Besnik Prishtina: Krime monstruoze ndaj ish të burgosurve politikë!
Faqja 1 e 1
Besnik Prishtina: Krime monstruoze ndaj ish të burgosurve politikë!
REAGIM
Krime monstruoze ndaj ish të burgosurve politikë!
Nga Besnik Prishtina
Shënime biografike për njërin nga ish të burgosurit politikë më të përfolur nga viti 1981:
Rexhep Maqedonci i lindur në Mars 1956 në Prishtinë nga Nëna Sabile (amvise) dhe Babai Nazifi (punëtorë). Shkollën fillore e kreu në Prishtinë pran Shkollës fillore “EMIN DURAKU” dhe të mesmen pran Gjimnazi “SAMI FRASHERI” në Prishtinë. E kreu Fakultetin Juridik në Prishtinë. Rexhep Maqedonci rrjedh nga një familje patriotike qytetare që i takonte vegjëlisë së qytetit të Prishtinës. Babai Nazifi ka prejardhje nga fshati Maqedonc i cili u robërua nga Serbia pas Kongresit të Berlinit kur kufijtë e Shqipërisë u shtyhen nga Nishi në drejtim të jugut. Nazif Maqedonci lëvizte në ato rrethe të punëtorëve të Prishtinës të cilët e përkrahnin Adem Demaqin edhe në kohën e regjimit rankoviqian. Nazif Maqedonci ia dha Kosovës 4 djemtë e vet pa i bërë syri vërr për as një çast, edhe pse i kishte rrite me mundime të mëdha. Tre nga ata u dënuan me burgje të rënda për pjesëmarrje në organizimin e daljes me kërkesën pë! r Republikën e Kosovës në demonstratat e vitit 1981!
I edukuar në frymë patriotike Rexhep Maqedonci merr pjesë si shumë i ri në Demonstratat e 27 dhe 28 Nëntorit 1968 në Prishtinë. Në shenjë falënderimi ndaj kujdesit të Nazif Maqedoncit, Adem Demaqi e vizitoi këtë familje pas daljes nga burgu i dytë në vitet e shtatëdhjeta. Kjo vizitë ishte edhe orientim për Rexhep Maqedoncin dhe vëllezërit e ti Osmanin, Lutfiun dhe Qamilin të cilët do të kyçen në detyra të ndryshme brenda PKMLSHJ duke filluar qysh nga viti 1975 – organizatë kjo që i organizoi demonstratat me kërkesën për Republikën e Kosovës. Rexhep Maqedonci u zbulua në vitin 1982 si pjesëtar i ilegales së bashku me Osmanin e Lutfiun dhe dënohen me 14 vjet, me 7 dhe me 5 vjet ( këta tre vëllezër dënohen me 26 vjet burg) dhe lirohen dikush më herët e dikush më vonë, por as njeri pa kaluar gjysma e dënimit – sipas rregullave të asaj kohe. Vëllai u vogël Qamili nuk u burgos sepse ishte tepër i ri edhe pse edhe ai kish! te qen i angazhuar në disa veprime ilegale si i ri.
Rexhep Maqedonci u dënua në krye të grupit më të madh të gjykuar në atë kohë prej 23 vetave. Gjykimi i ti do të mbahen në mend me atë se Rexhep Maqedonci si absolvent i Fakultetit Juridik në Prishtinë e kishte përgatitë mbrojtjen e vet vetë dhe nuk e la avokatin e ti zyrtar të e thotë as një fjalë në mbrojtjen e ti. Ai e arsyetoi kërkesën për bashkimin viseve shqiptare nën sundimin e ish RSFJ dhe për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje.
Autoriteti i ti dhe i familjes Maqedonci bëhet pengës për regjimin titist dhe UDB-a nuk mjaftohem e dënimin pre 26 vjetëve që u kanë dhen tre vëllezërve Maqedonci por vazhdon me thurjen e komploteve të ndryshme ndaj kësaj familje. Nën torturat çnjerëzore dhe nën kërcënim me jetën e ti dhe të vëllezërve, UDB-a atë e detyrojnë të bëhet dëshmitar në një gjykim të montuar ndaj një njeriu të pafajshëm në një gjykim të montuar politik. Dhe kur ai del në gjyq për të dëshmuar, ai edhe pran rrezikut me jetë tregon para gjyqit se është detyruar me dhunë të dëshmoi dhe gjykimi prishet dhe ri montohet sërish. Nga frika se Rexhep Maqedonci mundet të bëhet lider i të burgosurve politik brenda burgjeve, UDB-a përhap intriga brenda të burgosurve politik për Rexhep Maqedoncin dhe për organizatën të cilës ai i takonte. Burgjet jugosllave ishin fundi i ferrit për Rexhep Maqedoncin, për vëllezërit dhe shokët e ti. Në fund të ati ! ferri fillonte edhe një ferr tjetër autorët të cilit ishin disa të burgosur shqiptar që mbi plagët e shkaktuara nga UDB-ea hapnin plagë të reja në vend se tua lehtësonin ato që ua shkaktonte armiku. Nuk thonë kotë se më i rënd se burgu janë vet të burgosurit!
Ky diferencim dhe izolim brenda burgjeve shkoi paralelisht me diferencimin e Azem Vllasit që ai e bënte kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve të Lëvizjes për Republikën e Kosovës jashtë burgjeve. Jashtë burgjeve fillonin vuajtjet e familjeve të tyre duke filluar prej prindërve, vëllezërve, motrave, bashkëshortëve e deri te fëmija. Ata përveç se detyroheshin të përballeshin me terrorin fizik e psikologjik të UDB-es, përveç që përballeshin me skamjen e mjerimin social, ju duhej të duronin edhe intriga e thashë e të thana nga më të poshtra që mund të sajojnë mendjet e sëmura të njerëzve të pa njerëzishëm! Për disa nga familjarët e tyre kjo përfundoi me pasoja tragjike për shëndetin e për jetën e tyre.
Fronti i tretë i komploteve të tilla ndaj Rexhep Maqedoncit dhe ndaj PKMLSHJ zhvillohej përmes të veglave të UDB- edhe në emigracionin politik shqiptar. Rexhep Maqedonci dhe PKMLSHJ u vuan mes dy zjarreve. Luhej loja që Rexhep Maqedonci dhe PKMLSHJ të komprimitohen e të nxjerrën nga “loja” në frontin politik si një njeri shumë inteligjent që mund të i konkurronte dikujt në skenën politike dhe si një organizatë shumë e përparuar në krahasim me pjesët tjera të ilegales në atë kohë. Përpara ishin masat brutale të regjimit e pas shpine thikat e intrigave të veglave të regjimit dhe të maskarenjve e hiçave që kishin hyre edhe brenda ilegales. Ishte kjo një luftë fizike e psikike e cila nuk mund të kalonte pa pasoja të dukshme dhe të padukshme fizike e shpirtërore as për Rexhep Maqedoncin e familjen e ti as për pjesëtarët e organizatës së cilës ai i ka takua. Vuajtjet e prindërve, (nëna dhe daja i vdiqën disa muaj pasi u burg! osen tre vëllezërit Maqedonci, dhe pastaj edhe babai i tyre, nga dhimbjet e streset psikike). Ishte kjo një luftë nervash që ata u dashtë ti ju përballonin.
Dhe si u pa këto ditë nga këto komentet e reja, komplotet rreth ti në gazetat e verdha, akoma nuk paska përfunduar edhe tani kur u nisë me u jetësua Republika e Kosovës! Nga ky shembull i rënd mund të mësohet edhe arsyeja pse At Gjergj Fishta në një moment të zhgënjimit e tha atë fjalën e famshme kapitale “ Ta dijë Bota....”! Procesi historik në të cilët Rexhep Maqedonci ishte njeri nga liderët kryesor ende nuk ka përfundua, prandaj derisa disa rrahin gjoks për punët që i kanë bërë të tjerët, Rexhep Maqedonci vazhdon të heshtë. Vet armiqtë sllav kanë pas më shumë respekt për Rexhep Maqedoncin, sepse ata e dinë se ai ishte njeriu nga të rrallë që Jugosllavisë i shkaktoi aq plagë të rëndë sa ajo më, nga ato, nuk u ngritë në këmbë të veta më.
Nga karakteri që ka dhe nga përvoja në të cilën ka kalua Rexhep Maqedonci ai ka dëshmua se munde ti përballon fushatave të tilla të ndyra dhe të del fitimtar edhe mbi vet djallin e shegertët e ti të vjetër e të ri! Nëse edhe ndodh të thyhet, atëherë janë shqiptarët injorant ata që rrënuan një nga shtyllat më të forta të kombit të vet të kësaj gjenerate! Por, besoj se përpara do të thyhen ata njerëz të lig që qëndrojnë pas këtyre komploteve.
Mos ti shkoj askujt mendja se mundet të kalojn pa dhanë përgjegjësi për këto krime monstruoze ndaj ish të burgosurve politik që flijuan jetën e vet e të familjeve të veta për Komb e për Atdhe! Posa të fitohet përfundimisht lufta ndaj armiqve sllav do të vjen radha edhe veglave të verbëta të tyre që të japin llogari përpara drejtësisë dhe para popullit!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AKTET GJENOCIDALE Prof.Dr.Sabile Çekmezi-Basha:TË UDB-SË NDAJ TË BURGOSURVE POLITIKË Shqiptarë
» Jakup, kollaj e ke me ju shitë mend të burgosurve politikë
» Prof.Dr.Sabile Keçmezi-Basha:Trajtimi i të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet jugosllave!
» Besnik Prishtina: Qeveria po plaçkit mërgimtarët
» Besnik Prishtina:PAS SHËNIMIT TË 30 VJETORIT TË NGJARJEVE TË 1981?
» Jakup, kollaj e ke me ju shitë mend të burgosurve politikë
» Prof.Dr.Sabile Keçmezi-Basha:Trajtimi i të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet jugosllave!
» Besnik Prishtina: Qeveria po plaçkit mërgimtarët
» Besnik Prishtina:PAS SHËNIMIT TË 30 VJETORIT TË NGJARJEVE TË 1981?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi