Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Pres nje veshtrim - -Poezi- nga- Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Pres nje veshtrim - -Poezi- nga- Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Pres nje veshtrim - -Poezi- nga- Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 25, 2009 12:50 am

Monda Korca: Pres nje veshtrim - -Poezi- nga- Raimonda Moisiu N1208896826_4181
Monda Korca: Pres nje veshtrim - -Poezi- nga- Raimonda Moisiu

——–Si një qiri, që mezi ndriçon terrin e kësaj nate,

atë terrin e heshtur si një ngërrç,

si një prangë pa tru, rri strukur,

trishtueshëm…..
—–
Ndjej,

si më digjet kjo zemra,

ngaqë gjethet u thanë të gjitha,

para syve të mi, dhe

hëna u bë kaq nervoze,

në këtë natë.

—–

Ndjeva rrënimin, ndjeva ftohtësinë tënde!

Askush nuk mund ta pikasë ftohtësirën

sikurse unë!

Mos më thuaj: “Shpirt!”

Përse më dërgon puthje sërish?

Unë e ndjej se ti nuk më do më!

E di?

Sepse ti,

Ti,

nuk dua ende ta besoj

por e ndjej…

Ti nuk bëhesh më xheloz, për mua.

Mos më thuaj më “Shpirt”, në ke perëndi !

Lermë !

Ta pi këtë cigare të helmët.

Në gishtrinjtë e vetmisë time,

tymi i saj ngrihet lart,

si një kujtim i largët, si ai

fidani që mbolle në kopështin tim.

—–

Zemrën ma rrëmbeve ndër vitet e fëmijërisë,

ndërsa tani unë, në vënd të gjoksit tënd,

kam shtërnguar fort,

fort, atje….

ku duhej të ishin buzët tënde,

kam shtërnguar jastëkun,

me pikat e djersës……

—–

Në brëndësi të trupit,

një zë…një zë…një zë…,zëri

i kokrrave të kristalta të breshërit,

të dëshirave të mia, që

godasin feminitetin tim.

—–

Në zbrazëtinë e trupit tim,

lulet e përgjumura,

duan mirëkuptimin e një drite, ato

po rebelohen…, kërkojnë

një tjetër kopësht, me ajër e puhizë…

Mjegullimi i syve të mi,

ka një rebelim të fshehtë, të ngadaltë,

të papërballueshëm,

si kënga e aetiti të verbër Homer; ai do

të përhapë aromën e ëndrrave,

nëpër flladin e natës….

—–

Nata nuk qënka krejt një prangë,

ajo paska shpirt,

po kërkon për mua një shkëndijë,

për hir të aritmisë së zemrës sime,

që të mos ndalë, mos ndalë….,

për asnjë çast.

—–

Pres një vështrim,

që të nisin të rrahurat e zemrës,

siç janë pulset e pranverës në këtë park,

që më vështron me mallëngjim.

—–

Pres një vështrim,

për një ngrohtësi, një përqafim,

të vrullshëm e të nxehtë,

t’i iki trishtimit,

të bie në luginën e dashurisë,

të thyej gardhin e ndarjes.

Një tjetër dashuri kërkoj,

të marr puthje çdo natë,

dhe nga puthjet,

të zgjohem çdo mëngjes….

—–
Raimonda Moisiu - Hartford CT USA –
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi