Simbolika e manifestimit të tetë dhjetorit
Faqja 1 e 1

Enver Bytyçi
Dëshmitë e detit njerëzor në sheshin “Skënderbej”
Dje në mbrëmje u bëra për herë të parë pas më shumë se shtatë viteve në emigracion dëshmitar. Dëshmitar i asaj që mund të quhet e pabesueshme. Sikur mijëra njerëz të më thonin se në festën përkujtimore të tetë dhjetorit kanë marrë pjesë me qindramijë qytetarë, nuk do ta besoja. Jo se njeriu është i prirur që të besojë vetëm ato që i sheh syri, por se as në kohën e diktaturës dhe as në kohën e demokracisë sheshi “Skënderbej” nuk kishte mbledhur ndonjëherë kaq shumë njerëz. Thonë se ishin shumë kur në qershorin e viti 1991 pritej me nderimet më të mira Sekretari i Shtetit Amerikan, Bejker. Por as në atë pritje madhështore nuk kishte pasur kaq shumë njerëz. Fundi i këtij deti njerëzish nuk mund të shihej ditën e djeshme edhe sikur të ngjiteshe në katin e 15-të të hotel “Tirana Internacional”.
Po pse ndodhi kjo mrekulli? Si ndodhi që qindramijë njerëz, qytetarë shqiptarë, pushtuan sheshin më të madh të vendit thjesht me reklama televizive për pjesëmarrje në këtë manifestim? A ishte i mjaftueshëm tetë dhjetori që ta impononte këtë manifestim, më të madhin në historinë e Tiranës? Sigurisht që tetë dhjetori përbën një ngjarje historike nga më të mëdhatë në kujtesën historike të vendit. Ajo ishte ngjarje e kthesës historike dhe si e tillë shënohet e do të shënohet me germa të arta. Ndaj dhe përkujtimi i saj si dhe manifestimet e mëdha janë të motivuara e legjitime. Megjithatë deti i njerëzve pjesëmarrës në festën përkujtimore të së martës në Tiranë kishte shumë simbolika, të cilat ngjajnë me simbolikën e atij dhjetori të vitit 1990.
Së pari ai manifestim ishte dhe do të mbetet si shprehje e vullnetit të rinisë shqiptare të shpallur më tetë dhjetor 1990, që “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Ky vullnet i shprehur me aq forcë nga forcat demokratike të vendit në ato kohë e në ditët e sotme nuk është tjetërsuar, nuk ka ndryshuar, nuk është venitur dhe nuk është zbehur. Shumë kombe të tjera e kanë nisur ndryshimin e sistemit me ëndrrën për të mbërritur në stacionin e Brukselit,. Por thuajse asnjë prej tyre nuk e ka ruajtur për dy dekada këtë aspiratë, shpresë dhe bindje me kaq fanatizëm sa shqiptarët. Brukseli si simbol i Aleancës Euroatlantike dhe njëkohësisht i Bashkimit Europian është dhe mbetet stacioni shpirtëror, politik, psikologjik dhe demokratik i shqiptarëve.
Së dyti, fatkeqësisht shqiptarët vazhdojnë të përballën me pjesën më të keqe të kundërshtarëve të stacionit euroatlantik të vitit 1990. Këta kundërshtarë kishin para njëzet vjetësh të njëjtët mbiemra dhe disa prej tyre edhe të njëjtët emra. Ata sot kanë uzurpuar forcat antishqiptare e antiintegrim dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për ta penguar Shqipërinë ta arrijë stacionin - Bruksel. Ndaj dhe mitingu i Sali Berishës në sheshin “Skënderbeu” duhet parë si reagim i fuqishëm i shqiptarëve për ti thënë jo forcave regresive antieuro-atlantike e antishqiptare të instaluara në kreun e opozitës shqiptare. Shqiptarët me pjesëmarrjen dhe entuziazmin e tyre në mitingun e djeshëm i dhanë përgjigjen përfundimtare përpjekjeve destabilizuese të grupimit antiperëndimor në Shqipëri.
Së treti, manifestimi përkujtimor për ngjarjen e shënuar të tetë dhjetorit 1990 dhe pjesëmarrja e pashembullt e detit shqiptar në të kishte simbolikën e mesazhit të vet. Mesazhi kryesor i tij ishte shprehje pro paqes e stabilitetit dhe kundër presionit, destabilizimit dhe konfliktit. Ky mesazh është mirë te lexohet nga krerët e opozitës shqiptare me qëllim që ajo sa nuk është vonë të nxjerrë përfundime dobiprurëse për vendin dhe stabilitetin demokratik e politik të tij. Ajo stërmbushje e sheshit dhe rrugëve të Tiranës me njerëzit e paqes e të arsyes ishte një mësim i madh për të gjitha forcat regresive që përpiqen ta sjellin vendin në anarki. Ata dhanë paralajmërimin më serioz të mundshëm, se fatet e Shqipërisë nuk mund ti marrin në duart e tyre njerëzit e papërgjegjshëm, ata që mbi interesat e vendit kanë vënë interesat e grupit, një pjesë prej të cilëve të implikuar në rrjetin e mafies. Manifestimi popullor i tete dhjetorit të këtij viti duhet të lexohet si paralajmërim për kreun e opozitës, se uragani popullor nuk duron anarkinë e tipit Rama/Ruçi/Ngjela/Gjinushi.
Dhe në fund ky manifestim ishte njëkohësisht mbështetje për qeverinë aktuale të Sali Berishës, ishte konfirmimi i asaj se shqiptarët e mbështesin pa rezerva procesin e udhëhequr prej tij dhe se zgjedhjet e 28 qershorit shqiptarët i vlerësojnë si zgjedhje të lira e të drejta. Nëse qeveria e Tiranës do ta lexojë mbështetjen mbarëshqiptare si të tillë, atëherë asaj do ti duhet të angazhohet ende më shumë në plotësimin e programit të saj politik, ekonomik, social dhe integrues, me qëllim që asnjë prej atyre qindra mijë njerëzve pjesëmarrës në mitingun e djeshëm të mos zhgënjehet.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sejdi Berisha: Mëkati i rrëfimit dhe simbolika e pikëpyetjes...!
» “OPOZITËS” NUK I PËLQEN NIVELI I MANIFESTIMIT
» Kasam Shaqirvela:EPOPEJA E UCK-se , me rastin e manifestimit perkujtues
» Sabit Rrustemi:Nis rrugëtimin edicioni i tretë i Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit”
» Ngjarjet e dhjetorit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi