"Eurostat": Ne shtetet e BE-se jetojne 1 milion shqiptare
"Eurostat": Ne shtetet e BE-se jetojne 1 milion shqiptare
"Eurostat": Ne shtetet e BE-se jetojne 1 milion shqiptare
18.12.2009
Instituti evropian i statistikave “Eurostat” bëri të ditur të mërkurën se rreth 1 milion shqiptarë nga Shqipëria jetojnë në një nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Në një raport mbi të huajt që jetojnë në BE, “Eurostati” vëren se shqiptarët përbëjnë 5 për qind të numrit të përgjithshëm të të huajve në këto vende. Shqiptarët përbëjnë 64 për qind të qytetarëve të huaj që jetojnë në Greqi (rreth 640 mijë vetë), ndërkohë që pjesa tjetër jeton në Itali e në Evropën Veriore. Këto të dhëna janë të vlefshme për vitin 2008 dhe bazohen në vlerësime të instituteve të statistikave të vendeve anëtare.
Shifra prej 1 milion vetash rezulton më e lartë nga sa vlerësohej më parë numri i shqiptarëve emigrantë. Kjo shifër tregon se ndoshta numri i popullatës shqiptare që jeton ende në atdhe është më i ulët nga sa vlerësohet zyrtarisht.
Në vitin 2001, kur u krye regjistrimi i përgjithshëm i popullatës (REPOBA) dhe banesave në Shqipëri, rezultoi se në vend kishte 3 milionë banorë, ndërsa nga krahasimi i regjistrimit të pranisë faktike me regjistrin e popullatës ku shënohen lindjet dhe vdekjet, në atë kohë mungonin në "apel" rreth 600-800 mijë vetë.
Sot, bazuar në të dhënat e REPOBA-s dhe të dhënat e lindjeve dhe vdekjeve, Shqipëria ka 3.2 milionë banorë dhe popullata po rritet me mesatarisht 1 për qind në vit. Por kjo statistikë nuk e merr parasysh numrin e shqiptarëve që mund të jenë larguar nga vendi pas vitit 2001. Të dhënat e hyrje-daljeve në pikat kufitare tregojnë se më shumë shqiptarë largohen nga vendi sesa kthehen në atdhe. Të dhënat e fundit të “Eurostatit” tregojnë se popullata e pranishme në Shqipëri mund të jetë 200-400 mijë vetë më e vogël se sa flasin statistikat zyrtare të Shqipërisë.
Regjistrimi i ardhshëm i popullatës faktike pritet të kryhet në vitin 2011. Në rast se popullata del më e vogël, të gjitha statistikat kombëtare mund të ndryshojnë. Sot, prodhimi i brendshëm bruto për frymë i Shqipërisë është sa 26 për qind e mesatares së Bashkimit Evropian, gjë që e rendit këtë vend në fund të listës. Por, pas regjistrimit të popullatës në vitin 2011, shqiptarët ndoshta do të kapërcejnë me statistikë statusin e vendit më të varfër të kontinentit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Studimi: 25% e fëmijëve shqiptarë jetojnë në varfëri
» Doli nga shtypi "Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare" shkruar
» Muharrem Sfarqa:Dy poetë shqiptarë në periodikun letrar gjerman 'Am Erker’
» Nderhyrja e z.Tahiri sot ne Parlamentin Shqiptare per ceshtjen "Dule"
» Ftesë e Lidhjes sä arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër
» Doli nga shtypi "Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare" shkruar
» Muharrem Sfarqa:Dy poetë shqiptarë në periodikun letrar gjerman 'Am Erker’
» Nderhyrja e z.Tahiri sot ne Parlamentin Shqiptare per ceshtjen "Dule"
» Ftesë e Lidhjes sä arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi