festojnë si më parë?!Cili popull tjetër sillet në këtë mënarë për festën e vetë kombëtare?!Pastaj cili popull do të mbijetojë shekujt që vijnë,po nuk e respektoi historinë dhe të kaluarën e vetë kombëtare?!
Siç duket pas pavarësimit të Kosovës dhe pas vendimit të autoriteteve udhëheqëse të saj që 28-Nëntori mos të kremtohet si festë kombëtare dhe shtetërore në Kosovë(sic),ky vendim i autoriteteve të Kosovës sikur ka ndikuar edhe tek diaspora shqiptare kosovare.
Nuk kanë kaluar shumë ditë nga Dita e festës sonë kombëtare 28-Nëntori i këtij viti,që për fat të keq këtë vit kaloi pa atë pompozitetin festiv që ishim mësuar ta shihnim me vite!Ajo jo vetëm që nuk u festua si më parë dhe në çdo vend e qytet ku ndodhen shqiptarët,por edhe aty ku u festua thua se kaloi pa u ndjerë!
Nuk e dimë se a kanë ndikuar autoritetet e Kosovës tek Diaspora,po vetë fakti që kësaj feste nuk ju dha një publicitet nga mediumet e ndryshme(siç bënin më parë),na shtynë të konstatojmë se një diçka jo e mirë ka ndodhur!
Në anën tjetër ngre krye mendimi se shqiptarët në përgjithësi janë të prirur që të festojnë diçka që e kanë të ndaluar!? Ndërkaq për diçka që e kanë të lirë,sikur nuk kanë dëshirë që as ta festojnë e as të mirren me të!?(Nga të gjithë ata shqiptarë që e kremtuan festën tonë kombëtare,kërkojmë falje nëse me këta rreshta e kemi lënduar sadopak sedrën e tyre!Dhe na duhet të cekim se ky shkrim nuk vlenë për ta.Ky shkrim është bërë për të gjithë ata shqiptarë që këtë vit nuk denjuan të festojnë festën e tyre kombëtare!?).
Dhe çfarë mund të thuhet dhe të konstatohet në fund të këtyre rreshtave?
Nuk ishte qëllimi i këtij shkrimi që dikush të vëhej në bankën e të akuzuarit!As mendimi tjetër që për këtë lëshim do të duhej të dënohej dikush qoftë edhe moralisht.
Tashmë festa jonë kombëtare ka kaluar!Por ajo do të vijë sërish Nëntorin tjetër.Deshëm që me këta rreshta të ua përkujtojmë të gjithë shqiptarëve se 28-Nëntori është festë kombëtare e çdo shqiptari dhe se ajo duhet të kremtohet nga secili shqiptar!Sepse poqese ne nuk e kremtojmë festën tonë kombëtare,atëherë si mund t`i themi vetës që jemi shqiptarë?!
Dhe krejt në fund do të dëshironim dhe uronim që Festa jonë kombëtare-28 Nëntori,në vitet që vijnë të kremtohet në mënyrë madhështore dhe ashtu siç i ka hije çdo shqiptari!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi