KISHIN VENDOSUR TA SHESIN PTK’në
Faqja 1 e 1
KISHIN VENDOSUR TA SHESIN PTK’në
KISHIN VENDOSUR TA SHESIN PTK’në
Shkruan: Visar Ymeri
Po të pyeteshin Hashim Thaçi e Ahmet Shala, çdo gjë në Kosovë do të duhej të ishte pronë private. Në këtë konkluzë ata sigurisht se nuk kanë ardhur pas një studimi të thellë që i kanë bërë modeleve ekonomike (të zbatuar apo teorik). Kështu u kanë thënë baballarët e tyre ideologjikë. Ndërsa përfitimet nga privatizimi ua ka dëshmuar pasurimi i deritashëm personal i tyre. Se natyrisht për politikanët e Kosovës (të cilët shiten edhe si teknokratë, pra sikur shamponat 2 në 1), fjala përfitim e ka vetëm kuptimin në vetën e parë - përfitime për ta janë përfitimet personale. Fatkeqësisht këta njerëz po pyeten. Ministria e Financave dhe Zyra e Kryerministrit janë dy prej eksponentëve aktualë të neoliberalizimit të egër në Kosovë. Pak kohë më parë ata vendosën përfundimisht për shitjen e PTK-së. Natyrisht në takimin ku u fol për fillimin e procesit të privatizimit të pranishëm ishin edhe ambasadorët e disa vendeve perëndimore në krye me Christopher Dellin. Në të vërtet, shpallja e kompanisë konsulente per privatizim të PTK-së u bë nga Hashim Thaçi dhe Christopher Dell. Nuk merrej vesh se kush e kishte zgjedhur kompaninë konsulente. E as që ka rëndësi. Me rëndësi është se kishin vendosur ta shesin PTK-në. Dhe këtu dukej se kishin vendosur të dy bashkë! PTK ka qenë kompani profitabile deri tash. Profitet e PTK-së (diku rreth 200 milion euro) vazhdojnë të paraqesin një prej depozitave më të qëndrueshme bankare që e garantojnë funksionimin e qetë të bankave komerciale në Kosovë. PTK ka funksionuar deri tash duke investuar vazhdimisht në teknologjinë e vet dhe duke punësuar mbi 3.000 punëtorë. Vitin 2008 e kishin përfunduar me pasuri prej afërsisht 800 milionë eurosh sipas raportit, ndërkohë që vlerësimet jozyrtare e vlerësojnë PTK-në me 1.3 miliardë euro. Gjatë vitit 2008 PTK ka investuar edhe në Shqipëri, duke u bërë pjesë e konsorciumit i cili ka fituar liçencën për ofrim të shërbimeve të telefonisë mobile.
Sipas gazetës zyrtare të PTK-së, vetëm gjatë ditës së Fitër Bajramit përdoruesit e Valës 900 kanë qarkulluar 3 milionë e gjysmë sms dhe 3.9 milionë biseda, duke i sjellë kompanisë të hyra në vlerë prej 150 mijë eurove. Vala 900 tash ka 1 milion konsumatorë. Natyrisht që PTK i ka pasur edhe problemet e veta. Te qytetari PTK ka reputacion të keq për dy arsye: rrogat e mëdha dhe - më me rëndësi - çmimet të larta të telefonisë mobile; ndërkohë që flitet për shumë afera korruptive dhe keqpërdorim të mjeteve të PTK-së nga menaxhmenti i lartë dhe shefat e tyre politikë të qeverisë. Kontrata e lidhur me Dardafonin prin në listën e aferave korruptive të PTK-së e pasuar nga marrëveshja 80 milionëshe e nënshkruar me Hashim Thaçin për fibrat optikë nëpër shkollat e Kosovës. Mirëpo të gjitha këto nuk janë probleme që rrjedhin nga ndërmarrja publike, por pikërisht nga modeli që është aplikuar në Kosovë, në dëm të Kosovës, ku ndërmarrjet publike janë lënë të menaxhohen sikur të ishin private. Pra, janë lënë jashtë çfarëdo kontrolli. Keqmenaxhimi i pronës publike nuk është faj i pronës por I menaxhuesit. Prandaj, ta shesim menaxhuesin e jo pronën. Në rastin konkret - ta shesim Hashim Thaçin e Shyqri Haxhën, e jo PTK-në.
Këtë javë në një intervistë për Express Ahmet Shala kishte deklaruar se qeveria ka dëshirë që të mbetet aksionar në PTK edhe pas privatizimit, mirëpo nuk paragjykojnë se çka do të rekomandojë kompania konsulente. Po kush i bën politikat në Kosovë dhe kush i merr vendimet: qeveria apo kompanitë konsulente? Këtë kishte qenë e rëndësishme ta dimë, në mënyrë që ta kuptojmë nëse është privatizuar qeveria apo jo. Për shkak se qeveria do të duhej ta caktonte kursin e privatizimit të ndërmarrjeve, dhe kompania konsulente të shërbente për gjetjen e mënyrës më të mirë për ta arritur cakun e caktuar politik. Qeveria do të duhej të vendoste në bazë të një plani të përgjithshëm ekonomik se çka do të privatizohet, kur, dhe shumë me rëndësi kujt do t’i shitet. Këtë vendim qeveria do të duhej ta sillte duke e pasur parasysh interesin e qytetarëve të Kosovës, të cilët janë në të vërtet pronarë legjitimë të pronës publike e shoqërore të Kosovës. Pse po shitet PTK? Për shkak se nuk jemi të interesuar të kemi profit të mëtejmë prej saj? E çka do të ndodh me paratë që merren prej shitjes? A do të shkojnë edhe ato në Fondin e Privatizimit për ta pritur pronarin final të caktuar nga gjykata (fat ky i tërë fondit të deritashëm të mbledhur nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës)? Këto janë pyetje shumë të rëndësishme për të cilat duhet të flet Qeveria e Kosovës. Kohë më parë, sa ishte ende funksionale shtylla e IV-të e UNMIK-ut, kreu i saj, Paul Acda (tash me qime të ndërruar, i cili shërben si kryesues i sektorit të doganave Brenda EULEX-it) pati deklaruar se Serbia ka pronësi në Postën e Kosovës, kompani kjo në kuadër të PTK-së. Në intervistën e lartpërmendur për Express Ahmet Shala deklaroi se nuk është me rëndësi çmimi por partneriteti i mirë në privatizim dhe përfitimet e shumanshme në këtë sektor. Në secilën shitje është me rëndësi çmimi. Se nëse shitja e PTK-së sjellë më pak përfitime sesa mbajtja e saj në pronësi publike, atëherë ku është logjika ekonomike e shitjes. Pra, pse po e shesin? Vetëm për hir të privatizimit? Por kjo nuk ka kurrfarë logjike ekonomike.
Ahmet Shala e do privatizimin e gjithçkaje
Privatizimi i çdo ndërmarrjeje shoqërore (që prodhon apo ofron shërbime në të mirë të shoqërisë) është një prej modeleve ekonomike të njohura në botë sot. Ai ka qenë fitimprurës për disa vende në nivel të caktuar të zhvillimit shoqëror-ekonomik, por ka qenë katastrofal për disa vende tjera në stad tjetër shoqëror-ekonomik. Privatizimi dhe investimet direkte të huaja mund të jenë shumë fitimprurëse për një vend me ekonomi të zhvilluar, klasë punëtore të organizuar mirë, dhe institucione të fuqishme shtetërore, të cilat kanë zbatuar një legjislacion të kompletuar të sferës ekonomike që ka rregulluar detajisht konkurencën. Mirëpo Kosova është larg së qeni një vend i tillë. Ekonomia jonë është e pazhvilluar. Hapja e tregut ndaj mallrave dhe investimeve nga jashtë është automatikisht përjashtuese ndaj ndërmarrësisë vendore. Thjesht, pa ndihmën e shtetit nuk mund të shtyhemi me korporatat e mëdha e me fuqi ekonomike shumë më të madhe se krejt Kosova.
Klasën punëtore e kemi të papunësuar, ndërkohë që të punësuarit janë tërësisht të paorganizuar, kështu që korporatat nuk kanë fare opozitë që ia vlen të theksohet. Institucionet e Kosovës janë tejet të dobëta dhe qëllimisht të disejnuara të mbesin të dobëta, dhe të udhëhequra nga njerëz të cilët kanë mbështetur ideologjinë e dobësimit të mëtejmë të shtetit, kur na duhet forcimi i tij. Rasti i Feronikelit na e ka dëshmuar se në rastet kur punëtorët kërkojnë të drejtat e tyre, qeveria e mbron pronarin e jo punëtorët. E punëtorët jemi ne, qytetarët e Kosovës. Mosmbrojtja e të drejtave të punëtorëve na ndikon të gjithëve, por edhe e ndikon ekonominë në përgjithësi. Se jo secila ndërmarrje profitabile në aspektin ekonomik ka përfitime për shoqërinë në përgjithësi (social benefits).
Është shteti ai që me metoda të ndryshme të planifikimit e zbatimit të politikave ekonomike, i orienton investimet nëpër ato sfera të ekonomisë që, krahas rritjes ekonomike, sjellin edhe rritje të mirëqenies. Përndryshe rritja ekonomike nuk përkthehet drejtpërdrejt dhe vetvetiu në rritje të mirëqenies. Ahmet Shala në të njëjtën intervistë dhënë gazetës Express deklaroi se po mundohen shumë që ta ruajnë strukturën dhe fuqinë punëtore në PTK. Pra ai nuk garanton, por thotë se po mundohet, që nënkupton se nëse nuk kanë sukses, atëherë do të thonë “ne dëshiruam, por nuk patëm mundësi t’u shpëtojmë të gjithëve”. Shala e di fort mirë se me rastin e privatzimit nuk ka mundësi as teorike që të mbesin e njëjta strukturë dhe i njëjti numër i punëtorëve në vendet e tyre të punës. Pra një numër i tyre do ta humbin vendin e punës. Kompanitë sot shkojnë kah reduktimi i mëtutjeshëm i punëtorëve, për shkak se kjo e ul koston e prodhimit dhe rrjedhimisht ua mundëson atyre t’i ulin çmimet në treg dhe, çka është më me rëndësi, ta rrisin profitin për vete, duke e rritur, kështu, edhe eksploatimin e punëtorëve që mbesin në punë.
Kompanitë private nuk brengosen fare për ndikimin social që veprimet e tyre shkaktojnë. Ato nuk brengosen fare për nivelin e papunësisë e të varfërisë në Kosovë. Ato brengosen vetëm për maksimalizimin e profitit. Por Shala deklaron publikisht se po mundohet për punëtorët, pikërisht për ta parandaluar organizimin e punëtorëve. Pra që t’i parandalojë ata t’i ndihmojnë vetes. Se organizimi i mirëfilltë i punëtorëve e sindikatave kundër privatizimit mund ta anulojë këtë të fundit. E Shala nuk e do këtë. Ai e do privatizimin e gjithçkaje. Rrjedhimisht i urren ata që mund të jenë kundër. Ai do të jetë në krye të privatizimit, për ta bërë atë si të pakokë.
Shkruan: Visar Ymeri
--------------------

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhafer Leci:E kishin djersitur, pastaj e kishin ngrirë
» Mustafa i vendosur për kërkesën e partisë
» Skandaloze: Për gjashtëmijë euro, shkodranen ia shesin një plaku të Kosovës (Video)
» BE-ja e vendosur për protokollin
» "Vetëvendosje" e vendosur për protestën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi