Virion Graçi: Duke përkujtuar Musine Kokalarin
Faqja 1 e 1

Duke përkujtuar Musine Kokalarin
Pse
shembulli i saj si femër e persekutuar nga regjimi komunist, pikëpamjet
e saj liberal-politike dhe humanizmi i saj, diferencohen me vështirësi
mes retorikave të pasinqerta e destruktive që mbizotërojnë skenën e
përditshme të politikës zyrtare te ne? Pse krijohen vështirësi të reja
artificiale për gjykimin dhe interpretimin e saktë të trashëgimisë së
saj letrare dhe publicistike?
Nga Virion Graçi, Express
Musine
Kokalari jetoi dhe punoi në dy periudha krejtësisht të pavolitshme për
gjendjen e saj të trefishtë: femër, shkrimtare dhe veprimtare politike.
Përkatësia
e saj gjinore në gjirin e një shoqërie tërësisht maskiliste,
patriarkale dhe e prapambetur, ka caktuar që në nisje vendin e saj në
pjesën e përvuajtur të njerëzve, në mesin e atyre që ishin dhe do të
mbeteshin për mjaft kohë pjesa më e shpërfillur e shoqërisë, pa të
drejta njerëzore e qytetare; prirja e saj letrare në një vend ku
nëntëdhjetë për qind e popullatës ishte krejt analfabete, ku
praktikisht nuk kish institucione të kulturës, nuk kish qarkullim të
shtypit dhe të librave, ku debatet dhe botimet letrare ishin mundësi
klubesh e shoqërish të ngushta burrash; ku tematikat e debatet që
përuroheshin dhe kryheshin vinin prej burrave të kombit dhe ishin për
burrat e kombit - e kjo rrethanë përbënte shenjën e dytë tragjike në
fatin e saj të pritshëm; idetë e saj të përparuara politike në një vend
i ardhur i rrënuar dhe i copëtuar nga anarkia, nga pushtimet e huaja
dhe despotizmi i sundimtarëve vendas, të artikuluara sërish në vitet e
diktaturës së proletariatit, do të mbyllnin trekëndëshin tragjik të
kësaj vajze intelektuale plot dëshira fisnike dhe ideale pozitive.
Në
vitet 30-40 të shek. XX vendi ynë ka pasur një numër gazetarësh dhe
intelektualësh të zgjedhur, ka pasur disa debate cilësore dhe sisteme
pikëpamjesh të ndryshme për perspektivat politike-kulturore dhe humane
lidhur me ecurinë dhe zhvillimin e Shqipërisë, por rrethi i qarkullimit
të tyre ka qenë tejet i ngushtë, thuajse informal, për pasojë, me
ndikim të pamjaftueshëm; aq më dekurajuese bëhej gjendja për femrat
shqiptare të asaj kohe: kishin nevojë të shpreheshin, po ku?; kishin
nevojë të shtronin probleme? Kujt t'ia parashtronin?!
E
kishin domosdoshmëri tejkalimin e rrethanave shtërnguese, mbytëse, por
si do të ndodhte kjo?; kishin dëshirën dhe vetëdijen për respekt dhe
dinjitet në një shkallë të pranueshme, por, si mund të fitoheshin ato?
Lufta
e Dytë Botërore që kishte mbërthyer edhe Shqipërinë do t'ia linte
radhën diktaturës 50-vjeçare. Pikërisht, në prag të këtij kapërcyelli
fondamental-epokal shfaqet si autore Musine Kokalari.
Pavarësisht
kushteve tmerrësisht të këqija për afirmim, liri shprehjeje dhe
mirëkuptim shoqëror për afishimin dhe sendërtimin e idealeve që nuk
kishin qenë thjeshtë vetjake, Musine Kokalari iu kushtua deri në
sakrifikim synimeve të saj intelektuale dhe njerëzore: shkroi libra,
pati veprimtari të spikatur politike e shoqërore duke tejkaluar
ndjeshëm mendësitë arkaike-feudale dhe tabutë e tjera skllavëruese të
bashkëkohësve.
Pikënisjet
e Musinesë në daljen e saj si protagoniste në jetën aktive ishin të
mbara, të drejta dhe premtuese: nga arsimi bashkëkohor zgjedh drejtimin
perëndimor, shkollën perëndimore; nga tradita shqiptare e mendimit
humanist, atdhetar dhe artistik zgjedh Naim bej Frashërin; si
bashkëmendimtarë, si miq mendimesh e letërkëmbimesh zgjedh nga figurat
më cilësore si: S. Kolea, A. Xhuvani, L. Skëndo, E. Koliqi, L.
Poradeci, etj; si alternativë politike dhe qeverisëse gjykon si më të
përshtatshmin atë social-demokrat.
Nga
e sotmja vërehet lehtë se shumëçka u shpërfill me themel në Shqipëri
para dhe pas Luftës së Dytë prej rrjedhave të fuqishme të
gjeo-politikës kontinentale, prej zhvillimeve të brendshme konfliktuale
deri në përplasje të armatosura, prej shtetit monist-diktatorial gjysmë
shekullor.
Krijuar
në një epokë të pavolitshme, krijimtaria e Musine Kokalarit, ashtu si
dhe jeta e saj vjen të ridimensionohet sot në shoqërinë shqiptare në
një periudhë gjithsesi të trazuar; si shkrimtare, librat e saj duhet të
sigurojnë vetë vendin e duhur midis dhjetëra botimeve me letërsi të
zgjedhur nga hapësirat shqiptare dhe nga bota e madhe kulturore;
shembulli i saj si femër e persekutuar nga regjimi komunist i kohës
është i renditur mes qindra shembujsh të tillë, disa shumë herë më
tragjikë se vetë fati i Musinesë; pikëpamjet e saj të moderuara
liberal-politike, humanizmi i saj, aspiratat e saj të sinqerta dhe të
qarta për drejtësi, progres shoqëror dhe kombëtar, vështirë të
diferencohen e të shquhen tani mes retorikave të njëjta, të pasinqerta,
destruktive e mjegulluese që mbizotërojnë bezdisshëm skenën e
përditshme të politikës zyrtare te ne; për këto arsye kryesore
objektive jeta dhe vepra e Musine Kokalarit është dhe do të vazhdojë të
jetë objekt kërshërie dhe hulumtimi vetëm për rrethe të veçanta
studiuesish profesionalisht të interesuar.
Njohja
e imtësishme e jetës dhe veprimtarisë së Musinesë të çon në përfundimin
se individi shqiptar, pavarësisht projekteve ambicioze, veprave të mira
dhe të arriturave vetjake, fundoset dhe tretet tragjikisht në zgafellat
dhe jehonat e epokës ku jeton dhe shpalos punën dhe veprën e tij të
pafat; kaq mund të parashtrohet këtu për objektin Musine.
Duke
parë Musinenë dhe veprën e saj si subjekt, vërehet se krijimtaria e saj
letrare nuk kulmohet në skenën letrare të kohës; krijimtaria e saj
shënohet nga modestia, shkrimet e saj nuk priren nga novatorizmi
përtëritës as në rrafshin e përmbajtjes as si formacione stilistikore;
skicat dhe rrëfimet e Musinesë, dukshëm janë në nivele modeste
krahasuar me shkrimtarë të afirmuar, bashkëkohës me të si Koliqi,
Migjeni, Nonda Bulka, Kuteli, etj; poezitë e saj janë përgjithësisht
variacione të cekëta vetjake pa konotacione të spikatura të vlerës
artistike dhe të pathosit shoqëror, krahasuar po ashtu me poetë të
njohur shqiptarë të asaj periudhe si Migjeni, Petro Marko, Lasgush
Poradeci, etj.
Pas
rizbulimit honorifik të figurës së M. Kokalarit nga institucione të
rëndësishme të shtetit, në kontekste të fuqishme politike e
propagandistike të tranzicionit: po zbulohen sheshit krimet e
diktaturës, po bëhet me sistem rehabilitimi i viktimave dhe martirëve
të demokracisë, po shkruhet drejt, pa retushe historia e Shqipërisë dhe
ajo e individëve të anatemuar prej historiografisë zyrtare-komuniste, e
të tjera slogane të ricikluara si këto, krijohen, mendoj, vështirësi të
reja artificiale për gjykimin dhe interpretimin e saktë profesional të
trashëgimisë së saj letrare dhe publicistike.
Duke
shpresuar t’u ikim sa më parë qasjeve tradicionale, mund të thuhet me
siguri se, pavarësisht zgjedhjeve dhe përfundimeve që mbrihen nga
studiuesit, nga pjesëmarrësit në diskutimet e interpretimet për M.
Kokalarin, e jo vetëm në rastin e saj, pashmangshëm mund të pajtohemi
ndonjëherë rreth një konkluzioni më të qëndrueshëm: sërish dhe përherë
është shoqëria institucioni më i lartë vendimmarrës; me shijet e saj,
me cilësitë qytetare, intelektuale dhe botëkuptimore është pikërisht
ajo që vendos edhe për fatin e mbramë të bijave e të bijve të saj
shkrimtarë e artistë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vlerësimi për Musine Kokalarin dhe Shkrimtaret e Burgosura në botë!-Esse-shkruar nga Raimonda Moisiu(Dje eshte liruar Nobelistja Aung San Suu Kyi: te cilen une e permend ne kete shkrim.shen.im FLM)
» Momenti tragjik kur babai e gjen djalin e tij duke vdekur, ishte hedhur nga ura duke refuzuar të kryej vrasje (Foto)
» Lopën ose gruan-Vrion Graçi
» Sabile Keçmezi- Basha: Disidentja e parë shqiptare - Musine Kokalari
» Hajdin Islami: Është përkujtuar në 10-Vjetorin e rënies heroike dëshmori Mr.inxh. Lutfi Musiqi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi