BE-ja e vendosur për protokollin
Faqja 1 e 1
BE-ja e vendosur për protokollin
BE-ja e vendosur për protokollin
Zëvendësshefi i Departamentit suedez për Bashkimin Evropian, Lars Wahlund, i tha BBC-së se protokolli i bashkëpunimit ndërpolicor ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit zyrtar do të nënshkruhet së shpejti.
Ai tha se në Bruksel nuk ka vullnet për ndryshim të asnjë pjese të protokollit.
Sipas tij, ajo është marrëveshje teknike ndërmjet BE-së dhe Beogradit për bashkëpunimin përreth kufirit.
Zoti Wahlund shfaqi bindjen e tij se BE-ja do ta ndryshojë qëndrimin e Prishtinës zyrtare ndaj protokollit përmes bisedimeve dhe dialogut.
Autoritetet në Prishtinë kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se debatet për protokollin EULEX-Serbi janë të mbyllura, por thonë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me misionet ndërkombëtare në Kosovë.
Ndërkohë misioni i EULEX-it ka paralajmëruar nënshkrimin e dy protokolleve të tjera, atë të doganave dhe të drejtësisë.
Çështjen e protokollit për policinë zëvendësshefi i departamentit suedez për BE-në e cilësoi të jetë në interes të Prishtinës zyrtare.
Ai nënvizoi se udhëheqësit politikë të Kosovës kanë qenë në dijeni të plotë për të gjitha bisedimet e misionit evropian për drejtësi dhe polici me Beogradin për protokollet.
Me zotin Wahlund bisedoi korrespondenti i BBC-së në Prishtinë, Arbër Vllahiu, dhe fillimisht e pyeti nëse për shkak të qëndrimit refuzues të Prishtinës bisedimet për marrëveshjet me Beogradin kanë arritur në një pikë të vdekur.
Z. Wahlund: Nuk mendoj ashtu. Më lejoni që të them diçka para se t'i përgjigjem pyetjes suaj. Duhet të fillojmë me incidentin dhe sulmet mbi EULEX-in. Ne jemi të shqetësuar për këtë dhe presim nga qeveria e Kosovës që të gjejë përgjegjësit dhe t'i nxjerrë ata para drejtësisë. Kjo është përgjegjësi e autoriteteve të Kosovës. Sa i përket protokollit të policisë ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, ne e shohim këtë si një marrëveshje teknike ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë. Ne gjithashtu e dimë se qeveria e Kosovës ka premtuar që të mbështesë EULEX-in në punën e tij dhe, gjithashtu, mendojmë se protokollet teknike janë vërtetë në interes të Kosovës. Kjo ka të bëjë me bashkëpunimin përgjatë kufijve, të cilët Serbia nuk i njeh. Dhe këto protokolle, nëse qeveria e Kosovës i merr parasysh, janë në të mirë të Prishtinës. Gjatë bisedimeve për protokollin e policisë qeveria në Prishtinë ka qenë plotësisht e informuar për të gjitha hapat dhe ne shpresojmë se qeveria në Prishtinë do t'i çojë gjërat përpara. Ne mendojmë se është e rëndësishme që protokolli të nënshkruhet dhe mendoj se BE-ja është e gatshme të ecë përpara në këtë çështje. Gjithashtu nuk mund të jetë në interes të qeverisë në Prishtinë që të jetë në kundërshtim ose në konflikt me BE-në rreth kësaj çështjeje.
BBC: Kur e përmendët incidentin në Prishtinë dhe Lëvizjen Vetëvendosja, zoti Wahlund, a nuk e besoni se incidenti ishte pasojë e protokolleve që për qytetarët nuk ishin shumë të kuptueshme?
Z. Wahlund: Mund të jetë ashtu. Por, ata që qëndrojnë prapa këtyre sulmeve, kanë protestuar edhe më parë dhe, me sa e kuptoj unë, duan që të gjithë ndërkombëtarët të largohen nga Kosova. Nuk mendoj se kjo është në interes të Kosovës dhe, gjithashtu, nuk mendoj se ky mendim përkrahet nga qeveria e Kosovës. Mendoj se Kosova si një shtet në fillimet e saj me këtë status, ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare. Dhe ne jemi të pranishëm atje për të ofruar mbështetje.
BBC: Ju thatë se Prishtina zyrtare ishte në dijeni të plotë të bisedimeve për protokollet me Beogradin. Por zyrtarët në Prishtinë thonë se nuk janë në dijeni të ndonjë bisede politike me Serbinë dhe se nuk janë në dijeni të plotë për këto protokolle që pritet të nënshkruhen?
Z. Wahlund: Këtë pyetje duhet t'ia adresoni qeverisë në Prishtinë. Unë vetëm mund të them se ne si Bashkim Evropian, përfaqësuesit tanë ndërkombëtarë në Prishtinë, e kanë njoftuar qeverinë e Kosovës.
BBC: E kanë informuar plotësisht?
Z. Wahlund: Plotësisht.
BBC: Për çdo gjë që është bërë me Beogradin?
Z. Wahlund: Po.
BBC: Zoti Wahlund, Prishtina zyrtare këmbëngul se të gjitha debatet për protokollet janë të mbyllura. Si mendoni ta ndryshoni këtë qëndrim të saj?
Z. Wahlund: Natyrisht që do ta ndryshojmë përmes bisedimeve me ta, përmes dialogut. Sërish nuk e mendoj se është në interes të Prishtinës që të mos i zgjidhë këto opinione të ndryshme.
BBC: A do të thotë kjo se do të ndryshoni protokollet, do të ndryshoni ndoshta emërtimin e tyre, ose thjesht diçka që ta bindni Prishtinën që të ecë më tutje?
Z. Wahlund: Nuk mendoj se ndryshimi i protokollit është rruga e drejtë sepse ai është marrëveshje teknike ndërmjet BE-së dhe Beogradit për bashkëpunimin përreth kufirit. Rruga përpara është të sqarojmë, të bisedojmë dhe të bindim qeverinë në Prishtinë.
BBC: Pra, ju po thoni se nuk ka ndryshime por do t'i bindni autoritetet në Prishtinë se kjo është e drejtë?
Z. Wahlund: Ne jemi kryesues të Bashkimit Evropian dhe flasim në emër të tij. Ju e dini që BE-ja ka 27 vende anëtare. Mënyra se si unë e lexoj disponimin e BE-së, është se nuk ka absolutisht vullnet për të ndryshuar protokollin.
BBC: Por nëse Prishtina nuk e ndryshon qëndrimin e saj, a do të bëni ndonjë presion mbi të që ta mundësojë nënshkrimin e protokollit?
Z. Wahlund: Presioni që mund të bëjmë është të bisedojmë me ta. Nuk dua të spekuloj shumë. Kur zyrtarët në Prishtinë të ulen e ta shohin këtë çështje, nuk mendoj se është në interes të tyre që të jenë në konflikt me BE-në rreth kësaj çështjeje.
BBC: Pra, ju thoni se BE-ja është përkushtuar fuqishëm që t'i nënshkruajë këto protokolle?
Z. Wahlund: Po, ashtu mendoj. Unë kështu e kutpj këtë çështje.
BBC: Kur mendoni se do të nënshkruhet protokolli?
Z. Wahlund: Nuk mund të them me saktësi se kur por, ashtu si e kam kuptuar unë, kjo do të bëhet në një të ardhme jo fort të largët.
BBC: Dhe së fundi, nëse Prishtina nuk e ndryshon qëndrimin e saj, nëse ju vazhdoni të thoni se BE-ja është e përkushtuar për të nënshkruar protokollet me Beogradin, a nuk po rrezikojmë kështu që të përshkallëzohet situata e sigurisë në Kosovë?
Z. Wahlund: Bashkësia ndërkombëtare, posaçërisht Bashkimi Evropian është në Kosovë për të ndihmuar dhe Kosova ka aspirata evropiane . Protokollet janë në interes të Kosovës dhe mendoj se do të kemi mundësi që ta zgjidhim këtë çështje.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Reagime për protokollin
» Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi
» Qeveria për protokollin policor të EULEX
» KISHIN VENDOSUR TA SHESIN PTK’në
» Sejdiu e Thaçi: Të mbyllet debati për protokollin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi