LIBËR PERSIATJESH PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR NË EMIGRACION
Faqja 1 e 1
LIBËR PERSIATJESH PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR NË EMIGRACION
LIBËR PERSIATJESH PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR NË EMIGRACION
Nga Begzad Baliu
Driton M. Kajtazi, Dera (ese), Prishtinë, 2010, f. 91.
Pasi kam lexuar vëllimin me ese “Dera” të studiuesit dhe shkrimtarit Driton K. Kajtazi, çështja e parë me të cilën jam ndeshur ka qenë mënyra e paraqitjes së tij në një akt përurues si ky.
Ta bëj këtë përmes përshkrimit të lëndës së veprës, ta zgjeroj narracionin e tij, të bëjë një persiatje mbështetur në temat që ka hapur dhe motivet mbi të cilat e ka ngritur tekstin, ta zgjeroj monologun e tij në dialog, dhe ironinë në protestë, apo të ngre parametra krejt të tjerë nisur nga metodat e kërkimit të tij në jetën e më shumë se të një shoqërie. Prandaj, nëse ky tekst nuk do të kushtëzohej prej arsyes përuruese më parë se sa prej leximit personal, më parë se sa vlerësues do të ishte persiatës.
Vëllimi me ese “Dera” hapet me një tekst sa prezantues aq edhe vëzhgues për “Fjalorin e gjuhës shqipe” të Mehmet Elezit. Fjala është për një vepër e cila ka hapur diskutim të gjithanshëm mes gjuhëtarësh e publicistësh për përmasën e rëndësisë së saj në leksikografinë shqiptare. Fjala është për një vepër gjithësesi të rëndësishme të gjuhësisë shqiptare, për të cilën gjithashtu ka pasur shumë zhurmë individësh dhe më shumë heshtje institucionale. Komentues të shumtë këtë Fjalor shumë herë e kanë identifikuar si një vepër të fjalësit të përjashtuar të shqipes, e në anën tjetër si një vepër të ekzagjeruar dhe madje të kompiluar të Fjalorëve të veprave letrare të autorëve të veriut, të cilët ende gjenden në dorëshkrim. Eseisti ynë nuk meret as me të parët, sepse të kuptosh që asnjë standard nuk përjashton leksikun e një gjuhe nuk është e domosdoshme të jesh linguist, as me të dytët, sepse përmasa e kompetencës albanologjike nuk ia lejon të merret me diskutimin e trashëgimisë albanologjike. Kjo është arsyeja pse në esenë e tij për këtë vepër autori ia arrin ta gjejë vendin e kësaj vepreje: pra, në fjalësin e përgjithshëm të shqipes, ku e kanë vendin të gjithë fjalorët e shqipes, pavarësisht bazës krahinore dhe dialektore të tyre.
Në vazhdim autori ynë merret me trajtimin e një teme për të cilën në shoqërinë shqiptare është biseduar dhe është shkruar shumë, por asnjëherë në mënyrën se si e ka shtruar z. Kajtazi. Duke shkruar për problemin e mësimit të besimit fetar në Zvicër dhe modelitetet e diskutimit të tij në hapësirën shkollore, Driton Kajtazi shtrinë diskutimin e tij në hapësirën shqiptare, jo për ta rivënë në dukje paqen tonë brendafetare, po për ta theksuar këtë në një nivel të përfshirjes eventuale të besimit fetar në shkollat publike dhe private të Kosovës, si dhe hapësirës shqiptare në përgjithësi. Nuk e di a është e nevoshjshme të thuhet se me këtë ese Driton Kajtazi në mënyrën më të mirë vë parametrat e një kapitulli të ri, nëse jo në mësimin fetar, atëherë së paku në lëndën e qytetërimit shqiptar që ligjërohet në shkollat tona.
Emigracioni dhe përmbajtja materiale e shpirërore e marrëdhënieve me atdheun, janë një prej temave të cilat Driton Kajtazi i ka përvijuar me lehtësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me lexuesin. E parë me sytë e intelektuialit të angazhuar në jetën qytetarit të një vendi të huaj, autori ngre probleme të brendshme të tyre, sheshon edhe elemente të tjera përmbajtësore, historike, gjuhësore dhe kulturore, pra materiale e shpirtërore, që lidhen nyjtaz me ruajtjen e identitetit kombëtar të popujve të emigruar të Europës në përkim edhe me shqiptarët. Fjala është gjithmonë për shkollën, njërën prej shtyllave themelore të mbajtjes gjallë të identitetit kombëtar, si dhe komunikimin gjuhësor brendafamiljar të familjes shqiptare në Zvicër, përkatësisht në emigracion.
Një temë po aq interesante dhe e hapur në përsiatjet e Driton Kajtazit është mburrja shqiptare: për të mos thënë psikologjia e të qenit i rëndësishëm në këtë botë, do të thoshim nga rikthimi i të ashtuquajturës tezë romantike për prejardhjen e shqiptarëve nga pellazgët deri te teza rrahagjokëse për prejardhjen e shqiptarëve në këtë troje 300 vjet para dreqit. Në këtë rrjedhë zë vend edhe ideja e pranimit të pavarësisë së Kosovës nga Europa, përkatësisht Zvicra si kusht për të qenë “e pakërcënuar nga invadimi i emigracionit të ri” shqiptar. Një donkishotizëm i vërtetë apo jo do të thoshte një ballkanas, lexues i vonuar i letërsisë europiane. Mirëpo mjeshtri ynë e tejkalon këtë ironi me një qasje tjetër në diskursin e komunikimit tonë të përditshëm ligjërimor, e cila i lë vend ironisë së lehtë dhe pavrazhdësi të leksikut tashmë të përtypur në hapësirën e publicistikës shqiptare.
Mbi këto parime të komunikimit dhe mbi këto kritere të zgjedhjes së temave e motiveve shqiptare në emigracionin shqiptar, por të ndërlidhur kurdoherë edhe me hapësirën shqiptare, veçmas të Kosovës, shkrimtari dhe eseisti Driton M. Kajtazi ka përmbledhur një cikël esesh të realizuara me kompetencë dhe me shije.
Dhe, pse të mos konstatojmë kështu!
Vëllimin me ese “Dera” e ka shkruar shkrimtari dhe studiuesi, i cili më parë se sa të përgjigjet në tema të hapura, ai e shton numrin e pyetjeve dhe të dilemave, më parë se sa të përmbyll çështjet hap tema të reja. E zgjerimi i temave dhe plotësimi i pyetjeve njëkohësisht zgjeron horizontin e kërkimit, përplotëson kahet e narracionit dhe zgjon kurreshtjen e persiatjet intelektuale. Në këtë rrjedhë do parë edhe kodin e komunikimit në rrafshin leksikor, semantik, sintaksor dhe madje interpunksional. Të mësuar me komunikimin e shoqërisë së sotme shqiptare ku gjuha e pazënë në njërën anë dhe gjuha militare në anën tjetër mbajnë peng një varg temash në jetën tonë sociale, kulturore, ekonomike, politike dhe të perspektives kombëtare, nuk kemi se si të mos theksojmë se stili i teksteve të Driton Kajtazit, sjell një frymë paqeje në diskursin e letrave të sotme shqipe.
(Tekst i lexuar në përurimin e librit nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për emigracionin, më 24.10.2010)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Një libër që mungonte
» Pirro Prifti: ‘Ballkan Bazaar’ – një film ofendues për Klerin, Komunitetin Ortodoks shqiptar...
» Mikel Gojani: Libër i rëndësishëm për receptuesin shqiptar
» Një libër nga Yllka Filipi
» Feksor Shkurti-NJOFTIM:Kujtesë për komunitetin fteriot këtu në Tiranë e kudo ndodhen!
» Pirro Prifti: ‘Ballkan Bazaar’ – një film ofendues për Klerin, Komunitetin Ortodoks shqiptar...
» Mikel Gojani: Libër i rëndësishëm për receptuesin shqiptar
» Një libër nga Yllka Filipi
» Feksor Shkurti-NJOFTIM:Kujtesë për komunitetin fteriot këtu në Tiranë e kudo ndodhen!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi