Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpend Zogaj: Specifika e optimizmit dhe interesi individual, z. Selim Hasanaj

Shko poshtë

Shpend Zogaj: Specifika e optimizmit dhe interesi individual, z. Selim Hasanaj Empty Shpend Zogaj: Specifika e optimizmit dhe interesi individual, z. Selim Hasanaj

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 25, 2009 2:23 am

Specifika e optimizmit dhe interesi individual, z. Selim Hasanaj

Nga Shpend Zogaj

Unë e ndiej veten gjithherë të lumtur kur i krijoj vetes mundësi për të lexuar, dëgjuar ndonjë radio program, shikuar ndonjë program televiziv apo për të marrë pjesë në ndonjë ligjëratë që ka të bëjë me ndonjë temë rreth të cilës komë interes të dijë diç më shumë. Por kënaqësi të veçantë ndiej kur rri me njerëz që kanë njohuri në të mëdha mbi atë çfarë ata flasin, thonë, sepse në ketë mënyrë unë testoj njohurit e mija aktuale në kuadër të temave që shtjellohen. Dija nuk ka kufi por aftësia për të komunikuar njohurit poseduese me të tjerët është problem për një pjesë dërmuese të dijetarëve.
Retorika e komunikimit me opinion ndryshon nga bisedat individuale me persona që kanë mendim tjetër në krahasim me atë çfarë unë mendoj. Oratoria në komunikim zhvillohet me kohën nëse oratori është i interesuar për të bërë një gjë të tillë. Kur ajo zhvillohet atëherë edhe orientimi i temës për çfarë diskutimi bënë fjalë përfiton cilësinë e vetë – diskutuesi i drejtohet grupit që synon t’ia ngit vetëdijen.
Një kryefamiljar kishte vajtur tek një imam për ti shkruar tërë familjes një hajmali, ngase ai mendonte se, e tërë familje kishte devijuar nga rruga e drejtësisë dhe respektit reciprok në mesin familjar. Por imami nuk kishte mundësi reale për të bërë lutje të asaj natyre fare. Meqë kryefamiljari insiston që imami ti shkruan ati një hajmali me qëllim që familja e tij ti kthehet zhvillimit të jetës normale dhe të vazhdon ta konsideron atë si kryefamiljar, imami ju përgjigj kryefamiljarit duke i thënë se; - hajmalitë nuk shkruhen për grupe të njerëzve, ato jonë individuale dhe dallojnë për nga formulimi. Por, sa unë po komë mundësi të kuptoj nga ajo çfarë ti rrëfen, për juve do të jetë më lehtë që ju të jeni pjesë e grupit familjar se sa e tërë familja të bëhet si ju. Imami e bindi kryefamiljarin dhe gjendja në familje u përmirësua brenda një kohe shumë të shkurtër.
Specifika e optimizmit nuk është gjithherë substanciale, ajo mundë të jetë edhe në formë ndjenje që shumica nga ne nuk gjejmë fjalë për ta përshkruar. Synimi me përmasa jo reale për realizim dhe devijimi nga krijimi i kushteve për të realizuar atë çfarë synohet jonë faktor relevant që përcaktojnë interesimin tonë individual për të ndryshuar atë çfarë ne dëshirojmë të ndryshojmë.
Kosova nuk ka dalë nga lufta me thesare ari. Kosova doli nga lufta e shkatërruar fizikisht, psiçikisht, ekonomikisht .... Kosova ka arritur të ndërtohet, zhvillohet politikisht dhe ekonomikisht më shumë se sa ne vetë jemi zhvilluar dhe integruar në shoqëritë vendore ku jetojmë dhe punojmë. Por, Kosova do të kishte edhe një mundësi më të madhe për tu zhvilluar në të gjitha aspektet që shoqëria e saj ka nevojë për zhvillim po që se humanizmi i mërgimtarëve për ti ndihmuar të afërmit në vendlindje do të ishte i nivelit më të lartë se sa është sot.
Kosova është vend i të gjithëve – edhe i atyre që jonë brenda por edhe i atyre që gjinden në mërgim. Kushtet për tu kyçur në ecurit që shpien vendin drejt një zhvillim më dinamik nuk jonë më favorizuese për vendorët se sa për mërgimtarët. Kosova ka nevojë për dijetar e jo për gomar, ku lutem. Interesi individual përcakton masën e veprimit – nëse nuk vepron dhe kontribuon objektivisht atëherë nuk ki të drejt të shprehesh as të ndihesh i zemëruar.
Të gjithë ata që janë vulgar dhe impulsiv në të shprehur kanë ngecje në humanitet dhe nuk e kanë dioptrinë e syrit dhe fushën e trurit të zhvilluar në krahasim me normativat natyrore të njerëzve normal.
Ta quash një popull të tërë gomar nuk është pjekuri intelektuale por është marri individuale për atë që shqipton ketë fjalë nga goja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi