Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhelal Ademi: Mefail Selimi–Braja, roja e fundit e komandantit të Ballit Kombëtar Mefailit të Madh

Shko poshtë

Xhelal Ademi: Mefail Selimi–Braja, roja e fundit e komandantit të Ballit Kombëtar Mefailit të Madh Empty Xhelal Ademi: Mefail Selimi–Braja, roja e fundit e komandantit të Ballit Kombëtar Mefailit të Madh

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 25, 2009 2:28 am

Xhelal Ademi: Mefail Selimi–Braja, roja e fundit e komandantit të Ballit Kombëtar Mefailit të Madh U1_XhelalAdemiMefail Selimi–Braja, roja e fundit e komandantit të Ballit Kombëtarë Mefailit të Madh

Shkruan Xhelal Ademi

“Kam qenë roje në ditën e fundit të jetës së komandantit tim Mefailit të Madh, (Mefail Shehu) dhe jam krenarë për këtë. Madje jam shumë i lumtur që shkiet nuk na sulmuan nga krahu që e ruaja unë mbase në të kundërtën do të më mbeste kujtesë e hidhur se unë nuk e kam ruajtur mirë komandantin ditën e kobshme në këtë vend që quhet Livadhet e Xhamisë mbi lumin e Baqishtit në malet e Zajazit” rrëfehet pas gjashtdhjet vitesh për ditën kobëzezë të nëntorit të vitit të largët 1945 Mefail Selimi -Braja tashti 77 vjeqarë nga familja patriotike e Brajëve të Zajazit i cili pas vrasjes së komandantit të Ballit Kombëtarë të këtyre anëve i është dashur të kalojnë edhe disa muaj në ilegalitet të thellë që më së fundi së toku me luftëtarë të tjerë të Ballit Kombëtarë të arratiset për në Turqi ku edhe do të qëndrojë gjith jetën e mbetur në mërgim. “Unë isha roje, ja mbi këtë thep (e kap me dorë një shkëmb gjigant me shikim nga jugu, nga fshati Baqisht) ndërsa kushuriri im gjendej roje në veri të rrjedhës së lumit.” I ndërpritet fjala. Shikon tashti nga veriu drejt një gurishtje së cilën e mbulojnë lisat e dendur.
Xhelal Ademi: Mefail Selimi–Braja, roja e fundit e komandantit të Ballit Kombëtar Mefailit të Madh U1_MefailSelimi-Braja
Mefail Selimi- Braja
Ecim drejt tyre. Në një vend gurorë ndal hapin. “E gjith qeta jonë nuk i kalonte 50 luftëtarë ngase një pjesë ishin vrarë nëpër luftrat e njëpasnjëshme ndërsa një pjesë tjetër ishte në konsoludim e sipërt. Këtu ishim tubuar për të thurrur strategjinë e mëtejme të qëndresës shqipëtare mbi forcat okupatore sllave të cilat mëtonin të vënë dorë edhe mbi këtë pëllëmb toke shqipëtare e cila kishte mbetur jashta kontrollit të tyre, domethënë i takonte Shqipërisë Etnike. Kur jamë këtu edhe një gjë duhet bërë e ditur. Këtkohë Zajazi bënte qëndresën e fundit kundruall forcave jugosllave përderisa teritoret tjera tashmë kishin rënë nën pushtetin e dhunshëm të tyre. ” Ngihet në frymë së cilën tashti duket që e merr rëndë. “Kur ndërruam rojen komandanti më pyeti nëse në pjesën e shpatit të malit nga perëndimi ka të ndarë ndonjë roje. I thash se këtë gjë nuk e di, sepse vërtetë unë tërë kohën pata bërë roje mu këtu tek ky shkëmb. Dhe mu në momentet e kësajë bisede ndëgjuan zërin e shkeve që zurën të bërtisnin për dorzimin tonë. nga ajo pjesë e malit në të cilën nuk kishim patur fare roje. Komandanti im, Mefaili i Madh rroku pushkën të cilën e kishte vënë në një degë druri aty afër. Së shpejti u ndëgjuan të shtëna të shumta nga të gjitha anët dhe atypëraty filloi lufta e tëmerrëshme. Nuk shkoj shumë kohë dhe komandantin e zurën plumbat.. Atkohë me të shpejtë i shkoj dhe e mbuloj nga sipëri kushuriri im Daut Selimi-Braja i cili ishte në moshën 19 vjeqare. Për pak kohë edhe atë e zurën plumbat dhe mbeti i vrarë në vend. Unë gjuaja në drejtim të një mitraljozi kundërshtarë i cili kishte zbritur fare pranë nesh, dhe pas disa çasteve ai pushoi së shtëni. Lufta qe e gjatë. Ajo vazhdoi për nuk di sa kohë. Ne më në fund e qamë rrethimin. Në fushëbete përpos Mefailit të Madh dhe kushuririt tim Daut Selimit-Braja na mbeti i vrarë edhe një luftarë nga Gjirokastra e Shqipërisë i cili quhej Veladin” e rrëfen atë ditë të kobëshme Mefail Selimi- Braja nën një kujtesë tepër të përpikët dhe një emocion të veqant. Rrëfimi i tijë ngjan pikrisht në vendin e fushëbetesë, aty mes grykës së maleve të Zajazit, të cilin luftari i Shqipërisë Etnike e vizitonte për herë të parë pas aq vitesh mërgimi në Turqi. Pas rënjes së Mefailit të Madh përgjegjësia komanduese i mbeti njërit ndër komandantët dhe strategët më të devotshëm të tijë, Mefail Mehmetit të cilin për shkak të proporcioneve trupore të vogla kundruall Mefailit të Madhit, në popull quhej Mefaili i Vogël. Rezistenca e armatosur shqipëtare vazhdoi deri në dimrin e vitit 1946 kur përreth vendit “Gjeksina” mbi fshatin Kollarë ishin tubuar garnizone të tëra ushtarake Jugosllavë për të shuajtur zërin e fundit të lirisë. Pikrisht nga shpella buzë “Zallit të Vogël” ia behu zëri i komandantit të fundit të Ballit Kombëtarë të rajonit të Kërçovës i pëzier me oshtimën e mitrajlozit të tijë dhe tundimin e arsyeshëm të popullatës shqipëtare për të ardhmen e zumt që e priste këtu e tutje. Mbase me shuarjen e qelulës së fundit të Ballit Kombëtarë kjo u bë realitet. Zajazi me rrethinë përjetoi kasaphëne nga më të tmerrshmen gjat historikut të tijë mivjëqarë. Rreth 70 për qind e burrave të aft për pushkë u pushkatuan dhe therrën barbarisht, u plaqkitën e në fund dogjën gati të gjitha shtëpitë e banimit dhe objektet ndihmuese të tyre. Megjithkëtë e keqja nuk ndali këtu. Mbase ajo tashmë kishte hyrë në çdo prag, në çdo dhomë, në çdo qoshe në saje të një smundje misterioze e quajtur “Tifo” (tifuzi), e cila në shtratin e vdekjes shtroi pjesën e mbetur të popullatës shqiptare dhe për të cilën tashmë është fshehtësi publike të thuhet që u përpunua nëpër laboratore të ndryshme për të shfarosur tërë popullatën shqiptare të këtyre anëve.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi